KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Koncesionari i pullave fiskale rikthehet nga dera e pasme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Koncesionari i pullave fiskale rikthehet nga dera e pasme
AktualeAnalizeFinanceKryesore

Koncesionari i pullave fiskale rikthehet nga dera e pasme

Përditësimi i fundit: 21 Mars, 2025 12:48 pm
258 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kompania koncesionare SICPA së cilës i përfundoi kontrata 12 vjeçare për prodhimin e pullave fiskale në fund të muajit Dhjetor, do të rikthehet sërish në Shqipëri, por kësaj here si ortake në sipërmarrjen e prodhimit të shpërndarjes së pullave fiskale.

Kompania koncesionare SICPA së cilës i përfundoi kontrata 12 vjeçare për prodhimin e pullave fiskale në fund të muajit Dhjetor, do të rikthehet sërish në Shqipëri, por kësaj here si ortake në sipërmarrjen e prodhimit të shpërndarjes së pullave fiskale.

Qeveria ka krijuar shoqërinë shqiptaro-arabe që do të merret me prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale. Në dokumentet e dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit është krijuar kompania ALBTrace CO një shoqëri me kapital të përbashkët ku 51% e aksioneve zotërohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë dhe 49% e aksioneve nga shoqëria e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, O&S Security and Solutions LLP.

Por ajo çfarë vihet re në dokumentat e dorëzuara është se vetë shoqëria arabe zotërohet në masën 40% nga SICPA Middle East Investments Holding LTD, shoqëri kjo e krijuar nga ish-koncesionari i pullave fiskale që ka operuar deri në vitin e kaluar në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër 60% nga Oumulat Security Printing LLC, filial i Bankës Qendrore të Arabisë Saudite.

Por megjithëse kompania shqiptaro-arabe është krijuar, ende prodhimi i pullave fiskale nuk ka nisur edhe pse Ministria e Financave njoftoi se brenda muajit mars do të nisë prodhimi I tyre, pa dhënë një datë të saktë.

Bizneset të cilat janë subjekte akcize dhe përdorin pulla fiskale po përballen me një situatë të paprecedentë në doganë, për shkak se mungojnë pullat fiskale.

Ky ngërç i tillë sipas bizneseve lë shteg për evazion fiskal dhe kontrabandë të mallrave. Ata ende nuk kanë një përgjigje se kush do t’i paguajë kostot e tyre për mungesën e pullave fiskale.

 

Marrë nga Nws24.tv

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjoba dhe rivlerësim tatimor për ata që nuk plotësojnë deklaratën e të ardhurave brenda këtij muaji
Artikulli tjetër Kosovë, draft-statuti i BE-së për Asociacionin “nuk ka gjasa të anulohet”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump
Fokus Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.