KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Borxhi me garanci sovrane ra me 13.5% në 2024
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Borxhi me garanci sovrane ra me 13.5% në 2024
AnalizeFinanceKryesoreZhvillim

Borxhi me garanci sovrane ra me 13.5% në 2024

Përditësimi i fundit: 25 Mars, 2025 10:23 am
282 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Vlera e borxhit të kompanive publike dhe private të garantuara nga shteti shqiptar pësoi rënie vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, borxhi i brendshëm i garantuar në fund të vitit 2024 zbriti në 14.16 miliardë lekë, në rënie me 13.5% krahasuar me një vit më parë.

Borxhi i brendshëm i garantuar nga qeveria shqiptare përbëhet në pjesën më të madhe nga huatë e garantuara për kompanitë publike të sektorit energjetik në vend. Vlera e këtyre kredive në fund të 2024 zbriti në 10.98 miliardë lekë, në rënie me 6.7% krahasuar me një vit më parë.

Duke qenë se borxhet e kompanive të sektorit energjetik janë të marra kryesisht në euro, rënia në këtë segment erdhi kryesisht për shkak të efektit të kursit të këmbimit. Kursi i këmbimit euro-lek e mbylli vitin 2024 në nivelin 98.15 lekë, në rënie me 5.5% krahasuar me një vit më parë.

Një rënie më të madhe pësuan borxhet e garantuara të ndërmarrjeve private. Sipas Ministrisë së Financave, garancitë sovrane në favor të bizneseve private vitin e kaluar ranë në 3.18 miliardë lekë, 31% më pak krahasuar me një vit më parë.

Ky borxh i takon katër skemave të garancisë sovrane për biznesin të miratuara nga qeveria shqiptare, përkatësisht garancia shtetërore për pagat, e miratuar në vitin 2020, garancia shtetërore për financimin e rimëkëmbjes së aktivitetit tregtar nga pandemia, po e vitit 2020, garancia shtetërore për financimin e subjekteve që tregtojnë me shumicë produkte ushqimore bazë, miratuar në vitin 2022 dhe garancia shtetërore për garantimin e huamarrjes së subjekteve të industrisë përpunuese, miratuar në prill 2024.

Në masën dërrmuese, borxhi i garantuar i takon skemës së dytë, asaj të garancisë shtetërore për financimin e rimëkëmbjes së aktivitetit tregtar nga pandemia, e vitit 2020. Borxhi i garantuar nga kjo skemë përbënte pothuajse 92% të garancive sovrane për ndërmarrjet private.

Dy skemat e tjera të garancisë sovrane, të viteve 2022 dhe 2024, duket se kanë gjetur një përdorim shumë të vogël nga bizneset.

Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave, në fund të vitit 2024 borxhi publik i brendshëm kishte vlerën e 788.4 miliardë lekëve, në rritje nominale me 6.3% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, në terma realë, borxhi i brendshëm shënoi një rritje shumë të lehtë, në 31.6% të PBB-së, nga 31.3% që ishte një vit më parë.

Në total, borxhi publik vitin e kaluar zbriti në 54.73% të PBB-së, në rënie të mëtejshme nga niveli prej 57.5% i një viti më parë. Që nga viti 2021, borxhi publik ka rënë me pothuajse 20 pikë përqindje ndaj PBB-së. Rënia e këtij raporti i detyrohet sidomos uljes së borxhit të jashtëm, si rezultat i forcimit të lekut në kursin e këmbimit, por pjesërisht edhe uljes së deficitit buxhetor në vitet e fundit dhe rritjes së kënaqshme ekonomike.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Evropianët bëjnë thirrje për mbrojtje të përbashkët në siguri dhe ekonomi
Artikulli tjetër BE të heqë dorë nga ideja, se Vuçiç garanton stabilitet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.