KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tenderi i Policisë për 60 mjete, 38 mijë euro për një makina me qira
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tenderi i Policisë për 60 mjete, 38 mijë euro për një makina me qira
AktualeAnalizeKorrupsionKryesore

Tenderi i Policisë për 60 mjete, 38 mijë euro për një makina me qira

Përditësimi i fundit: 9 Maj, 2025 10:31 am
319 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi një procedurë tenderi, të hapur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, për të marrë me qira makina për Policinë e Shtetit.

Pak ditë më parë, ky Operator hapi tenderin me objekt “marrje mjetesh rrugore me qira” për Policinë e Shtetit. Fondi i këtij tenderi është 450 milionë lekë ose nëse do e konvertojmë në euro, 4.5 milionë euro.

Fiks Fare shfletoi dokumentet e këtij tenderi ku rezulton se Policia e Shtetit do të marrë 60 mjete SUV dhe 60 mjete SEDAN. Mjetet SUV janë pak të larta, gjysmë foristradë, ndërkohë që mjetet SEDAN janë mjete të ulëta. Pra, në total, Policia e Shtetit do të marrë 120 mjete me qira.

Në dokumente është vënë edhe një klauzolë, e tipit “ruajtje e imazhit profesional”. Në dokument citohet se “marrja me qira e mjeteve do të jetë për një periudhë 4 vjeçare, pra do të merren me zero kilometra dhe do të jenë në përdorim të qiramarrësit për 4 vjet me një planifikim vjetor mesatar 32.500 km për grup mjetesh ose shfrytëzim mesatar prej 130.000 km për 4 vjet po për grup mjetesh”. Arsyetimi i shtetit është se kjo do të mundësojë efikasitet dhe ruajtje të imazhit të institucionit”.

Afati kohor për marrjen e këtyre mjeteve me qira është 4 vite. Çka do të thotë se, mjetet do të merren në përdorim për Policinë e Shtetit për një afat 4 vjeçar, ndërkohë që pas përfundimit të këtij afati, këto mjete do t’i dërgohen firmës që do të shpallet fituese e tenderit.

Në dokumente citohet se pronësia i ngel koncesionarit, i cili merret edhe me lejen e qarkullimit, nxjerrjen e targave apo edhe taksat. Madje, merret edhe me logimin, serviset rutinë dhe vendos GPS në makina. “Makinat, thuhet në dokumente, nuk figurojnë si asete të institucionit që i merr me qira, pasi pronar i mjetit mbetet qiradhënësi! Pra duke mbetur pronar qiradhënësi, mjetet në fund të afatit kontraktuale i kthehen atij” thuhet në shkresa.

Fiks Fare bëri një kalkulim se sa do t’i kushtojë buxhetit të shtetit marrja e një makine me qira për 4 vite nga Policia e Shtetit. Në dokumente, saktësohet se do të merren 60 copë makina “SEDAN” me qira për Policinë e Shtetit.

Fondi për këtë lot është 2.257.623 euro. Nëse do të bëjmë një llogaritje të thjeshtë, rezulton se 1 makinë SEDAN do të merret me qira për 4 vjet për 37.627 euro. Ndërkohë, fondi për makina SUV me qira, është 2.307.309 euro. Në dokumente shkruhet se do të merren me qira 60 makina SUV. Me një llogaritje sërish të thjeshtë rezulton se 1 makinë SUV do të merret me qira për vlerën e 38.455 euro!

Nga kalkulimet që bëri emisioni Fiks Fare rezulton se marrja e një mjeti me qira për 4 vite nga Policia e Shtetit është më shtrenjtë se sa këto mjete të blihen nga Policia e Shtetit.

Fiks Fare bëri një vëzhgim duke shkuar te Koncesionarët e makinave duke e pyetur se sa kushton një makinë me këto parametra të shpallura në tenderin. Është më lirë t’a blesh apo është më lirë ta marrësh me qira?!

Gazetarët shkruan në një firmë koncesionare që shet makina, duke u treguar karakteristikat e mjeteve, që janë në dokumentet e tenderit. Punonjësi i bëri me dije se aktualisht kanë vetëm makina “SUV”.

Ata i dhanë gazetarit të Fiks Fare një dokument, ofertë me të dhëna të makinës. Në total, bashkë me TVSH-në, makina kushton 35.083 euro. Garancia është 5 vite, pa limit kilometrash. Shërbimet janë 1 vit, 10 mijë kilometra.

Fiksi shkoi në një tjetër koncesionar makinash, duke u treguar punonjësve karakteristikat e makinave që kërkon Policia e Shtetit. “Ky është tenderi i policisë! Tender i policisë, që është për 120 copë, nuk je i pari që ke ardhur, kanë ardhur dhe të tjerë, që kërkojnë oferta. Siç është kjo këtu o… (makinë SEDAN) mund të shkoj diku te 30 mijë euro, ndërsa SUV-i diku rreth 34-35 mijë euro” thotë punonjësi.

Çmimi që dha ky punonjës është më lirë sesa çmimi që Policia e Shtetit do t’i marrë me qira për 4 vite!

Gazetarët shkuan në një tjetër firmë, ku gazetari i kërkoi punonjësit 10 makina për të blerë, me 0 kilometra. Në të njëjtën ditë, ai i dërgon Fiksit disa oferta dhe disa variante. Çmimi për 1 makinë SEDAN kushton nga 15 deri në 18 mijë euro.

Pra, rreth 20 mijë euro më pak sesa çmimi që Policia e Shtetit do të marrë 1 makinë me qira për 4 vite.

 

Marrë nga Emisioni “Fiks Fare” në Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Alket Hyseni mbledh kupolën e drejtësisë në Karaibe
Artikulli tjetër Finlanda vendi më i lumtur në botë; Kosova e 29-ta, Shqipëria e 89-ta

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.