KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Shqipëria në shitje”, pas Vlorës dhe Lezhës del në ankand 60 hektarë sipërfaqe deti në Sarandë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Shqipëria në shitje”, pas Vlorës dhe Lezhës del në ankand 60 hektarë sipërfaqe deti në Sarandë
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinion

“Shqipëria në shitje”, pas Vlorës dhe Lezhës del në ankand 60 hektarë sipërfaqe deti në Sarandë

Përditësimi i fundit: 27 Dhjetor, 2024 11:55 am
252 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Disa javë më parë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nxori në “shitje” plot 4 milionë metra katrorë sipërfaqe deti, teksa janë shpallur edhe fituesit, disa prej të cilëve me lidhje të forta politike. Në atë kohë, dolën në ankand qindra hektarë në Vlorë dhe Lezhë, teksa radha i ka ardhur edhe Sarandës.

Sipërfaqja detare në këtë rreth do t’i jepet privatit, duke hedhur sërish hije të mëdha dyshimi se mund të përdoret edhe për qëllime të tjera. Madje, në këto njoftime të befta të ministrisë nuk jepen të dhëna nëse janë pyetur apo jo grupet e interesit, kush do t’i menaxhojë dhe a kanë ndikim në florën dhe faunën e detit, apo të liqenit të Butrintit?

Ministria nuk jep informacion nëse janë bërë studime mjedisore dhe nëse po, kush i ka bërë dhe çfarë ka konstatuar. Historia ka treguar se vendimmarrjet e qeverisë për të falur apo shitur pronën publike kanë qenë të kontestuara dhe gjithmonë kanë rënë në duart e oligarkëve apo bizneseve të lidhura fortë me politikën dhe mazhorancën. Dhe s’ka si të ndodhë ndryshe, pasi një nga perlat e Shqipërisë, bregdeti i Sarandës, do t’i jepet privatit. Pas kodrave, plazheve tashmë i erdhi radha edhe ujit!

Dokumenti i siguruar nga redaksia e VoxNews, është njoftimi që ka bërë Ministria e Bujqësisë në Agjencinë e Prokurimit Publik. Ministria shkruan se po jep këtë sipërfaqe ujore bazuar në disa ligje dhe VKM për të konkurruar për të drejtën e peshkimit në ujërat e brendshme, format e tjera të peshkimit në det, pa përdorimin e mjeteve lundruese, dhe zhvillimin e akuakulturës në sipërfaqe publike, tokësore dhe ujore.

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shpall pjesëmarrjen në konkurrim publik për zhvillimin e aktivitetit të akuakulturës intensive detare, Kategoria 01 e ZPA-së për peshqit në Zonën e Përcaktuar për Akuakulturë (ZPA) ZPA_SAR_F01_04 në zonën bregdetare Sarandë, në disa nënzona” thuhet në këtë njoftim.

Në liste janë 7 nënzona në Sarandë me një sipërfaqe totale prej 60 hektarësh, madje edhe me koordinatat përkatëse. Ministria thotë se subjekti duhet të përcaktojë qartë në plan biznes, afatin kohor të realizimit të kapacitetit maksimal prodhues të produkteve peshkore, në zonën e përcaktuar për konkurrim. Në çdo rast, veprat duhet të përfundohen brenda tre vjetëve nga çasti i nënshkrimit të kontratave përkatëse.

Disa javë më parë, VoxNews publikoi një investigim për “shitjen” e një sipërfaqeje ujore prej 4 milionë metra katrorë.

“Shqipëria ka qenë gjithmonë në shitje, që nga malet, kodrat, fushat apo zonat bregdetare. Me ligje dhe vendime të ndryshme, ai i koncesioneve, investimet strategjike, nismës “1 euro”, apo edhe krijimit të zonave industriale dhe turistike, miliona metra katrorë në të gjithë vendin iu janë dhënë falas privatëve. Disa me lidhje politike, të tjerë me lidhje të forta me biznesin, apo edhe persona me të kaluar kriminale, kanë përfituar këto prona shtetërore. Por, pa kaluar jehona e Investimeve Strategjike apo parcelizimit të plazheve, qeveria tashmë ka ndërmarrë një nismë tjetër; të japë detin me qira! Ministria ka shpallur disa ankande, në detin Jon dhe Adriatik. Gjithsej, nga përllogaritja e redaksisë, ministria ka nxjerrë në ‘shitje’ një sipërfaqe prej 401.2 hektarë, ose 4.012.000 metër katrorë sipërfaqe ujore”, shkruante redaksia jonë.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SPAK shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetajn
Artikulli tjetër Viti i SKY ECC: Shqipëria zbuloi përmasat e krimit të organizuar në 2024

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.