KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria doli nga vitit 2024 me 2.3 herë më shumë valutë euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria doli nga vitit 2024 me 2.3 herë më shumë valutë euro
AnalizeFinanceKryesoreZhvillim

Shqipëria doli nga vitit 2024 me 2.3 herë më shumë valutë euro

Përditësimi i fundit: 31 Mars, 2025 9:00 am
247 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Deficiti i llogarisë korrente u përkeqësua vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti arriti vlerën e 607 milionë eurove, në rritje me 157% krahasuar me vitin 2023.

Përmbajtja
Edhe tremujori i fundit 2024 rezultoi me një rritje të ndjeshme të deficitit të llogarisë korrente, në vlerën e 232 milionë eurove, 55% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Llogaria e jashtme në shërbime vitin e kaluar ishte pozitive në vlerën e gati 3.9 miliardë eurove, në rritje me 15% krahasuar me një vit më parë.Kontribut në rritje në bilancin e llogarisë korrente dhanë përsëri remitancat. Vitin e kaluar, dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 1.045 milardë eurove, në rritje me 12.5% krahasuar me një vit më parë.Të dhënat finale të publikuara nga banka qendrore treguan se blerjet e valutës vitin e kaluar arritën vlerën më të larta historike. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë. Por edhe këto blerje nuk arritën të frenojnë rënien e euros.
Kjo do të thotë që nga vendi dolën rreth 5.6 miliardë euro, kryesisht për blerjen e produkteve të importin, ndërsa hynë rreth 5 miliardë euro në formën e transfertave të emigrantëve, eksporteve, prurjeve të turistëve, të ardhurave nga puna jashtë vendit etj. Në vitin 2024, deficiti kishte zbritur në vetëm 263 milionë euro (4.53 miliardë euro valutë e dalë dhe 4.27 mld euro valutë e hyrë).

Edhe tremujori i fundit 2024 rezultoi me një rritje të ndjeshme të deficitit të llogarisë korrente, në vlerën e 232 milionë eurove, 55% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Efektin kryesor në rritjen e deficitit të llogarisë korrente për 2024 e dha thellimi i deficitit tregtar në mallra. Deficiti i tregtisë së mallrave vitin e kaluar arriti në pothuajse 5.6 miliardë euro, me një rritje prej 23% krahasuar me një vit më parë.

Bilanci tregtar në shërbime u përmirësua përsëri në 2024, por në përmasa të pamjaftueshme për të mbushur “gropën” e deficitit në tregtinë e mallrave.

Llogaria e jashtme në shërbime vitin e kaluar ishte pozitive në vlerën e gati 3.9 miliardë eurove, në rritje me 15% krahasuar me një vit më parë.

Pjesa dërrmuese e suficitit në shërbime erdhi nga turizmi. Statistikat treguan se të ardhurat neto në zërin e udhëtimeve të Bilancit të Pagesave kishin vlerën e 2.3 miliardë eurove, në rritje me 25% krahasuar me vitin 2023.

Por, ndërkohë që turizmi vazhdoi të rrisë kontributin e tij pozitiv në bilancin e pagesave, të ardhurat nga fasioneria pësuan rënie. Të ardhurat neto nga shërbimet për përpunim të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët ranë në 662 milionë euro, 14% më pak krahasuar me një vit më parë.

Nëse përjashtojmë vitin pandemik 2020, kjo është rënia e parë e të ardhurave nga fasoneria qysh prej vitit 2013. Sektori i fasonerisë në vitet e fundit është goditur rëndë nga mbiçmimi i fortë i lekut në kursin e këmbimit me euron. Ky mbiçmim ka vijuar edhe gjatë vitit 2024 dhe kursi ka arritur rekorde të reja historike në ulje, pranë kufirit të 98 lekëve.

Kontribut në rritje në bilancin e llogarisë korrente dhanë përsëri remitancat. Vitin e kaluar, dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 1.045 milardë eurove, në rritje me 12.5% krahasuar me një vit më parë.

Valët e reja të emigrimit të shqiptarëve në vitet e fundit kanë rimëkëmbur remitancat, duke ndikuar pozitivisht bilancin e llogarisë korrente të vendit. Inflacioni i lartë dhe rënia e kursit të Euros gjatë dy viteve të fundit gjithashtu mund të ketë nxitur rritjen e remitancave, për të mundësuar ruajtjen e fuqisë blerëse të familjeve të varura prej tyre.

Pavarësisht se bilanci i llogarisë korrente u përkeqësua ndjeshëm vitin e kaluar, kursi i këmbimit Euro-Lek vazhdoi rënien. Kursi mesatar i këmbimit ra me 7.4% krahasuar me një vit më parë. Një euro u këmbye mesatarisht me 100.7 lekë në 2024-n, nga 108.7 lekë një vit më parë, duke zbritur në nivelin m ëtë ulët historik. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024.

Të dhënat finale të publikuara nga banka qendrore treguan se blerjet e valutës vitin e kaluar arritën vlerën më të larta historike. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë. Por edhe këto blerje nuk arritën të frenojnë rënien e euros.

Megjithatë, deficiti në llogarinë korrente vazhdon të mbulohet nga flukset hyrëse në llogarinë financiare dhe kryesisht investimet e huaja direkte. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë ato shënuan vlerën e 1.58 miliardë eurove, në rritje me 5.6% krahasuar me një vit më parë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kanadezët bashkohen kundër Donald Trump
Artikulli tjetër Vendet baltike shijojnë lakrën shqiptare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.