KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zjarret shkrumbojnë Los Anxhelosin, evakuohen banorët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Zjarret shkrumbojnë Los Anxhelosin, evakuohen banorët
AktualeBotaFokus

Zjarret shkrumbojnë Los Anxhelosin, evakuohen banorët

Përditësimi i fundit: 8 Janar, 2025 9:04 am
100 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Zjarrfikësit po luftojnë përhapjen e shpejtë të zjarreve në kodrat e qytetit Los Anxhelos ku jetojnë yjet e Hollivudit ndërsa një erë e fortë vazhdon t’i përhapë ato në pjesën jugore të Kalifornisë. Zjarret shihen nga distanca të largëta ndërsa banorët braktisën makinat e tyre dhe u larguan në këmbë në rrugët e bllokuara. Dëshmitarët thonë se kanë parë njerëz duke qarë dhe bërtitur ndërsa largoheshin me fëmijët dhe kafshët e tyre shtëpiake.

Parashikuesit e motit thonë se erërat e forta do të zgjasin disa ditë, që në disa raste arrijnë shpejtësinë deri 160 kilometra në orë dhe kanë nxitur në përhapjen e zjarreve.

Disa zona që po digjen nuk kanë patur reshje shiu prej disa muajsh. Rreth gjysmë milioni abonentësh rrezikojnë të mos kenë energji elektrike për shkak të ndërprerjes për të ulur mundësinë e shkëndijave elektrike dhe rrjedhimisht zjarre të tjera të mundshme.
Në lagjen “Pacific Palisades” në pjesën perëndimore të qytetit Los Anxhelos, zjarri shkatërroi një sipërfaqe prej më shumë se 5 kilometra katror, ndërsa tymi mbuloi qytetin. Flakët kanë depërtuar deri në qytezën bregdetare “Venice Beach”, rreth 10 kilometra më tej.

Autoritetet kanë mbyllur pjesë të autostradës së famshme PCH që kalon përbri oqeanit, për të ndihmuar me përpjekjet e evakuimit.

Zjarret po rrezikojnë edhe qytezën e famshme Malibu, rreth 32 kilometra nga qyteti Los Anxhelos, një zonë kodrinore përgjatë oqeanit. Edhe malet në qytezën e famshme Santa Monica janë përfshirë nga zjarret.

Aktori i famshëm, James Woods, postoi në rrjetin X pamje të flakëve nga shkurret dhe palmat që digjeshin në një kodër afër shtëpisë së tij.

“Në gatishmëri për t’u evakuuar”, tha Woods në videon e postuar në median sociale.

Aktori Steve Guttenberg, i cili jeton në lagjen “Pacific Palisades”, u bëri thirrje njerëzve që braktisin makinat e tyre që të linin çelësat e automjeteve në mënyrë që t’i zhvendosin ato për t’u hapur rrugën zjarrfikëseve. Moti bëri që Presidenti Joe Biden të anulonte planet për të vizituar qarkun Riverside. Zoti Biden do ta zhvillojë takimin në qytetin Los Anxhelos.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se erërat që vijnë nga qyteti Santa Ana, mund të jenë më të fortat në një dekadë. Shkollat dhe shumë organizata të tjera i kanë anuluar veprimtaritë. Erërat e thata, përfshirë ato që vijnë nga Santa Ana, kanë kontribuar në temperatura më të ngrohta se mesatarja në pjesën jugore të Kalifornisë, ku ka patur reshje të pakta shiu. Që nga fillimi i majit, janë regjistruar rreth 0.25 centimetra reshje shiu.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Didier Deschamps i jep fund drejtimit të kombëtares së Francës
Artikulli tjetër Gjobat për pirjen e duhanit në natyrë, në Milano

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.