KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ka një shkallë të lartë mosbesimi mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ka një shkallë të lartë mosbesimi mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë
AnalizeKryesoreRajoni

Ka një shkallë të lartë mosbesimi mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë

Përditësimi i fundit: 24 Shtator, 2024 8:13 pm
146 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Tensionet politike në lidhje me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, moskuptimi i pozitës specifike dhe nevojave të komunitetit serb nga ana e shumicës shqiptare, si dhe niveli i lartë i nacionalizmit, janë disa nga faktorët që thellojnë ndasitë ndëretnike në Kosovë.

Këto janë gjetjet kryesore të Studimit mbi gjendjen e marrëdhënieve etnike në Kosovë – Indeksi i Besimit, të cilin e ka realizuar Qendra Barabar. Kjo qendër është themeluar nga organizatat joqeveritare Integra nga Prishtina dhe Qendra për Aksion Shoqëror Afirmativ nga Mitrovica e Veriut me qëllim të promovimit të një Kosove multietnike dhe shumëgjuhësore, dialogut, tolerancës dhe ndërtimit të besimit. Hulumtimet për studimin lidhur me gjendjen e marrëdhënieve etnike janë kryer nga fundi i marsit deri në mesin e prillit të vitit 2024, ku kanë marrë pjesë 500 të anketuar, nga të cilët 302 ishin shqiptarë dhe 192 serbë.

Rreth 57 të anketuar nga komuniteti serb dhe rreth 52 nga komuniteti shqiptar mendojnë se shqiptarët dhe serbët e Kosovës kurrë nuk do të mund t’i besojnë më njëri-tjetrit, ndërsa mbi 69 për qind e të anketuarve nga komuniteti serb dhe mbi 64 për qind nga ai shqiptar, vlerësojnë se është e rëndësishme të arrihet pajtimi, në mënyrë që gjeneratat e ardhshme të jetojnë më mirë.

Rezultatet e Studimit mbi marrëdhëniet etnike u prezantuan më 24 shtator në Prishtinë, në njëvjetorin e sulmit në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i serbëve të armatosur vranë një polic të Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë. Këtij sulmi i paraprin kriza të vazhdueshme në veri të Kosovës si pasojë e daljes së serbëve nga institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të konvertuar targat e lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës.

Në pyetjen si të gjendet zgjidhja?”, 71 për qind e të anketuarve nga komuniteti serb dhe 62 për qind nga ai shqiptar thanë se promovimi i paqes dhe tolerancës nga politikanët e të gjitha komuniteteve do të ndihmonte në arritjen e paqes dhe tolerancës në Kosovë.

Gjithashtu, narrativët publikë dhe gjuha e urrejtjes në hapësirën publike u përmendën si një nga faktorët kryesorë që nxisin mosbesimin ndërmjet komuniteteve etnike në Kosovë. Radio Evropa e Lirë më 9 korrik raportoi se ekziston një narrativë negative kur bëhet fjalë për bashkëjetesën e serbëve dhe shqiptarëve, pas së cilës ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ngriti këtë çështje në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. Ai theksoi se bashkëjetesa duhet të ishte një dukuri krejtësisht normale në një shoqëri multietnike.

Sektori civil, nga ana tjetër, theksoi se bashkëpunimi midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë kryesisht zhvillohet “prapa perdeve” për shkak të retorikës së përdorur nga politikanët. Në përfundimin e Studimit mbi gjendjen e marrëdhënieve etnike në Kosovë, thuhet se të anketuarit nga të dyja komunitetet kanë shfaqur skepticizëm ndaj marrëdhënieve të ndërsjella, por njëkohësisht kanë treguar edhe një farë optimizmi dhe interesimi për përmirësimin e tyre.

“Përqindja e lartë e qëndrimeve negative tregon për një mosbesim të thellë të rrënjosur, por një numër i konsiderueshëm i të anketuarve të pavendosur tregon se ekziston hapësirë për ndryshime potenciale”, tha Boban Simiq nga organizata joqeveritare Qendra për Aksion Shoqëror Afirmativ.

Komuniteti shqiptar dhe serb në Kosovë janë të ndarë thellë që nga lufta e fundit më 1998/99, kur u vranë rreth 13. 000 persona – kryesisht shqiptarë. Gjithashtu, të zhdukur konsiderohen edhe afër 1.600 të tjerë. Ndërkohë, që nga viti 2011 Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, proces që ka për qëllimin normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sondazhet zgjedhore në SHBA. Kush është më i pëlqyeri
Artikulli tjetër DASH: Presim nga Serbia që autorët e Banjskës, të përgjigjen

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.