KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tenderat e AKSHI-t, 4.5 mln euro në dy ditë për “ABS”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tenderat e AKSHI-t, 4.5 mln euro në dy ditë për “ABS”
AktualeAnalizeKorrupsionKryesore

Tenderat e AKSHI-t, 4.5 mln euro në dy ditë për “ABS”

Përditësimi i fundit: 16 Prill, 2025 1:13 pm
285 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dy tender me fond mbi 4 milionë euro, të zhvilluara nga AKSHI janë fituar nga kompania private e shërbimeve teknologjike, “Advanced Bussines Solution”, e cila dyshohet se fsheh interesat financiare të Armand Frangut, baxhanakut të Edi Ramës. Deri në fund të vitit 2024, kompania ‘ABS’ kishte përfituar tender publik në vlerë rreth 53 milionë euro, teksa kjo shifër ka vazhduar të shtohet edhe gjatë vitit 2025.

Kompania private e shërbimeve teknologjike, “Advanced Bussines Solution-ABS”, e cila dyshohet se fsheh interesat financiare të Armand Frangut, baxhanakut të Edi Ramës, në dy ditët e fundit, ka fituar dy tender me fond mbi 4 milionë euro, të zhvilluara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Në të dy procedurat, pjesëmarrësit janë të njëjtë dhe skema për të shpallur fitues kompaninë “ABS” është e njëjtë. Në garë marrin pjesë tre konkurrentë. Njëri nuk paraqet ofertë ekonomike. Konkurrenti tjetër jep një ofertë shumë të lartë, në vlerën thuajse sa fondi limit, dhe në fund, fitues shpallet kompania “ABS”.

Tenderi i parë ka për objekt ndërtimin e një sistemi elektronik për shitjen e biletave për sitet turistike, me fond limit 2.1 milionë euro. Rezultatet e këtij tenderi u shpallën të premten, në 11 Prill 2025. Ndërsa procedura e dytë, e zhvilluar po nga AKSHI, ka për objekt përmirësimi e sistemeve të Menaxhimit të Informacionit për Ndihmën Ekonomike, me fond limit 2.3 milionë euro. Fituesi për këtë procedurë u shpall në fillim të kësaj jave, në 14 Prill.

“ABS” është një prej kompanive që merr pjesën më të madhe të tortës, dhjetëra miliona euro të tenderuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Shoqëria është zyrtarisht në pronësi të biznesmenit Gerond Meçe, por që ekzistojnë dyshime të forta publike se pas saj gjendet Armand Frangu, i cili formalisht zotëron shoqërinë tjetër, “B360”.

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë televizive, në fillim të këtij viti, e konsideroi AKSHI-n si kopshti privat i Edi Ramës, duke deklaruar se kompania “ABS” është një presta-nome, pas të cilës fshihen familjarë të kryeministrit, mes të cilëve, edhe baxhanaku Armand Frangu.

Po ashtu, emisioni “Plug” në “Syri Televizion” siguroi më herët një seri të dhënash, të cilat forconin dyshimin se kompania “Advanced Bussines Solution” dhe Armand Frangu janë të lidhura ngushtë. Në një puntatë të janarit 2025, emisioni investigativ konstatoi se “ABS” e Gerond Meçes dhe “B360” e Armand Frangut, në kohë të ndryshme kanë pasur adresa të njëjta dhe të njëjtin staf.

Deri në fund të vitit 2024, kompania ‘ABS’ kishte përfituar tender publik në vlerë rreth 53 milionë euro. Kjo shifër ka vazhduar të shtohet edhe gjatë vitit 2025, ku vetëm në dy procedurat e fundit është shpallur fitues në tender me fond mbi 4 milionë euro.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Prokuroria Speciale mbyll hetimet për ish-drejtuesit e UÇK-se
Artikulli tjetër Kontrata për portin, francezët ankimojnë tenderin e qeverisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump
Fokus Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.