KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një anonim, pa biznes dhe pa para, merr central 82 mega nga qeveria
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Një anonim, pa biznes dhe pa para, merr central 82 mega nga qeveria
AktualeAnalizeKorrupsionKryesoreOpinion

Një anonim, pa biznes dhe pa para, merr central 82 mega nga qeveria

Përditësimi i fundit: 5 Qershor, 2025 11:31 am
182 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Engjëll Agalliu u lind në Terpan të Beratit 40 vjet më parë. Gjithë jetën e tij ai nuk është marrë kurrë me biznes. Deri një vit më parë.

Në shkurt të vitit të kaluar zoti Agalliu gjeti 100 mijë lekë dhe themeloi një kompani të quajtur Albania Solar Power. Dhe bum, pak më shumë se një vit më vonë, qeveria i dha leje për central diellor 82 mega me vendim të posaçëm.

Një ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet 82 megavat në fshatin Boçove të Fierit. Kompania përfituese e lejes ishte Albania Solar Power, e cila pas ndërtimit do të ketë të drejtën e shfrytëzimit të parkut diellor për 49 vjet. Por ky është një vendim që ngre shumë pikëpyetje.

Ndërtimi i një centrali diellor me fuqi 82 mega, kërkon minimalisht 80 milionë euro. Por kompania Albania Solar Power ka vetëm 100 mijë lekë kapital, ndërkohë që aksioneri i saj i vetëm Engjëll Agalliu nuk disponon asnjë biznes apo aset tjetër.

Nuk dihet se si kompania ka arritur të sigurojë tokën në Fier. Një nga metodat kryesore është ajo e marrjes së saj me qira nga bashkia. Por dyshimet mbeten. Si mundet qeveria të japë një vepër kaq madhore tek një kompani pa kapital dhe me aksioner anonim?

Eshtë e sigurtë kompania Albania Solar Power nuk i ka paratë për të financuar një investim 80 milionë euro. Po ashtu nuk ka as asetet e nevojshme dhe të mjaftueshme për të siguruar financime në sektorin bankar. Asnjë bankë nuk do të jepte kredi për një kompani që nuk ka asete dhe një aksioner, i cili nuk ka asnjë biznes. Pra zoti Agalliu me shumë gjasë është një prestanome.

Kjo shtron dy mundësi. Ose pas tij qëndrojnë persoa të tjerë në prapaskenë, ose në Shqipëri ka nisur tregtimi i liçencave të centraleve diellorë. Të dyja mundësitë janë njëra më problematike se tjetër.

Nëse pas kompanisë Albana Solar Power qëndrojnë persona të tjerë, atëherë ekziston risku i madh i korrupsionit ose pastrimit të parave. Sepse pas një prestanome mund të qëndrojë kushdo, nga pushtetarët tek trafikantët dhe ndoshta edhe oligarkët që nuk duan të dalin sheshin.

Fjala vjen zoti Agalliu ka qenë punonjës i ndërmarrjes së betonit që zotërohet nga biznesmeni Pëllumb Salillari, një nga përfituesit më të mëdhenj të parave publike, por edhe lejeve dhe liçencave në Shqipëri. A është zoti Salillari pas lejes për centralin e madh diellor të Boçovës?

Apo e gjitha kjo është një skemë sekserësh, të cilët kanë hapur tashmë tregun e liçencave të centraleve diellore, njësoj si liçencat e hidrocentraleve gati dy dekada më parë.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Socialistët të vendosur të zvogëlojnë numrin e Bashkive, nuk preken ato minoritare

Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, sepse nën drejtimin e tij nuk prodhon më asgjë

Albin Kurti: Mund të importojmë gaz amerikan nga Shqipëria

Gjykata e Lartë rrrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Myslimanët festojnë nesër Kurban Bajramin
Artikulli tjetër Dritan Gjika, ‘kreu i mafies shqiptare’ në Ekuador, pastronte paratë e kokainës në Dubai

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria i fal trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë, për hotele
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Korrik, 2026
“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Korrik, 2026
Rruga drejt lirisë së Sokol Sanxhaktarit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 17 Korrik, 2026
Dy kulla miratohen, në mes të Vlorës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 17 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.