KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë në Gjirin Persik
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë në Gjirin Persik
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë në Gjirin Persik

Përditësimi i fundit: 1 Prill, 2026 8:18 am
106 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Agjencia shtetërore e lajmeve në Kuvajt raportoi më 1 prill se dronë “të mbështetur nga Irani” shënjestruan rezervuarë karburantesh në aeroportin e shtetit. Zyrtarët në Kuvajt thanë se aeroporti ka qenë vazhdimisht i shënjestruar javët e fundit dhe hapësira ajrore e shtetit mbetet e mbyllur që nga 28 shkurti.

Më 28 shkurt, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit. Irani u kundërpërgjigj duke sulmuar me raketa dhe dronë Izraelin, bazat ushtarake amerikane në Gjirin Persik dhe infrastrukturë tjetër në rajon.

Sipas një zëdhënësi të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kuvajtit, sulmi ndaj rezervuarve të karburanteve shkaktoi një zjarr të madh, por nuk ka viktima.

Në Bahrejn, zjarri në një ndërtesë komerciale iu atribuua “agresionit iranian”. Arabia Saudite njoftoi se kishte penguar dhe shkatërruar disa dronë.

Ndërkaq, një cisternë nafte në ujërat afër Katarit u godit nga dy predha më 1 prill, duke shkaktuar dëmtime në anije, por në mesin e ekuipazhit nuk pati lëndime dhe po ashtu nuk është raportuar për kontaminim të mjedisit. Më herët, një cisternë nafte e Kuvajtit u sulmua në një port të Dubait.

Këto sulme vijnë në kohën kur Irani ka kërcënuar se do të godasë infrastrukturën kritike energjetike, veçmas ndërtesat e energjisë në rajon, pas nisjes së luftës.

Mbrëmjen e 31 marsit, një grup i armatosur irakian, i lidhur me Teheranin, paralajmëroi SHBA-në se duke përdorur tokën e Kuvajtit për një sulm tokësor ndaj Iranit do të përshkallëzohej konflikti “në një luftë në shkallë të gjerë”.

Abu Alaa al-Walai, komandant i grupit Kataeb Sayyid al-Shuhada përmes një mesazhi në X tha se nëse përdoret toka e Kuvajtit, “boshti i rezistencës” do ta shohë këtë si shkelje të kufijve të sigurisë të rajonit dhe do të përgjigjet.

Al-Walai po ashtu paralajmëroi, duke iu referuar sulmit tokësor të Izraelit në Liban, se do të përgjigjet.

Më 1 prill, Arabia Saudite njoftoi po ashtu se kishte krijuar linja autobusësh në dy aeroportet në qytetet Daman dhe Kaisuma, për njerëzit që planifikojnë të largohen nga Kuvajti.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se po monitoron kërcënimet ndaj shtetasve amerikanë në Arabinë Saudite dhe u bëri thirrje atyre të qëndrojnë aty ku janë. Ambasada amerikane paralajmëroi se lokacionet sikurse hotelet, bizneset dhe institucionet arsimore të lidhura me SHBA-në mund të jenë në shënjestër dhe u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg dritareve deri në një njoftim të dytë.

Ky paralajmërim i SHBA-së erdhi pasi Garda Revolucionare Islamike, që është e shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, njoftoi se do të shënjestronte kompanitë amerikane në Lindjen e Mesme duke nisur nga 1 prilli në përgjigje të sulmeve të fundit.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Incineratori i Tiranës, Lefter Koka kundërshton rillogaritjen e dënimit

Rasti Spiropali: A mund të kritikosh publikisht pa u quajtur tradhtar?

Llatja i Elbasanit krijon SH.A për të fshehur punësimet elektorale

Pse mungojnë ilaçet në Shqipëri?

Nafta mbi 200 lekë për litër, por tregtarët s’lëshojnë faturë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Brukseli shpreh keqardhje për anulimin e samitit të Bërdo-Brionit
Artikulli tjetër Trumpi aleatëve: Sigurojeni vetë naftën tuaj!”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Sulm me thikë në Londër, plagosen dy persona! Policia arreston autorin
Aktuale Bota Fokus Sociale 30 Prill, 2026
Shqiptarët e pasur grumbullojnë miliardat, të zakonshmit kursejnë qindarka
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 30 Prill, 2026
Treshja e Bayern-it, Kane-Diaz-Olise, kap kuotën e 100 golave
Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
David Alaba “përfshihet” në një mashtrim miliona eurosh në Tiranë
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.