KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Farsa 8 milionë euro për ujin e Strategjikëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Farsa 8 milionë euro për ujin e Strategjikëve
AnalizeKorrupsionKryesore

Farsa 8 milionë euro për ujin e Strategjikëve

Përditësimi i fundit: 7 Dhjetor, 2024 12:38 pm
175 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Tenderi i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, për të çuar ujë te resortet e ngritura nga Investitorët Strategjikë, dyshohet se ka qenë i paracaktuar.

Madje, VoxNews e paralajmëroi disa javë më parë këtë procedurë, ku fituesi dihej në momentin e shpalljes së tenderit.

E gjithë procedura ka qenë një farsë, pasi 8 milionë eurot ishin destinuar për të shkuar te firma “Gjoka”.

AKUK-u ngriti një skemë, ku fillimisht studioj veprat e marrjes dhe vendosjen e tubacionit.

Në dokumente shkruhet qartë se uji do të merret në Tragjas, Orikum, dhe më pas do dërgohej me stacione pompimi në Palasë, Dhërmi, Jalë, etj. Por, “rruga” kalon nga Tuneli i Llogarasë dhe këtu i i gjithë tenderi bëhet nul.

Tuneli i Llogarasë u ndërtua nga një konsorcium firmash, turke dhe shqiptare. Pala shqiptare kryesohej nga firma “Gjoka”.

Ndërkohë, në dokumentet e tenderit ishin vendosur klauzola për “punë të ngjashme”, teksa e vetmja firmë që ndërtoi tunelinqë kishte punë të ngjashme për ujësjellësa ishte “Gjoka”.

Një skemë e pastër, ku fituesi dihej nga të gjithë. Madje, edhe dokumentet e bëra nga AKUK-u vetëm sa i janë bashkëlidhur kësaj firme.

Por a kishte garë në tenderin 8 milionë euro?

VoxNews shfletoi dokumentet, ku Agjencia Kombëtare të Ujësjelëls Kanalizimeve bëri edhe shpalljen formale të fituesit.

Sërish çudira më vete, ku në këtë procedurë të majme mori pjesë formalisht edhe një person fizik, vetëm e vetëm që të dukej sikur kishte garë.

Objekti i tenderit ishte “furnizimi me ujë të zonave bregdetare, zonat e investimit strategjik Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi, faza e III”, me një afat kohor për ekzekutimin 18 muaj. Fondi limit i tenderit ishte 849.464.199 lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit.

Me anë të këtij njoftimi, ju informojmë se në këtë procedurë kanë marrë pjesë operatori ekonomik P.F. Aleksandër Harizi, me vlerë të ofertës 849.464.“000” thuhet në këto dokumente. Ose një ofertë sa 99.9 % e fondit të akorduar.

Ka dyshime se kjo ofertë është bërë formale, vetëm sa për të justifikuar se në ktë tender ka pasur garë.

Por, a mundej që një Person Fizik të ndërtonte gjithë këtë ujësjellës? Normalisht që s’ka kapacitete, por oferta dyshohet se është bërë vetëm si një koperturë e të gjithë farsës.

Në dokumente shkruhet se oferta e dytë ishte e shoqërisë “GJOKA KONSTRUKSION”, me një vlerë të ofertës 797.518.830 lekë pa TVSH, ofertë e cila u shpall edhe fituese. Kjo firmë kishte edhe një subjekt mbështetës, shoqërinë “MIARDO”.

AKUK-u shkruan se oferta e P.F. Aleksandër Harizi, u refuzua.

“Nga dokumentacioni i dorëzuar në rrugë eletronike, rezulton se ky operator ekonomik nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion, përvec shtojcës nr.1 formulari i ofertës ekonomike” shkruan Agjencia, duke faktuar se oferta ka qenë vetëm formale.

Disa javë më parë, firmat koncesionare dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë lajmëruan se tuneli i llogarasë do të mbyllet dhe do të rihapet në vitin 2025, ku do të vendoset edhe taksa.

Arsyetimi i mbylljes ishte se ka “ende punime të pabëra”. Janë punime rruge apo për ujësjellësin?

