KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bashkitë po dështojnë me investimet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Bashkitë po dështojnë me investimet
AnalizeFinanceKryesoreOpinion

Bashkitë po dështojnë me investimet

Përditësimi i fundit: 17 Dhjetor, 2024 10:47 am
178 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nevojat e pushtetit lokal për infrastrukturë sidomos për të lidhur zonat rurale më qendrat urbane janë të mëdha, por bashkitë shqiptare po dështojnë të përmbushin angazhimet buxhetore për investimet.

Ministria e Financave ka raportuar se përgjatë 9 -mujorit 2024 bashkitë shpenzuan 12 miliardë lekë për investime kapitale nga 46 miliardë që ishte fondi vjetor. Për 9 muaj u alokua vetëm 26 për qind e planit vjetor dhe në 3 muajt e fundit është në dispozicion 74 % e fondit të investimeve.

Situata me realizimin e investimeve vjen më e përkeqësuar se një vit më parë. Në vitin 2024 evidentohet një rënie e ndjeshme e peshës së shpenzimeve për investime në totalin e buxhetit vendor (17.8%), nga 23 % në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Gjatë 9 mujorit 2024, sipas natyrës ekonomike, bashkitë kanë përdorur rreth gjysmën e shpenzimeve për personelin (Paga dhe Sigurime 49.5%), duke u rritur peshën e këtyre shpenzimeve krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më pare si rrjedhojë e rritjes së pagave në muajin korrik.

Shpenzimet e përgjithshme të bashkive kanë ruajtur një trend normal, porse struktura e shpenzimeve është përkeqësuar më tej shpenzimet për investime dhe janë rritur ato për personelin.

Peshën në më të madhe të shpenzimeve të pushtetit vendor e ka bashkia e Kryeqytetit.

Bashkia Tiranë ka shpenzuar 15.3 miliard lekë ose rreth 31.6% të totalit të shpenzimeve të pushtetit vendor në 9-mujor.

Në totalin e shpenzimeve të veta për 9-mujorin bashkia Tiranë 40 % i ka çuar për personelin (paga dhe sigurime), 35% për shpenzime operative, 17% për investime kapitale dhe 8 % të tjera.

Të 60 bashkitë e tjera të marra sëbashku, kanë shpenzuar rreth 33.2 miliardë lekë ose 68.4% të totalit të shpenzimeve të qeverisjes vendore në nivel kombëtar për 9 mujorin 2024.

Ky grup i bashkive ka një peshë të madhe të shpenzimeve të personelit, duke rezultuar mesatarisht gjatë kësaj periudhe me rreth 54% të totalit të shpenzimeve, shpenzimeve operative, (24%), dhe më pas vinë shpenzimet për investime (18%).

Gjatë vitit 2023 të dhënat për investimet e bashkive tregojnë se, nga totali i programuar prej 48 miliardë lekësh (460 mln euro) janë investuar vetëm 45% e tyre, një vlerë 26 miliardë lekë (252 mln euro). Nga 5228 projekte në total të programuara për t’u financuar më 2023, janë financiar më pak se gjysma, ose vetëm 2546 projekte.

Në një kohë që fondet e bashkive mbeten stok pa u realizuar, rajone të tëra rurale në të gjithë vendin janë duke u shpopulluar, si rezultat i mungesës së infrastrukturës, rrugore, shëndetësore dhe shkollave. Ketë vit situata me realizimin e investimeve kapitale është edhe më problematike, sipas të dhënave të 9-mujorit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Prodhimi në vështirësi, industria dhe energjia me rënie, vetëm ndërtimi me rritje
Artikulli tjetër 826.7 milionë lekë humbje në Buxhet nga kompensimi i gjyqtarëve të shkarkuar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.