KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trazirat politike në Korenë e Jugut dhe në Francë, probleme me bursat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Trazirat politike në Korenë e Jugut dhe në Francë, probleme me bursat
AnalizeBotaFinanceKryesore

Trazirat politike në Korenë e Jugut dhe në Francë, probleme me bursat

Përditësimi i fundit: 5 Dhjetor, 2024 10:16 am
189 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Aksionet në të gjithë botën pësuan luhatje, pasi tregjet reaguan mbi trazirat politike në Korenë e Jugut. Të martën në mbrëmje presidenti Yoon Suk Yeol vendosi ligjin ushtarak, por e shfuqizoi disa orë më vonë. Ndërsa në Francë, vota e mosbesimit me të cilën pritet të përballet kryeministri Michel Barnier vuri ecurinë e euros në qendër të vëmendjes. Në Korenë e Jugut, ekonominë e katërt më të madhe të Azisë, ligjvënësit i kërkuan presidentit të japë dorëheqjen ose të përballet me pasojat e gjykimit.

Kriza bëri, që indeksi standard i Koresë së Jugut KOSPI (.KS11), të pësojë rënie me 1.4%, duke i çuar humbjet mbi 7% dhe duke e bërë atë tregun e aksioneve me performancë më të keqe në Azi këtë vit. Nga ana tjetër, indeksi më i gjerë i aksioneve të MSCI-së të Azi-Paqësorit jashtë Japonisë (.MIAPJ0000PUS), i cili përfshin Samsung Electronics si një nga përbërësit kryesorë të tij, ishte kryesisht i pandryshueshëm.

Shumica e tregjeve aziatike, përveç Koresë së Jugut, u rritën. Monedha e Koresë së Jugut, won, e nxitur nga ndërhyrjet e dyshuara të bankës qendrore, ishte e qëndrueshme, por mbeti pranë nivelit të ulët dy-vjeçar kundrejt dollarit.

Ministria e financave e Koresë së Jugut tha se ishte e gatshme të shpërndante likuiditet të pakufizuar në tregjet financiare. Regullatori financiar ishte i gatshëm të derdhte 10 trilionë won (7.1 miliardë dollarë) në një fond stabilizimi për tregun e aksioneve.

“Ligji ushtarak në vetvete është shfuqizuar, por ky incident krijon më shumë pasiguri në peizazhin politik dhe ekonominë,” tha ekonomisti i ING, Min Joo Kang.

Ndërkohë, në Europë, aksionet (.STOXX) u rritën me 0.2% dhe euro u tregtua pranë nivelit më të ulët të dy viteve, përpara votimit të mosbesimit në Francë, ku CAC 40 u rrit me 0.4%. Ligjvënësit francezë do të votojnë për mocionet, për të rrëzuar koalicionin e brishtë të kryeministrit, duke thelluar krizën politike në ekonominë e dytë më të madhe të eurozonës.

Euro, e tregtuar së fundmi me 1,0501 dollarë, është ulur me 4% që nga fillimi i nëntorit, kur investitorët tashmë po përgatiten për çdo politikë të pritshme tarifore nga administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Obligacionet e qeverisë franceze ishin të qëndrueshme. Kontratat e së ardhmes në Wall Street treguan fitime, me S&P 500  që u rrit 0.2% duke arritur një rekord të lartë.

Trajektorja e politikave të SHBA-së

Larg trazirave politike, investitorët shpresojnë për më shumë të dhëna për të vlerësuar rrugën e politikës, që Rezerva Federale ka të ngjarë të marrë vitin e ardhshëm, me një raport të shumëpritur të punësimit për muajin nëntor pas disa ditësh.

Numri i vendeve të reja të punës në SHBA u rrit në mënyrë të qendrueshme në tetor, ndërsa pushimet nga puna ranë në nivelin më të ulët në 1 vit, duke sugjeruar se tregu i punës po ngadalësohet edhe pse një tjetër sondazh tregoi se punëdhënësit hezitonin të punësonin më shumë punëtorë.

Tregjet tani po parashikojnë një mundësi 72% për një ulje prej 25 pikë bazë këtë muaj, me 80 pikë bazë ulje deri në fund të vitit të ardhshëm. Në qendër të vëmendjes tani është kryetari i Fed-it, Jerome Powell, i cili do të japë të mërkurën ato, që pritet të jenë vërejtjet e tij të fundit publike përpara takimit.

Indeksi i dollarit, i cili mat monedhën amerikane ndaj gjashtë rivalëve, u rrit me 0.2% në 106.5. Dollari australian ra në nivelet më të ulëta të katër muajve, pasi të dhënat çuditërisht të buta ekonomike i shtynë tregjet të afrojnë kohën e mundshme të uljes së normave.

Çmimet e naftës u rritën ndërsa pjesëmarrësit e tregut peshuan tensionet gjeopolitike dhe perspektivën e OPEC+ për të zgjatur kufizimet e ofertës kundrejt kërkesës më të dobët. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent u rritën 0.2% në 73.82 dollarë për fuçi, ndërsa kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor u rritën me 0.2% në 70.07 dollarë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

A është Trump më keq se Obama? Bomba iraniane

Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?

Prokuroria: Korrupsioni ka shënuar rënie, gjatë vitit 2025

Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të vdekshmërinë nga grimcat e pluhurit

“Cunami” i turistëve paralizon qytetet italiane

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bashkia e Tiranës do shpenzojë 27 milionë euro nga taksa e strehimit për banesat sociale
Artikulli tjetër I dënuari në burgun e Rrogozhinës, pas lejes shpërblyese nuk rikthehet në qeli

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Greqia, gati ligjin për skuterat/ I ndalon për të miturit
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 8 Maj, 2026
Projektet “e dështuara” të së ardhmes digjitale
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Maj, 2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE-së
Analize Koment Kryesore Politike Sociale 8 Maj, 2026
Avioni më i madh transportues në botë zbarkon në Kosovë
Aktuale Fokus Rajoni Sociale Te Tjera 8 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.