KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sistemi financiar i Shqipërisë nuk është i përgatitur për ekonominë e gjelbër
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Sistemi financiar i Shqipërisë nuk është i përgatitur për ekonominë e gjelbër
AnalizeFinanceKryesoreOpinion

Sistemi financiar i Shqipërisë nuk është i përgatitur për ekonominë e gjelbër

Përditësimi i fundit: 4 Dhjetor, 2024 2:33 pm
143 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE kërkon përshtatjen e modelit të zhvillimit me ekonominë e gjelbër, çka do të thotë se vendi zhvillojnë një sistem financiar në përputhje me mbrojtjen e mjedisit. Por Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, i cili po monitoron këto zhvillime në Rajon vë në dukje se Shqipëria është ende larg.

Kriteret kërkojnë që Shqipëria të përputhë politiken fiskale dhe atë financiar me ekonominë e gjelbër. Bankat duhet të kreditojnë projekte të qëndrueshme në përputhje me ndikimin në mjedis dhe taksat dhe tatimet duhet të marrin në konsideratë ekonominë e gjelbër.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal vë në dukje se aktualisht në Shqipëri nuk ekziston një sistem uniform për klasifikimin e aktiviteteve të biznesit bazuar në ndikimin e tyre në mjedis. Prandaj, është thelbësore që qeveria të punojnë për që të zhvillojnë një taksonomi të gjelbër.

Mungesa e të dhënave klimatike nga ana tjetër pengon aftësinë politikbërësve për të vlerësuar rrezikun e klimës me saktësi. BSH synon të mbështesë në zhvillimin e infrastrukturës së nevojshme të të dhënave për matjen e rreziqeve klimatike, por Shqipëria është në fazat e hershme të klasifikimit të aktiviteteve të gjelbra dhe të qëndrueshme.

Bankat më të mëdha me kompanitë mëmë me bazë në BE janë më të avancuara në integrimin e këtyre parimeve, ndërkohë që institucionet e vogla financiare më të vogla dhe lokale nuk kanë kapacitete.

Banka e Shqipërisë po përdor një sistem për të klasifikuar aktivitetet ekonomike që janë të rëndësishme për politikën klimatike. Këto aktivitete mund të ndikohen nga ndryshimet e politikave klimatike. Synimi është krijimi i një sistemi të unifikuar klasifikimi sipas praktikave të BE-së, duke përfshirë zhvillimi i rregulloreve të taksonomisë për aktivitetet e gjelbra.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal vë në dukje se disa nga sfidat e identifikuara me të cilat përballen palët e interesuara në Shqipëri në miratimin e Taksonomisë së BE-së përfshijnë mungesën e përgjithshme të ekspertizës teknike dhe burimeve të nevojshme për zbatimin e kërkesave të detajuara të taksonomisë së BE-së.

Shqipëria ka disponueshmëri e kufizuar e të dhënave dhe ekspertizë dhe burime të pamjaftueshme teknike. Strategjia e financave të gjelbra synon të përfshijë direktivat e financimit të qëndrueshëm të BE-së. Fokusi i Shqipërisë do të jetë në ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e ndërgjegjësimit mes palëve e interesuara për të lehtësuar integrimin e pandërprerë të parimeve të qëndrueshmërisë në të gjithë sektorët.

Për të integruar në mënyrë efektive përpjekjet për ndryshimin e klimës, Banka e Shqipërisë planifikon të krijojë rrjete të brendshme, qendra, forume vendase të ekspertëve, njësive të dedikuara brenda strukturës së saj organizative.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rusia nuk garanton më, askënd

Incident te Gjykata e Durrësit, shkëputet pllaka nga fasada e institucionit

Skandali i ‘skllavit seksual’ në JPMorgan, drejtuesja shqiptare padit ish-bankierin për shpifje

Irani dëshiron t’ia dorëzojë Rusisë rezervën e uraniumit të pasuruar

Shkurtimet e vendeve të punës në Britani arrijnë nivelin më të lartë në pesë vjet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ministri Hoxha për sulmet kibernetike: Rusia synon destabilizimin e rajonit
Artikulli tjetër Incidentet e dyshimta në Europë, ministri i Jashtëm çek akuzon Rusinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Më pak nxënës dhe maturantë në Shqipëri
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
Shqiptarët u ushqyen me mish importi në Prill
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
“Anulim Loje”, arti kthen pabarazinë në videolojë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
Video-call me kryeministrin/ Si u mashtrua zyrtari i lartë nga Inteligjenca Artificiale?
Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.