KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: ‘Paqja fiskale’ fshin 1 miliardë euro borxhe të bizneseve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > ‘Paqja fiskale’ fshin 1 miliardë euro borxhe të bizneseve
AktualeAnalizeFinanceKryesoreOpinion

‘Paqja fiskale’ fshin 1 miliardë euro borxhe të bizneseve

Përditësimi i fundit: 18 Nëntor, 2025 6:58 pm
182 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Gati 1 miliardë euro do të fshihen automatikisht menjëherë pasi të hyjë në fuqi projektligji për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore. Ministri i Financave, Petrit Malaj ju përgjigj pyetjeve të opozitës në Komisionin e Ligjeve, se sa është borxhi më i vjetër se 10 vjet ose i krijuar para 2014-ës që falet.

“Borxhi i krijuar përpara 2014-ës është 100 miliardë lekë, pra që prej viteve 90’ deri në 2014-ën. Ndërsa në fund të 2024-ës borxhi ka arritur deri në 160 miliardë lekë. Do të përfitojnë 202 mijë tatimpagues të cilët rezultojnë me borxhe”, tha Malaj.

Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi në Komisionin e Ligjeve paketën fiskale me 8 projektligje për vitin 2026, si edhe shpjegoi arsyet që çuan në marrjen e kësaj nisme ligjore, që nis zbatimin në janar të vitit të ardhshëm.

Kjo paketë fiskale, në asnjë rast nuk parashikon rritje të taksave, përmbledh një kuadër fiskal transparent, më të thjeshtë, më eficient dhe që mbështet sektorët prioritar, si dhe forcon administrimin tatimor”, tha Malaj.

Fokusi kryesor ishte tek prezantimi i dy nismave ligjore të njohura si ‘Paqe Fiskale’, me bizneset që kanë detyrime tatimore të papaguara, ku borxhet më të vjetra se 10 vite fshihen automatikisht.

“Ne nuk jemi duke ndërmarrë një amnisti fiskale. Nëpërmjet paqes fiskale ne nuk falim asnjë përgjegjësi penale. Nuk garantojmë imunitet për askënd dhe mbi të gjitha nuk i shërbejmë askujt që mund të jetë nën hetim apo në procese gjyqësore. Me projektligjin e Faljes së Detyrimeve Tatimore dhe Doganore, mbyllim kapitullin e borxheve të vjetra që tashmë janë parashkruar. Më konkretisht mund të themi se marrëveshja e pagës fiskale, e cila do të zbatohet për periudhën 2026-2028”, tha Malaj.

Po ashtu përmes projektligjit “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”, përfitojnë edhe bizneset që kanë borxhe të krijuara nga janari 2015 deri në fund të 2024-ës.

“Praktikisht falja e zotit të detyrimeve tatimore të doganore, nga ana tjetër parashiko faljen plotësisht të çdo borxhi që është më i vjetër se sa 10 vjet. Për borxhet me vjetërsi 5 deri në 10 vjet ofrohet mundësia që duke marrë në konsideratë edhe gjendjen financiare, kundrejt një pagesë të detyrimit tatimor në masën 50% nëse ky detyrim tatimor paguhet brenda datës 30 qershor 2026, ose pagesës së detyrimit tatimor prej 75% në qoftë se ky detyrim paguhet brenda 31 dhjetor 2026. Biznesi do t’i falet pjesa tjetër e borxhit si dhe gjoba dhe kamatë vonesë. Për borxhet e vjetërsisë nga 0 deri në 5 vjet, do të fshihen gjobat dhe kamatëvonesat kundrejt pagimit 100% të dedikimit tatimor, pra pagës brenda 31/12/2026. Sikurse e kemi premtuar, ky projektligj u ofron mundësi bizneseve dhe individëve që të çlirohen nga këto borxhe”, tha Malaj.

Ministri i Financave prezantoi po ashtu edhe projektligjin për ‘Marrëveshjen e Paqes’, që synon negocimin e fitimit dhe korrigjimin e pasqyrave financiare.

“Marrëveshja e paqes parashikon për shkallëzim në mungesë të normave tatimore, pra, përtej një rritje prej 18% të fitimit të tatueshëm do ta aplikohet një normë e reduktuar tatimi prej 5%. Subjektet që do të futen në këtë marrëveshje, do të kenë të drejtë të kërkojnë vetëkorrigjim të pasqyrave financiare nëpërmjet rishikimit të tyre gjatë tre viteve të fundit, kundrejt pagesës së tatim fitimit prej 5%”, tha ministri.

Ky është shansi i fundit që ka biznesi për tu çliruar nga detyrimet që ka ndaj shtetit tha ministri, pasi më pas do të nisë mbledhja e detyrimeve me forcë.

“Ritheksojmë dhe njëherë se me këtë projekt ne nuk paraqesim të falim detyrime e papaguara, qofshin këta evazorë që janë në ndjekje penale, apo ndaj atyre që kanë nisur një hetim tatimor, apo për bizneset që kanë një vendim të formës së prerë nga gjykata. Ndaj edhe ky është shansi i fundit që ne u japim debitorëve përpara se sa të hynë në fuqi dhe masa shtrënguese për vjeljen e detyrimeve tatimore. Administratë tatimore nga ana tjetër po vijon punën për të forcuar masat e mbledhjes së forcës, këtë detyrime tatimore, duke zbatuar masa që shkojnë deri në bllokimin e llogarive bankare, konfiskime dhe shitje të aseteve në mënyrë që të mundësohen detyrimet tatimore”, tha Malaj.

Po ashtu ministri prezantoi në Komision edhe 7 projektligjet e tjera pjesë e paketës fiskale, nga TVSH-ja në bujqësi, rivlerësimi, favorizimi për sponsorizimet në sport e deri te kufizimi i pagesave me lekë në dorë, të cilat u miratuan në parim nga Ligjet.

 

Marrë nga Shqiptarja.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dhjetori 2024 “gllabëroi” buxhetin me shpenzime rekord, 245 projekte në minutë të fundit
Artikulli tjetër Pse ra interneti në të gjithën botën për disa orë? Shkaqet dhe pasojat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.