KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: PNUD: Në Shqipëri qarkullojnë mbi 3 miliardë euro drogë dhe korrupsion
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > PNUD: Në Shqipëri qarkullojnë mbi 3 miliardë euro drogë dhe korrupsion
AnalizeEditorialFokusKorrupsionKryesore

PNUD: Në Shqipëri qarkullojnë mbi 3 miliardë euro drogë dhe korrupsion

Përditësimi i fundit: 16 Korrik, 2024 6:37 pm
186 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një raport i UNDP i titulluar “Vlerësimi i Financës së Zhvillimit në Shqipëri” thotë se ekonomia shqiptare është ë përmbytur nga flukset e paligjshme financiare. Autorë të raportit janë Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë dhe Elena Polo.

“Flukset e paligjshme financiare përbëjnë një sfidë të rëndësishme për Shqipërinë, veçanërisht në termat e efektit gërryes në burimet financiare private, integrimin e tyre në sistemin financiar, lidhjen me ekonominë e madhe informale dhe minimin e shtetit, demokracisë dhe institucioneve publike” thuhet në raport.

Autorët e raportit kanë kuantifikuar edhe përmasat e këtij problemi. “Sipas vlerësimeve të vitit 2020, flukset e paligjshme financiare përbëjnë një të pestën e ekonomisë shqiptare,” thotë raporti.

Pjese nga raporti i UNDP me autore Linda Rama dhe Elena Polo

Në vitin 2020, madhësia e ekonomisë shqiptare ishte rreth 16.5 miliardë euro. Kjo do të thotë se sipas vlerësimeve të raportit, 3.2 miliardë euro ishin flukse të paligjshme financiare me origjinë nga aktivitetet kriminale si trafiku i drogës, korrupsioni apo dhe evazioni fiskal.

Qeveria nuk e sheh problemin
Vërshimi i narkoeurove në ekonominë shqiptare është shndërruar në një nga problemet më të mëdha për ekonominë shqiptare duke ndikuar edhe parametrat makroekonomik të vendit si ecurinë e inflacionit, por edhe kursin e këmbimit. Pasojat e këtij fenomeni janë veçanërisht të dukshme në tregun e pasurive të patundshme, me me kullat që ngrihen në seri në qiellin e Tiranës dhe çmimet që i ndjekin nga pasa drejt majave të reja.

Por pavarësisht këtyre sinjaleve dhe denoncimeve të shumta nga opozita dhe ekspertë, autoritetet e kanë mohuar fenomenin e pastrimit masiv të parave në ekonominë shqiptare duke kundërshtuar edhe konkluzionet e publikuara në raportet e përvitshme të institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Departamentin e Shtetit.

“Dini ndonjë vend të botës që nuk pastrohen para. Para pastrohen kudo, por ama është e pavërtetë që këtu në Shqipëri, pastrimi i parave është kaq masiv sa të flitet për 1.3 miliardë nga ndërtimi. Këto janë shifra të dala nga raporte të njerëzve anonimë që financohen herë nga një institucion herë nga tjetri, por nuk qëndrojnë. Këto dëmtojnë vendin tonë por nuk qëndrojnë. Unë nuk them që nuk pastrohen para por proporcionet nuk janë ato që thuhen,” u shpreh Rama në një interviste për gazetaren Erla Mëhilli në Euroneës.

Me sa duket, tani kryeministrit do t’i duhet të bindë jo vetëm opozitën dhe ekspertët se në Shqipëri nuk ka kriminalizim të ekonomisë, por edhe familjarët e tij.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zyrtare, Gareth Southgate jep dorëheqjen
Artikulli tjetër Simbolika e ardhjes së mundshme të dyshes Trump-Vance, në Shtëpinë e Bardhë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.