KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vijojnë problemet e mëdha ekonomike në Gjermani, shumë qytetarë në krizë financiare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Vijojnë problemet e mëdha ekonomike në Gjermani, shumë qytetarë në krizë financiare
AnalizeBotaFinanceSociale

Vijojnë problemet e mëdha ekonomike në Gjermani, shumë qytetarë në krizë financiare

Përditësimi i fundit: 20 Janar, 2025 11:09 am
225 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Julian Gamper është nën presion. Ai jo vetëm që punon në kompaninë e tij, por së bashku me vëllain e tij Axel, ai drejton biznesin familjar që prodhon komponentë për ngrohje. “Edhe si fëmijë kam kaluar fundjavat në kompani me babanë tim”.

“Ne dinim t’i çmontonim, t’i masnim dhe t’i kontrollonim pajisjet”, thotë 63-vjeçari duke buzëqeshur. Por fytyra e tij shpejt bëhet serioze: “Që atëherë kemi pasur kriza të mëdha në çdo dekadë, nga kriza e naftës në vitet 1970 deri në krizën financiare.”

Kjo kompani e mesme, si e gjithë ekonomia gjermane, ka kaluar edhe një vit të vështirë. Gamper thotë se nuk mund të mburret me bilancin e biznesit të kompanisë së tij për vitin 2024, e ai dyshon se edhe viti “2025 do të jetë po aq i dobët sa 2024.”

Imponimi i sistemit të ri të ngrohjes zemëron qytetarët

Për këtë situatë, ndër të tjera, ai ia hedh fajin qeverisë së dështuar gjermanedhe ligjit të dështuar për rinovimin e sistemeve për ngrohje në ndërtesat e banimit, i njohur edhe si “ligji i ngrohjes”. Ky është një shembull i frikshëm i rregullimit të tepruar, tregon sipërmarrësi.

Ky ligj parashikon që të gjitha sistemet e vjetra të ngrohjes, kryesisht ato që përdorin naftë dhe gaz, duhet të zëvendësohen me sisteme neutrale ndaj klimës, në një periudhë të caktuar kohore. Kjo ka shkaktuar zemërim të madh te popullata për shkak të kostove dhe obligimeve. “E gjithë kjo i hutoi njerëzit dhe tani askush nuk e di se në cilin drejtim të shkojë”, shpjegon Julian Gamper.

Ai ankohet edhe për faktorë të tjerë që, sipas tij, dhe shumë kolegëve të tij sipërmarrës, kanë çuar në problemet aktuale në ekonominë gjermane. Këto përfshijnë, për shembull, kostot e larta të energjisë, mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe taksat e larta, shpjegon ai. Ai shpreson se do të ketë një ndryshim në pushtet në Berlin dhe pret që qeveria e re të ketë më shumë besim tek sipërmarrjet në Gjermani: “Thjesht duhet të na lejojnë të punojmë”.

Pasiguritë politike çuan në rënie të investimeve

Shumë kompani të mesme në Gjermani ndajnë një mendim të ngjashëm. Sipas një sondazhi të Institutit Ifo, rreth një e treta e këtyre kompanive presin që situata të përkeqësohet këtë vit. Shifrat dëshmojnë se ata kanë të drejtë në këtë parashikim negativ. Prodhimi i brendshëm bruto në Gjermani ra me 0.2 për qind vitin e kaluar, sipas Zyrës Federale të Statistikave. Në vitin 2023, kjo rënie ishte 0.3 për qind. Hera e fundit që një zhvillim i tillë negativ është shënuar për dy vite radhazi ishte në vitin 2002 dhe 2003. Shefja e Zyrës së statistikave, Ruth Brand, shpjegon se rritja ekonomike vitin e kaluar u frenua nga presionet ciklike dhe strukturore: “Këto përfshijnë konkurrencën në rritje për eksportet gjermane në tregjet ndërkombëtare, kostot e larta të energjisë, normat e larta të interesit të vazhdueshme, por edhe perspektiva e pasigurt ekonomike”.

Përveç gjendjes së keqe në sektorët e ndërtimit dhe shitjes me pakicë, ekonomia gjermane është goditur nga pasiguritë politike – nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës e deri tek turbulencat buxhetore të qeverisë federale dhe kolapsi i koalicionit trepartiak.

Shumë kompani janë të kujdesshme me investimet, sepse nuk dihet rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen në fund të shkurtit. Prandaj nuk dihen edhe kushtet e ardhshme të kornizës ekonomike dhe politike.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në parashikimet e saj për Gjermaninë supozon se ekonomia më e madhe e Evropës do të rritet këtë vit po aq ngadalë sa edhe ekonomitë e tjera të vendeve industriale. Edhe ekspertët vendas të ekonomisë po llogarisin me një rritje minimale prej 0.2 për qind në rastin më të mirë.

Nevojiten lehtësime tatimore

Pra, çfarë duhet të bëjë politika për ekonominë gjermane? Instituti Ifo me bazë në Mynih kërkon një reformë thelbësore të sistemit gjerman të taksave nga qeveria e re pas zgjedhjeve. “Bizneset kanë nevojë për impulse për investime dhe rritje.”

“Nga ana tjetër, shumë rregulla, përjashtime dhe privilegje duhet të hiqen, sepse ato çojnë në më shumë burokraci dhe pengojnë rritjen”, thotë presidenti i ifo, Clemens Fuest.

Ai u referohet familjeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke u shprehur se reforma tatimore duhet t’ua lehtësojë jetën dhe ta bëjë punën më tërheqëse.

Sipërmarrësi Julian Gamper dëshiron të presë me kujdes deri në vitin 2026, sepse, siç thotë ai, negociatat e koalicionit dhe ligjet e reja do të kërkojnë kohë. Është e rëndësishme, thekson ai, që qeveria federale sërish dëshiron të dëgjojë mendimet e ekonomistëve: “Kompanitë globale nuk janë shtylla kurrizore e ekonomisë sonë, por bizneset e mesme”. Qeveria e re duhet ta mbajë mend këtë – dhe të veprojë në përputhje me rrethanat”.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet

Shifrat pas sherrit të pagave/ Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Reagon shoqata e gazetarëve

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çfarë fshihet pas projektit të Sazanit?
Artikulli tjetër Kuvendi sot në seancë plenare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do mbushet bregdeti i Semanit me parqe foto voltaike?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 14 Shtator, 2026
Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën në “Green Coast” Belinda Ballukut
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 14 Shtator, 2026
Pezullohet polici që qëlloi me grusht në stomak protestuesin e prangosur
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.