Kandidati republikan për zëvendëspresident, JD Vance tha të martën se ai dëshiron të debatojë me guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, por vetëm pasi Walz të bëhet zyrtarisht kandidati demokrat për zëvendëspresident.
“Unë absolutisht dua të debatoj me Tim Walz, por dua të debatoj me të pasi ai të jetë zyrtarisht i nominuar. A do të më shokonte nëse demokratët do të tërhiqnin një tjetër çelës, jo nuk do ta bënin. Pra shikoni, ne do të presim derisa ata të nominojnë Kamala Harris dhe Tim Walz përpara se të bëjmë ndonjë debat. Sigurisht që ne duam të kemi një debat të fortë,” tha Vance.
Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris zgjodhi të martën guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, si kandidat për nënpresident nga pjesa qendrore e Amerikës, në një përpjekje të dukshme për të zgjeruar bazën e votuesve duke tërhequr votuesit ruralë, të bardhë.