KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nga buron fuqia hyjnore e Lekut?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Nga buron fuqia hyjnore e Lekut?
AnalizeFinanceKryesoreOpinion

Nga buron fuqia hyjnore e Lekut?

Përditësimi i fundit: 20 Dhjetor, 2024 10:34 am
179 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Nga Klodian Tomorri

 

Në harkun kohor të dy viteve, eksportet e kompanive shqiptare jashtë kanë rënë me 1 miliardë euro. Për të njëjtën periudhë, importet e Shqipërisë nga jashtë janë ulur me 400 milionë euro.

Me pak fjalë, krahasuar me vitin 2022, Shqipëria ka sot një deficit tregtar 600 milionë euro më të madh. E megjithatë, përgjatë kësaj kohe, leku është forcuar me 16.1 për qind ndaj euros.

Sa herë që u duhet të shpjegojnë këtë paradoks, zyrtarët e qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë rendin pas varkës së madhe të shpëtimit. Ky është turizmi. “Janë rritur të ardhurat nga turizmi, dërgesat nga emigrantët dhe investimet e huaja direkte,” është refreni magjik me të cilin drejtuesit e shtetit shpjegojnë fuqinë mistike të lekut.

Në fakt, të gjitha këto janë më të vërtetë një varkë e madhe shpëtimi. Të ardhurat që Shqipëria përfiton nga turizmi janë vlerësime, ashtu si dërgesat e emigrantëve. Shifrat e tyre mund të kalibrohen sipas nevojës sepse janë të pamatshme, një proces që anglezët me delikatesë e quajnë “fine tuning”.

Fjala vjen nëse qeveria dhe Banka e Shqipërisë i deklarojnë nesër të ardhurat nga turizmi 10 miliardë euro, askush nuk ka për të marrë vesh asgjë. Dhe avash avash po shkojnë aty. Tani të kthehemi tek të dhënat që vlejnë. Të ashtuquajtura “hard data”. Këto janë të dhënat, që janë të matshme, të verifikueshme dhe të besueshme.

Teksa totali i të ardhurave që Shqipëria deklaron zyrtarisht se ka përfituar nga turizmi kanë arritur mbi 5 miliardë euro, hotelet e vendit në vitin e tyre më të mirë kanë deklaruar vetëm 350 milionë euro xhiro në deklaratat e TVSH-së të dorëzuara në Tatime.

Lulëzimi i Airbnb, apo shpenzimet e tjera të turistëve jashtë hoteleve, nuk mund të shpjegojnë dot një diferencë kaq të madhe. Dhe gjithkush ka të drejtën të ngrejë pyetjen; sa të besueshme janë shifrat që Shqipëria deklaron për turizmin? Por le t’i marrim për një moment të mirëqëna të gjitha.

Problemi është se as dëfterët e bakallit turistik nuk po e justifikojnë dot më fuqinë e pamposhtur të lekut. Merrni vetëm atë që ka ndodhur vitin e fundit.

Në bilancin e pagesave, ekziston një tregues, i cili regjistron të gjitha transaksionet ndërkombëtare që Shqipëria kryen me pjesën tjetër të botës, përveç llogarisë financiare dhe asaj kapitale. Kjo është llogaria korrente, e cila përfshin brenda saj si shkëmbimet tregtare ashtu dhe turizmin, dërgesat e emigrantëve e madje edhe shkëmbimet e shërbimeve të tjera.

Në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar deficiti i llogarisë korrente ishte 22.6 milionë euro. Pra nga Shqipëria kanë dalë 22.6 milionë euro më shumë se sa kanë hyrë. Për 9 muajt e parë të këtij viti, deficiti i llogarisë korrente u përkeqësua me më shumë se 10 herë duke arritur në 230 milionë euro. Por për të njëjtën periudhë leku u forcua me 5.6 për qind ndaj euros. Pra as turizmi nuk po i gjen dot më derman forcimit të lekut.

Paralelisht flukset e llogarisë financiare, po ashtu janë përkeqësuar. Me të vërtetë Shqipëria ka shënuar rritje të investimeve të huaja direkte, por për të njëjtën periudhë, investimet e kompanive shqiptare jashtë shtetit janë rritur edhe më shumë. Efekti i SPAK, efekti i kursit të këmbimit apo ngushtim i diferencialit të kthimit nga kapitali mes Shqipërisë dhe ekonomive të zhvilluara, kjo pak rëndësi ka. Por flukset valutore neto të investimeve direkte janë më të ulëta.

Me pak fjalë, transaksionet që ekonomia shqiptare kryen me botën janë me bilanc negativ në të gjithë komponentët. Kjo do të thotë se nga Shqipëria del më shumë euro se sa hyn. Por prapë, leku forcohet.

Tani le të kthehemi tek pyetja themelore. Nga buron fuqia e lekut, kur as turizmi, as emigrantët dhe as investimet e huaja nuk e shpjegojnë dot më. Kjo është një pyetje që nuk ka përgjigje racionale. Dhe aty ku shkenca nuk shpjegon dot, fillon territori i hyjnores. Fuqia e lekut është hyjnore. Vetëm kështu mund të shpjegohet.

Ndoshta Edona nuk e kishte keq kur e krahasoi kryeministrin me Zeusin. Ndonëse në këtë rast, krahasimi më i mirë do të ishte me Hadesin, Zotin që qeveriste botën e nëndheshme. Kjo përbën më shumë sens. Ndoshta vendi ku duhen kërkuar arsyet e forcimit të lekut nuk është bota e sipërme që duket, por ajo poshtë që nuk duket. Bota, që qeveris Hadesi.

Dhe kjo është një botë shumë e madhe, e cila shtrihet nga Amsterdami në Bruksel e madje deri në Dubai. Me korporata dhe korrierë të cilët lëvizin lumenj valute. Por shifrat e tyre nuk dalin në defterët e qeverisë, edhe pse të gjithë qeverisen nga Hadesi i Edonës.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kullat në ish-bllok thyejnë kriteret e Planit Urbanistik
Artikulli tjetër Trupat e huaja mercenare do e zgjasin luftën e Rusisë, ndaj Ukrainës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.