KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Politico”: Greqia, vendi që i lejon njerëzit t’i shpëtojnë drejtësisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > “Politico”: Greqia, vendi që i lejon njerëzit t’i shpëtojnë drejtësisë
KryesoreOpinionRajoniZhvillim

“Politico”: Greqia, vendi që i lejon njerëzit t’i shpëtojnë drejtësisë

Përditësimi i fundit: 27 Gusht, 2024 1:32 pm
123 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Reagime të shumta ka shkaktuar tek qarqet politike greke një artikull i portalit europian ”Politico”  që titullohet “Greqia, vendi që i lejon njerëzit t’i shpëtojnë drejtësisë”.

Mbulimet e disa skandaleve, hetimet e dështuara dhe ndjenja e përgjithshme e mosndëshkimit kanë bërë kambanat e alarmit të dëgjohen më tepër thotë “Politico” në artikullin e saj për Greqinë duke shtuar se në vendin ku ka lindur Demokracia, ka një ndjenjë të kalbjes së saj.

Konkretisht portali u referohet vendimeve apo procesit të drejtësisë për tre raste të ngjarjeve madhore që tronditën vendin : tragjedia e përplasjes së trenave në Tempi me 57 të vdekur, mbytja e anijes në Pylos ku nga gati 750 emigrantë u gjetën vetëm trupat e 82 të mbyturve  dhe rasti i përgjimeve të politikanëve e gazetarëve , i ashtuquajturi “Predatorgate”.

“Greqia ka përjetuar një sërë skandalesh që, edhe pse të gjitha të ndryshme, japin ndjesinë se sistemi i drejtësisë është në kolaps dhe pushtetarët nuk duan të rregullojnë asgjë. Ose edhe më keq, ata janë fajtorë”, thuhet në artikull.

I pyetur në konferencën e fundit për shtyp, zëdhënësi i qeverisë ka theksuar : Ajo që shkruhet është 180 gradë e kundërt me realitetin.

Ky titull, ky reportazh ka për qëllim diskreditimin e Greqisë jashtë vendit dhe kjo duket qartë nga raporti zyrtar për Sundimin e Ligjit, kjo duket qartë nga të dhënat zyrtare.

Ndarja e pushteteve është një nga kushtet bazë për të pasur një demokraci solide. Pra, Greqia ka një Gjyqësor të pavarur që punon, merr vendimet e tij në të gjitha rastet.

Avokati i Popullit Andreas Pottakis i intervistuar nga “Politico”  thotë se “Ka një ndjenjë të një përpjekjeje sistematike dhe të bashkërenduar për të minimizuar disa incidente dhe kjo krijon “dyshime për një tentativë mbulimi të skandaleve dhe neglizhencë që “duhet të shqetësojë lidershipin politik”.

Gjithashtu edhe partitë e opozitës, grupet e krijuara nga familjet e viktimave dhe hetuesit e pavarur  bashkë me disa portale që ripublikojnë artikullin në fjalë , flasin për një mbulim të ngjarjeve, për fshehje të fakteve , dëshmitarë të heshtur, dokumente ligjore të shpërfillura dhe viktima të mënjanuara. Hetimet parlamentare nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë turbulluar ujërat, thekson “Politico”.

Sipas një sondazhi të kryer për llogari të Institutit Eteron me rastin e 50-vjetorit të rënies së juntës dhe vendosjes së demokracisë, vetëm 29% e qytetarëve i besojnë sistemit të drejtësisë në vend.

Dobësimi i besimit të qytetarëve duket edhe tek sistemi politik sipas sondazhit të fundit të kompanisë Intervieë ku partia në fuqi Demokracia e Re ka një rënie nga 28% në 22% brenda 2 muajve ,ndërsa edhe partia më e madhe opozitare Syriza tashmë renditet jo e dyta, por e pesta për shkak të konflikteve brenda gjirit të saj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Socialistët të vendosur të zvogëlojnë numrin e Bashkive, nuk preken ato minoritare

Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, sepse nën drejtimin e tij nuk prodhon më asgjë

Albin Kurti: Mund të importojmë gaz amerikan nga Shqipëria

Gjykata e Lartë rrrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 50% zjarre më shumë këtë vit në Greqi
Artikulli tjetër Shefi i Facebook: Biden dhe Harris na ushtruan presion për të censuruar amerikanët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria i fal trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë, për hotele
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Korrik, 2026
“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Korrik, 2026
Rruga drejt lirisë së Sokol Sanxhaktarit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 17 Korrik, 2026
Dy kulla miratohen, në mes të Vlorës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 17 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.