KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në Shqipëri, po vijnë turistë “të varfër”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Në Shqipëri, po vijnë turistë “të varfër”
AnalizeEditorialSociale

Në Shqipëri, po vijnë turistë “të varfër”

Përditësimi i fundit: 11 Korrik, 2024 7:13 am
122 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

A po e vizitojnë Shqipërinë më shumë apo më pak turistë se një vit më parë? Ky është diskutimi i ditëve të fundit, në një kohë kur qeveria ka vendosur si parashikim për këtë vit numrin mbi 14 milionë turistë. Një debat mbi sektorin që nuk duhet të mbetet i përqendruar tek shifrat e vizitorëve ose thënë ndryshe sasisë, por tek ajo që realisht turizmit lë në ekonominë shqiptare, domethënë cilësia e tij.

Të dhënat e fundit të Ministrisë së Turizmit tregojnë se në pjesën e parë të këtij viti, Shqipërinë e vizituan 4.5 milionë turistë, me rritje 34% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Shifra pritet të rritet gjatë muajve korrik dhe gusht, periudha kur turizmi kulmon në vendin tonë.

Por çfarë lloj turistësh kemi ne?

Të dhënat tregojnë se kemi turistë të varfër. Në tremujorin e parë të këtij viti, shpenzimet mesatare të turistëve të huaj kanë qenë 513 euro për person ose 70 euro më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo do të thotë se turizmi shqiptar ka sasi dhe pak cilësi.

Por sa para ka gjeneruar sektori i turizmit në ekonomi?

Në tre muajt e parë të këtij viti, që janë edhe të dhënat e fundit, të ardhurat nga turistët e huaj arritën në 788 milionë euro, me rritje 20.8% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Por teksa të huajt vijnë në Shqipëri për të pushuar, shqiptarët ikin jashtë vendit. Ata kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre 521 milionë euro vetëm në tremujorin e parë të këtij viti ose rreth 17% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sipas përllogaritjeve të këtyre shifrave, bilanci i turizmit rezultoi pozitiv me 267 milionë euro ose 28.2% më shumë se vjet. Por vlen të theksohet se jo e gjithë kjo sasi parash mbetet në vend. Kjo në kushtet kur një pjesë ikën jashtë për të mbuluar importin e produkteve që duhen për të ushqyer turistët e huaj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vajza e Linda Ramës padit Sali Berishën dhe 6 deputetë të PD
Artikulli tjetër Shqipëria, e dyta në Europë për vdeķshmërinë foshnjore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.