KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 7% e bizneseve në Shqipëri paguajnë korrupsion, për ndryshimin e ligjeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > 7% e bizneseve në Shqipëri paguajnë korrupsion, për ndryshimin e ligjeve
KorrupsionKryesoreOpinion

7% e bizneseve në Shqipëri paguajnë korrupsion, për ndryshimin e ligjeve

Përditësimi i fundit: 21 Shtator, 2024 7:59 am
239 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në vende në tranzicion si Shqipëria ka një formë korrupsioni ku përveç pagesave direkte informale tek zyrtarët bizneset paguajnë për të bërë ndërhyrje në legjislacion në favor të tyre.

Barometri i Ballkanit në anketën me bizneset vërejti se 7 për qind e tyre në Shqipëri kanë pohuar se kanë kryer pagesa korruptive për të ndryshuar legjislacionin në favor të tyre.

Maqedonia dhe Serbia kanë nivel më të lartë të korrupsionit për ndikimin ligjor me nga 13 për qind secila.

Nga ana tjetër Kosova paraqitet si vendi më nivelin më të ulët në Rajon të kapjes ligjore, pasi vetëm 1 për qind e bizneseve pohojnë se kryejnë këtë formë të korrupsionit. Gjithashtu nivele kishin më të ulëta kishin edhe Bosnja dhe Mali i Zi ku 3 për qind të bizneseve pohojnë se paguajnë për të bërë ligje dhe rregulla në shërbim të tyre.

Nga të dhënat e brendshme në Shqipëri është mjaft i përhapur fakti i ndërhyrjeve të bizneseve në procesin e prokurimeve për të formuluar rregulla specifike që përjashtojnë pjesëmarrësit e tjerë.

Por në Shqipëri kapja e shtetit nëpërmjet ligjeve është një fenomen që tashmë njihet.

Në Kuvend ka gjithmonë nisma të veçuara që kërkojnë lehtësime fiskale që u shërbejnë një grupi kompanish.

Rezultatet e Barometrit të Ballkanit tregojnë se kapja e shtetit nëpërmjet ligjit është zakonshme për bizneset në Shqipëri pasi në vitin e fundit 7 për qind e bizneseve të anketuara kanë pranuar këto lloj pagesash.

Një raport i Transparency International në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim – (IDM) që përfshinte shqyrtime nga 2008 -2020 evidentoi se rastet e shqyrtuara të korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri japin përshtypjen se ka një lidhje të fortë ndërmjet zyrtarëve publikë, sektorit privat dhe gjyqësorit, e cila është rritur në mënyrë të vazhdueshme duke shfrytëzuar pronën publike dhe sigurimin e të mirave publike.

Ndërkohë që politikanët, kryesisht në qeverinë qendrore, por edhe në qeverisjen vendore – bashkëpunojnë me sektorin privat për të shfrytëzuar e burimet e vendit, gjyqësori i korruptuar siguron pandëshkueshmëri për këto veprimtari dhe i zgjat skemat fitimprurëse korruptive.

Rastet e vitit të fundit nën hetim nga SPAK tregojnë se si një seri zyrtarësh në rastin e inceneratorëve, koncesioneve në shëndetësi, dosja 5D fabrikonin rregulla në mënyrë të organizuar për përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet buxhetore.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kullat e reja të Tiranës, Rama në pazar si pronari i tokave shtetërore
Artikulli tjetër Rritja e çmimeve në korrik “përzuri” turistët nga hotelet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.