Të paktën 53 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 62 të plagosur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi rajonin malor të Tibetit të martën në mëngjes, njoftuan mediat shtetërore kineze.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Nepalin fqinj dhe pjesë të Indisë.
Shigatse konsiderohet si një nga qytetet më të shenjta të Tibetit. Është selia e Panchen Lama, një figurë kyçe e budizmit tibetian, autoriteti shpirtëror i të cilit është i dyti pas Dalai Lamës.
Qarku Tingri, pranë epiqendrës së tërmetit, është një bazë popullore për alpinistët që përgatiten të ngjiten në malin Everest.
Udhëtimet turistike të malit Everest në Tingri, të planifikuara fillimisht për të martën në mëngjes, janë anuluar, thanë për mediat lokale, duke shtuar se zona turistike është mbyllur plotësisht.
Ishin tre vizitorë, të cilët të gjithë janë zhvendosur në një zonë të jashtme për siguri, thanë ata.
Deri tani raportohet për dëmtimin e mbi 1000 shtëpive, ndërsa paslëkundjet vijojnë të jenë të forta, nga 5 deri në 4.9 ballë.
Marrë nga BBC