KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mediat në RMV: Ish-zv.kryeministri Artan Grubi mund të jetë fshehur në Durrës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mediat në RMV: Ish-zv.kryeministri Artan Grubi mund të jetë fshehur në Durrës
AktualeAnalizeKryesoreRajoni

Mediat në RMV: Ish-zv.kryeministri Artan Grubi mund të jetë fshehur në Durrës

Përditësimi i fundit: 25 Dhjetor, 2024 7:22 am
148 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Mediat në Shkup po i kushtojnë mjaft vëmendje arratisjes së ish-zv.Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar pas lëshimit të një urdhër-arresti për çështjen e abuzimeve me “Lotarinë Kombëtare”. Fillimisht u tha se Grubi ishte arratisur për në Kosovë, por mediat shkruajnë tani se ai mund të ndodhet në Shqipëri.

Portali maqedonas “Focus” ka publikuar dëshminë e biznesmenit Arsim Papraniku që shërben edhe si Konsull Nderi i Kosovës në RMV. Ai ka rrëfyer në polici se më 15 dhjetor e ka shoqëruar me makinë Grubin për në Tiranë, ku kanë pirë kafe dhe më pas e kanë lënë në një hotel pranë stadiumit. Pas kthimit në Shkup nëpërmjet pikës doganore të Qafë Thanës Papraniku është thirrur në komisariat për të dhënë shpjegime ku ka thënë se nuk e dinte që Grubi ishte në kërkim nga autoritetet.
Sipas burimeve të televizionit TV21, Grubi e ka lutur sipërmarrësin që ta dërgojë për Tiranë, “ku duhej të takohej me një grup avokatësh me të cilët do të fillonte procedurat për largimin e tij nga lista e zezë e SHBA-ve”. Udhëtimi ka qenë dakorduar që dy ditë më parë. Ata kanë udhëtuar herët në mëngjes, rreth orës 8, pasi kanë blerë byrek dhe kos në furrën “Bereket”.

Në vendkalimin kufitar të Bllacës, ka pasur disa makina, por konsulli i ka dorëzuar pasaportat tek polici dhe e ka pyetur se pse ka shumë radhë. Polici i është përgjigjur se nuk kanë “personel të mjaftueshëm”. Pasaporta e konsullit është mbajtur 10 sekonda kurse e Grubit vetëm 2 sekonda. Trau ka qenë i hapur dhe kanë kaluar pa problem. E njëjta gjë ka ndodhur edhe gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas RTV21, ata kanë ndjekur rrugën nga Prishtina për në Tiranë. Disa kilometra para Prishtinës, Grubi ka filluar të marrë telefonata se ndaj tij kanë nisur procedurat dhe se kërkohej që ai të dorëzohej. Sipërmarrësi thuhet se i ka propozuar që ai të kthehet, por Grubi ka qenë i pavendosur dhe ka insistuar që të vazhdojnë drejt Tiranës.

Gjatë rrugës, siç sipas TV21, disa herë ata kanë ndaluar në karburante ku Grubi ka shfrytëzuar tualetin. Në Tiranë, Grubi është lënë në qendrën e qytetit, kurse sipërmarrësi është kthyer në shtëpinë e tij në një resort në Durrës. Mëngjesin e ardhshëm, rreth orës 6, sipërmarrësi është kthyer në Shkup.

Sipas të njëjtave burime Grubi thuhet se po qëndron pranë detit Adriatik, në zonën e Hamallajt në Durrës. Edhe zëvendëskryeministri aktual i RMV-së, Izet Mexhiti tha në një intervistë për “Ora News” se sipas informacioneve të tij, Grubi nuk ndodhej më në Kosovë, por në Shqipëri. Për këtë çështje ka reaguar edhe kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski që tha se nuk dëshiron të spekulojë nëse Grubi është në Shqipëri apo në Kosovë, por fakti sipas tij “është se ai nuk ishte i pastër si loti pasi përndryshe nuk do të kishte ikur nga drejtësia”.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kurti: Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
Artikulli tjetër Pas dy vitesh të bllokuara, Irani heq kufizimet për aplikacionet WhatsApp dhe Google Play

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.