KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Thellohet skandali me Porto Romanon, dyshime se firma “fituese” greke nuk pagoi garancinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Thellohet skandali me Porto Romanon, dyshime se firma “fituese” greke nuk pagoi garancinë
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

Thellohet skandali me Porto Romanon, dyshime se firma “fituese” greke nuk pagoi garancinë

Përditësimi i fundit: 19 Mars, 2026 12:53 pm
269 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Një tjetër skandal po del në dritë me tenderin e ndërtimit të portit të ri të Durrësit, në zonën e Porto Romanos, disa ditë pasi firma “fituese” greke u tërhoq zyrtarisht nga oferta, në momentin që ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të lidhte kontratën. Ka dyshime se presioni i faktorit ndërkombëtar, më saktësisht ai amerikan, ka sjellë anulimin e procedurës në fazën finale.

Megjithëse linja politike në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ndryshoi, pavarësisht se vendin e Belinda Ballukut e zuri Enea Karakaçi, sërish faktorët e tjerë kanë qenë më bindës, pas informacioneve se paratë që do të investoheshin në atë vepër të sigurisë kombëtare kanë pasur origjinë të dyshimtë, ndoshta edhe ruse.

Vox News ka mësuar nga burime pranë Autoritetit Portual të Durrësit, një institucion i përfshirë direkt në këtë aferë, se firma “fituese” në fazat e hershme, “Archirodon Construction”, nuk ka paguar garancinë prej 8 milionë euro. Dyshimet janë se këto para’ nuk ndodhen në asnjë bankë të nivelit të dytë të bllokuara. Nëse këto dyshime faktohen, atëherë ndaj zyrtarëve të ministrisë mund të ngrihen akuza zyrtare, këto në kuadrin e hetimeve të Prokurorisë së Posaçme për këtë aferë.

Në datën 9 mars duhej të shpallej fituesi i tenderit për ndërtimin e portit të ri të Durrësit, në Porto Romano, por në një deklaratë për mediat, ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se nuk kishte marrë asnjë ofertë. Kompania greke që në fazat e mëparshme ishte shpallur fituese, u tërhoq nga gara, teksa tenderi hyri në një kalvar të ri, megjithëse procedura ishte hapur prej 2 vitesh.

Karakaçi deklaroi se tërheqja e ofertuesit të vetëm erdhi për shkak të rritjes së kostove të ndërtimit, ndërkohë që tenderi i hapur në kohën e Ballukut, me objekt ndërtimi i “Portit të ri tregtar të integruar të Durrësit në Porto Romano – Faza I”, kishte një vlerë prej 400 milionë eurosh. Mësohet se në tender konkurruan disa kompani të mëdha ndërkombëtare, ndërkohë që më vonë filloi operacioni “gërshëra”, pasi vartësit apo vetë ish-ministrja Balluku i skualifikoi, duke lënë të vetme në këtë garë kompaninë greke “Archirodon Construction” dhe bashkëpunëtorët e saj.

Vox News ka shfletuar dokumente të këtij tenderi, ku rezulton se në shumë pika, dhe menjëherë pas përfundimit të fazës së parakualifikimit, fillon dhe duhet të paguhet garancia. Pikërisht në fazën që ka qenë edhe firma greke. “Në rastin e kontratave sektoriale, enti kontraktor, në bazë të diskrecionit të tij, mund të kërkojë sigurimin e ofertës edhe për procedurat nën kufirin e lartë monetar. Operatori ekonomik paraqet formularin e sigurimit të ofertës, sipas shtojcës 5. Shuma e kërkuar e sigurimit të ofertës është 786.400.000 ose 7.993.494 euro”, thuhet në dokumente.

Në dokumentet standarde të tenderit (DST) specifikohet se garancia duhet të paguhet në 4 llogari bankar të Autoritetit Portual të Durrësit, ku janë edhe të dhënat e këtyre numrave të llogarisë.

Dokumentet janë të hapura dhe mjafton një verifikim i SPAK-ut për të evidentuar nëse kjo garanci është paguar ose jo. Deri më tani zyrtarët e kësaj ministrie nuk kanë dhënë asnjë informacion për këtë shumë, teksa mos pagesa e saj rëndon zyrtarët e ministrisë, pasi SPAK-u ka sekuestruar tashmë dosjen e tenderit. Në këtë dosje ndodhen të gjitha informacionet apo veprimet e mosveprimet e tyre.

Duket se, fatura e shtetit shqiptar rëndohet dita–ditës nga kjo aferë. Vox News ka mësuar se janë bërë disa pagesa, fillimisht për projektimin, me vlerë rreth 17 milionë euro. Më pas u bë tender për konsulencë, me vlerë rreth 12 milionë euro. Një shumë prej 8 milionë është paguar për shpronësimet. Fatura të kripura për një nga shtetet më të varfra të Europës, por me burime e resurse të mëdha, që po zhvaten nga këta zyrtarë.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Raporti i Inteligjencës amerikane përmend Shqipërinë
Artikulli tjetër Betonizimi rekord i Tiranës fshihet nga statistikat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.