KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Afera “Durana”/ Nuk ka asnjë ndërtim, por kompanitë përfitojnë 0 tatim, në 15 vite
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Afera “Durana”/ Nuk ka asnjë ndërtim, por kompanitë përfitojnë 0 tatim, në 15 vite
AktualeAnalizeKomentKorrupsionKryesore

Afera “Durana”/ Nuk ka asnjë ndërtim, por kompanitë përfitojnë 0 tatim, në 15 vite

Përditësimi i fundit: 12 Janar, 2026 12:22 pm
479 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Arben Ahmetaj akuzoi se rreth 40 kompani janë regjistruar në “Durana Tech Park”, por se aty nuk ka asnjë kompani që të ketë ngritur zyra. Duke e cilësuar si aferë korruptive, aty ka zbritur sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, duke publikuar pamje se në zonë ka vetëm tokë bujqësore.

DEKLARATA E BLUSHIT

Parku ekziston vetëm në këtë projekt 3D të Edi Ramës.

Çfarë ndodh në të vërtetë në këtë skemë kriminale, në qendër të skemës ndodhet Korporata Shqiptare e Investimeve, e drejtuar nga Elira Kokona.

Skema mbështetet mbi Shoqatën e Kompanive të Teknologjisë së Informacionit.

Një strukturë private që rekruton kompani në katër nivele anëtarësimi, Individual, Silver, Gold dhe Platinium.

“Durana Tech Park” rezulton e regjistruar në 20 Shkurt të vitit të kaluar, në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe është themeluar gati një muaj e gjysmë pasi Ermal Beqiri, i shpallur sot në kërkim nga SPAK për aferën e AKSH-IT, aferën ku është përfshirë direkt familja e Kryeministrit Edi Rama dhe thuajse të gjitha kompanitë kanë transferuar fiktivisht adresën,  këtu në Xhafzotaj, në këtë livadh, për të përfituar përjashtim total nga taksat,  duke e kthyer ligjin e Techno Parkut në një armë të tmerrshme, vrastare  të abuzimit financiar, koston e të cilëve e vuajnë qytetarët shqiptarë.

Më konkretisht unë po ju lexoj se çfarë përfitojnë të gjitha këto kompani, që në fakt janë kompani fiktive, por që përfitojnë një numër të madh benefitesh nga shteti shqiptar.

Kompanitë përfitojnë 0% tatim mbi fitimin për një periudhë 15 – vjeçare për të gjitha të ardhurat që gjenerojnë nga veprimtari, të cilat presupozohet se zhvillohen në këtë park, në këtë livadh.

Përjashtim nga TVSH-ja për mallrat dhe shërbimet e përdorura për qëllime kërkimi dhe zhvillimi.

Lehtësime në sigurimet shoqërore,  ku kontributet mund të paguhen mbi bazën e pagës minimale për një periudhë të caktuar.

Përjashtim nga të gjitha taksat për një periudhë 10-vjeçare për pagat e personelit që punon në kërkim-zhvillim në këtë park inekzistent.

Përjashtim nga taksat e ndikimit në infrastrukturë dhe taksa e pasurisë së paluajtshme për një periudhë 10-vjeçare për ndërtimet e supozuara të ndërtuara në këtë park, me vendim të Këshillit të Ministrave.

Pra është mëse e qartë se çfarë krimi monstruoz, se çfarë afere monstruoze po realizohet në të ashtuquajturin Park “Durana”, një parajsë fiskale e ideuar nga Edi Rama,  përfituesit e së cilës janë pikërisht ata, të cilët Edi Rama i përdor si mashë apo si levë.

Ermal Beqiri, Ergys Agasi e dhjetra kompani të tjera fiktive, selitë e të cilave mund të jenë në “Bllok” ose nuk ekzistojnë fare, sigurisht në letra po e po, por që për shkak se janë regjistruar sikur janë rezidentë, sikur kanë zyrat në këtë livadh, që është livadhi i korrupsionit të Edi Ramës,  përfitojnë falje taksash, TVSH të ulët, kur ndërkohë është e njëjta qeveri, e cila refuzon të ulë TVSH-në për ushqimet e shportës, për pensionistët dhe për të gjithë ata shqiptarë, të cilët sot paguajnë bukën, miellin, vajin, orizin më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian.

Për pensionistët, për shqiptarët e thjeshtë që mezi përballojnë rritjen e çmimeve, qeveria nuk parashikon ulje TVSH-je.

Ndërsa për këto biznese që nuk ekzistojnë dhe për këtë park që nuk ekziston, por që në fakt po e zhvatin çdo ditë buxhetin e shtetit, jepet TVSH 0 dhe përjashtim nga taksat nga 10 deri 15 vite.

Ja pra, një tjetër kryevepër korrupsioni e Edi Ramës, e ngjashme me inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston.

E ftoj SPAK-un të vizitojë livadhin dhe të na tregojë godinën e “Durana Tech Park”, për të cilën Edi Rama shpërndau edhe çertefikatat e para dhe njoftoi se të paktën 40 rezidentë ndodheshin në këtë godinë.

Siç e theksova,  erdhëm ti takonim, por e vetmja që na priti ishte ajo lopë në fund të mullarit.

Një lopë pa zot.

 

Marrë nga Mapo.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gazeta italiane: Pse nuk reagon qeveria e Melonit për “Revolucionin e flamingove”?

Dështon atentati në Elbasan/ Tentoi të vriste Mir Bitocin por i ngec arma, arrestohet

Greqi/ Pse sulmet ndaj turistëve izraelitë, detyrojnë Athinën të reagojë?

Media britanike: Pse flamingot po thërrasin “Rama n’burg, Berisha n’burg”

Arsyet “logjistike dhe operacionale” çuan mbetjet e rrezikshme në Shënavlash

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trumpi paraqet veten si ushtrues detyre i presidentit të Venezuelës
Artikulli tjetër Shpëtohen pesë minatorëve në Trepçë, pas 9 orësh bllokimi nën tokë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Musine Kokalari, nga rezistenca ndaj tiranisë te Revolucioni i Flamingove
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 15 Gusht, 2026
Skema e turqve për zhvatjen e kromit/ Albchrome humbi 15 milionë euro në vitin 2025
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Gusht, 2026
Leku i fortë, xhepi i hollë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Gusht, 2026
Evropa në alarm të kuq nga zjarret, evakuohen turistët në Kroaci dhe Greqi
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 15 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.