Asnjë institucion nuk ka shpjeguar se për çfarë bëhet fjalë, por në dokumentet e tenderit për të çuar ujë te Strategjikët shkruhet se tubacioni do të kalojë në tunel.

“Duke ditur faktin që përgjithësisht do të kalojë linja e re nëpër trasenë e rrugës së re që po ndërtohet … Gjatë zbulimit të terrenit janë shkelur dhe survejuar të gjithë gjatësinë e linjave që nga burimet e deri në dalje të tunelit të Llogarasë” thuhet në këto dokumente.

Në to shkruhet se “vendodhja e punimeve zhvillohet në fshatin Tragjas, ku është veprae marrjes, përgjatë rrugës së re koncensionare Orikum – Dukat, në afërsi të fshatit Dukat, në malin e Llogarasë si dhe në tunelin e ri të Llogarase”.

Tuneli u ndërtua nga firma “Gjoka”, kush firmë tjetër mund të kalonte tubacionenë atë vepër?!

Disa javë më parë, VoxNews publikoi një investigim se “qytetarët shqiptarë po paguajnë 20 milionë euro për fshatrat e pasanikëve në Jug”. Deri më tani janë hapur 3 tendera, ku vlera totale ka shkuar në plot 20 milionë euro. Përfituesit e gjithë kësaj shume janë një gusht njerëzish, ata më të pasurit në vend apo edhe firmat e mëdha, që morën falas prona buzë detit Jon, nga Palasa në Himarë.

Redaksia jonë shfletoi edhe dokumentet e mëparshme, ku faza e parë kishte një vlerë plot 7.5 milionë euro dhe u fitua nga një firmë e shpallur edhe ajo Investitore Strategjike.

Bëhet fjalë për firmë “Gjikuria”, e cila ka fituar disa tendera në atë zonë, që nga rrugët apo edhe ujësjellës lokalë.

Më pas mori falas qindra mijëra metra katrorë dhe është shpallur Investitore, ku po ndërton vila dhe hotele luksoze.

Ndërkohë, fitoi tenderin e majmë që t’u çojë ujë vilave dhe hoteleve që po ndërton!

Ndërkohë, disa muaj më parë, VoxNews ka mësuar se AKUK-u shpalli fitues edhe firmën “Gjoka” për furnizimin me ujë të zonave bregdetare Zonat e Investimit Strategjik Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi, të Bashkisë Himarë, Faza II.

Firma në fjalë po zbaton projektin me vlerë rreth 4.2 milionë euro përfshirë TVSH-në.

“Rezulton se firma ‘Gjoka’ po e merr ujin në Dukat dhe Tragjas, do e kalojë përmes tunelit që po ndërton po ajo vetë, dhe do t’ua çojë vilave të pasanikëve. A mos ishte i paracaktuar fituesi, pasi vetë ‘Gjoka’ ndërtoi edhe tunelin?!” shkruante redaksia jonë.

Pra, të dy tenderët, me vlerë 12.2 milionë euro të fituara nga firma “Gjoka” dyshohet se janë të paracaktuar.

Dokumentet janë të hapura, pasi mjafton që një organ ligjzbatues t’i kërkojë dhe do të shikojë se të gjitha letrat e AKUK-ut janë bërë vetëm formale.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit

Shqiptari i dënuar për vrasje rikthehet në Angli. pas ekstradimit në Shqipëri

Indeksi i cilësisë së jetës mbulon me turp shifrat ekonomike

Peter Magyar sulmon pronarin e One duke e quajtur oligark

Lufta “shpëton” eksportet shqiptare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Marine Le Pen po e fut Francën dhe Evropën në rrugë të panjohura!
Artikulli tjetër Rebelët sirianë pushtojnë qytet, pas qyteti

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Integrimi në BE, mes polarizimit politik dhe mungesës së transparencës
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 18 Maj, 2026
Si përdoren mediat për të mbrojtur të akuzuarit për korrupsion?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Maj, 2026
Si amplifikohen narrativat ruse në mediat shqiptare?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Maj, 2026
Një drejtor Tatimesh pastroi paratë e korrupsionit në AKSHI
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 18 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.