KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nga 1 prilli ndryshon procedura e hyrjes së mallrave në Bashkimin Europian
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nga 1 prilli ndryshon procedura e hyrjes së mallrave në Bashkimin Europian
AktualeAnalizeFinanceKryesore

Nga 1 prilli ndryshon procedura e hyrjes së mallrave në Bashkimin Europian

Përditësimi i fundit: 27 Mars, 2025 3:03 pm
249 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Drejtoria e Doganave ka njoftuar se duke filluar nga data 1 Prill 2025, transportuesit rrugorë dhe hekurudhorë do të duhet të ofrojnë të dhëna për mallrat e dërguara në, ose përmes BE-së, përpara mbërritjes së tyre, nëpërmjet një Deklarate Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) të plotë.

Ky detyrim është i vlefshëm gjithashtu edhe për transportuesit postarë dhe postat e shpejta, që transportojnë mallra duke përdorur këto mënyra transporti, si dhe për palët e tjera, si psh: ofruesit e logjistikës. Në rrethana të caktuara, marrësit përfundimtarë të mallrave, të vendosur në BE, do të duhet gjithashtu të depozitojnë Deklaratën Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) në sistemin ICS2.
Doganat sqarojnë se ky njoftim është i vlefshëm për të gjithë operatorët ekonomikë dhe transportuesit e regjistruar në RSH dhe që kanë marrë një numër EORI/RIOE në një nga vendet anëtare të BE. Ky numër regjistrimi ju mundëson të kryejnë formalitete doganore në këto vende.

Eksportuesit shqiptarë duhet të komunikojnë me partnerët (klientë) e tyre në vendet e BE për përshtatjen e tyre me rregullat e reja të sistemit ICS2 përpara afatit të përcaktuar (01 Prill 2025) në mënyrë që të shmangen pengesat lidhur me kalimin e mallrave që eksportohen në BE ose përmes saj.

Sistemi i Kontrollit të Importit 2 (ICS2)

Sistemi i Kontrollit të Importit 2 (ICS2) i Bashkimit Europian synon të rrisë sigurinë e mallrave që hyjnë në BE duke aplikuar një procedurë doganore të standardizuar, para mbërritjes së mallrave, për të gjitha mënyrat e transportit, përfshirë tansportin rrugor dhe atë hekurudhor, krahas rregullave ekzistuese për transportin ajror, detar dhe atë ujor të brendshëm.

Sistemi ICS2 u mundëson autoriteteve doganore të vlerësojnë më mirë rreziqet që lidhen me mallrat që hyjnë në BE, duke mundësuar paraqitjen e të dhënave të sakta dhe të plota për mallrat nëpërmjet depozitimit të Deklaratës Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) përpara mbërritjes, duke përmirësuar kështu aftësinë e BE-së për të parandaluar dhe luftuar kundërvajtjet doganore si dhe duke siguruar një mjedis tregtar më të sigurt.

Operatorët ekonomikë të pajisur me numër EORI në vendet e BE, që nuk janë gati deri në këtë datë, duhet të kontaktojnë Zyrën e Shërbimit Kombëtar të Shtetit Anëtar të BE-së (Autoriteti Kombëtar Doganor) ku janë regjistruar dhe kanë marrë numrin e tyre EORI, për të kërkuar një afat kohor për implementimin e versionit të ri të sistemit (ICS2) deri më 1 Mars 2025. Ky afat kohor u jepet atyre vetëm sipas kërkesës.

Për të përmbushur kërkesat e sistemit ICS2, bizneseve në vendet e BE, të prekura nga rregullat e reja do t’u kërkohet të sigurohen që të mbledhin të dhëna të sakta dhe të plota nga klientët e tyre, të përditësojnë sistemet e tyre të IT-së dhe proceset operacionale dhe të ofrojnë trajnim adekuat për stafin e tyre. Operatorët ekonomikë do të duhet gjithashtu të kryejnë me sukses një test të vetëpërputhshmërisë përpara se të lidhen me sistemin ICS2, për të verifikuar aftësinë e tyre për të hyrë dhe shkëmbyer mesazhe me autoritetet doganore.

Mospërmbushja në kohë e kërkesave të sistemit ICS2 mund të sjellë si pasojë ndalimin e mallrave në kufijtë e BE-së dhe moszbatimin e formaliteteve doganore nga ana e autoriteteve doganore të BE.

Sistemi ICS2 është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Komisionit Europian, autoriteteve doganore të Shteteve Anëtare dhe bizneseve.

Duke filluar nga 1 shtatori 2025, sistemi aktual ICS1 do të hiqet gradualisht dhe sistemi ICS2 do të zëvendësojë sistemin ICS1 nëpërmjet një procesi krejtësisht të ri, në përputhje me Kodin Doganor të Bashkimit Europian.

Për këtë, Komisioni Europian organizon webminare mujore (në anglisht) ku operatorët ekonomikë mund të bëjnë pyetje në lidhje me aspektet operacionale dhe teknike të ICS2.

Më shumë informacion rreth sistemit ICS2 disponohet në faqen e internetit të Komisionit Evropian (https://ec.europa.eu/ICS2) duke përfshirë fletët e të dhënave që detajojnë kërkesat për të gjithë mënyrat e transportit dhe hapat që duhen ndërmarrë për t’u përgatitur për ICS2. I gjithë dokumentacioni teknik i nevojshëm mund të gjendet në faqen web CIRCABC.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën

100 ditë “Revolucioni Flamingo”, institucionet nën presion qytetar

100 ditë “Revolucioni Flamingo”, kultura e re e protestës qytetare

Denoncimi i Ahmetajt: Dumani dhe Kraja grisën flet-arrestin për Benet Becin!

Bllokohen shërbimet në Gjykatën e Tiranës, administrata bojkoton punën për pagat e gushtit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump do TikTok-un me çdo kusht, i bën Kinës një propozim të madh
Artikulli tjetër Kongresmenia amerikane “poshtëron” gazetaren britanike: Kthehuni në vendin tuaj

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
Nis sot Liga e Kampionëve, vëmendja te përballja Real Madrid-Inter
Aktuale Analize Sociale Sporti 8 Shtator, 2026
Mbyllja e faqeve të mediave në platformat e Meta-s alarmon gazetarët
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
Shqipëria i ndaloi hyrjen cisternës së lidhur me oligarkun rus Timchenko
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.