KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Të paktën 21 të vdekur pas përplasjes së dy trenave në Spanjë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Të paktën 21 të vdekur pas përplasjes së dy trenave në Spanjë
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Të paktën 21 të vdekur pas përplasjes së dy trenave në Spanjë

Përditësimi i fundit: 19 Janar, 2026 9:57 am
227 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Të paktën 21 persona janë vrarë, pasi një tren i shpejtë doli nga shinat dhe u përplas me një tren tjetër që po vinte në drejtim të kundërt në jug të Spanjës të dielën, bëri të ditur Ministria e Brendshme spanjolle.

Aksidenti ndodhi në afërsi të Adamuzit, provincë e Kordobës, që gjendet rreth 360 kilometra në jug të kryeqytetit, Madrid.

Nga 75 persona që janë shtruar në spital, 15 janë në gjendje të rëndë, u tha të hënën gazetarëve kreu i Qeverisë rajonale të Andaluzisë, Juanma Moreno.

Ai tha se me gjasë numri i viktimave është mbi 20 dhe paralajmëroi se ky numër mund të rritet edhe më shumë.

“Forca e aksidentit ka qenë shumë e madhe… ka gjasa të gjejmë [edhe] trupa të tjerë”, tha Moreno, duke shtuar se do të nevojiten mjete të rënda për të larguar pjesët metalike të shkatërruara të trenave, në mënyrë që të tentohet të lokalizohen viktimat e tjera të mundshme.

Video nga vendi i ngjarjes, të shpërndara në rrjetet sociale, shfaqën ekipet e shpëtimit duke nxjerrë pasagjerët nga vagonët. Disa pasagjerë dolën nga dritaret e thyer, ndërsa të tjerë u larguan me barela.

Gazeta El Pais raportoi se mes viktimave ishte edhe drejtuesi 27-vjeçar i trenit që udhëtonte nga Madridi drejt Huelvës, përkatësisht shoferi i trenit që u godit.

Në dy trenat që u përplasën ndodheshin rreth 400 pasagjerë, shumica prej tyre spanjollë që po ktheheshin drejt dhe nga Madridi pas fundjavës.

Nuk është e qartë se sa turistë mund të kenë qenë në bordin e dy trenave, pasi që janari nuk është sezon pushimesh në Spanjë.

Treni i dytë, që ishte nisur për në Huelva dhe operohej nga Renfe – kompani e financuar nga shteti – po udhëtonte me një shpejtësi prej rreth 200 kilometrash në orë në momentin e përplasjes, raportoi El Pais. Nuk është e qartë se me çfarë shpejtësie po udhëtonte treni i parë që doli nga shinat.

Shkaku i përplasjes ende nuk dihet, tha ministri spanjoll i Transportit, Oscar Puente, gjatë një konference për media në Madrid, duke shtuar se “është shumë e çuditshme” që dalja nga shinat ndodhi në një segment të drejtë të hekurudhës. Ky segment ishte rinovuar në muajin maj, shtoi ai.

“Sonte është një natë e dhimbjes së madhe për vendin tonë”, shkroi në X kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez. Ndërkaq, një zëdhënës i pallatit mbretëror tha se mbreti dhe mbretëresha e Spanjës po përcjellin me shqetësim zhvillimet.

Aksidenti ndodhi në orën 19:45, sipas kohës lokale, rreth 10 minuta pasi treni i kompanisë Iryo u nis nga Kordoba drejt Madridit, thanë autoritetet.

“Treni Iryo 6189 Malaga [drejt Madridit] ka dalë nga shinat në Adamuz, duke u përplasur në linjën hekurudhore ngjitur. Edhe treni [nga Madridi] drejt Huelvës, i cili po udhëtonte në këtë linjë ngjitur, ka dalë nga shinat”, njoftoi përmes rrjeteve sociale, Adif, kompania që menaxhon rrjetin hekurudhor në Spanjë.

Puente tha se shumica e viktimave ndodhin në dy vagonët e parë të trenit të dytë, Renfe Alvia, që doli nga shinat pas përplasjes. Në vagonin e parë gjendeshin 37 persona, ndërsa në të dytin 16, tha ai.

Treni i kompanisë Iryo kishte më shumë se 300 pasagjerë, ndërkaq i Renfes rreth 100.

Iryo është një operator privat i trenave dhe shumica e aksioneve në këtë kompani janë nga grupi hekurudhor në pronësi shtetërore italiane, Ferrovie dello Stato. Kjo kompani tha përmes rrjeteve sociale se i vjen keq për atë që ka ndodhur dhe se ka aktivizuar të gjithë protokollet e emergjencës për të punuar ngushtë me autoritetet.

Ndërkaq, Renfe tha se aksidenti ndodhi pasi treni i Iryo doli nga shinat, duke shtuar se shërbimet e emergjencave ende po nxjerrin pasagjerë.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Duan apo s’duan”: Kurti, fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj
Artikulli tjetër Shqipëria ftohet nga Trump të jetë pjesë e bordit mbikëqyrës të Gazës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.