KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rastet e shkarkimeve të padrejta ngrenë shqetësime për drejtimin e RTSH-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Rastet e shkarkimeve të padrejta ngrenë shqetësime për drejtimin e RTSH-së
EditorialOpinionSociale

Rastet e shkarkimeve të padrejta ngrenë shqetësime për drejtimin e RTSH-së

Përditësimi i fundit: 9 Korrik, 2024 7:27 am
116 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Dy ish-punonjës të televizionit publik shqiptar, Radio Televizioni Shqiptar, RTSH – mes më shumë se 140 që janë pushuar nga puna ose janë larguar që kur një besnik i Partisë Socialiste në pushtet u emërua drejtor i tij vitin e kaluar – i treguan BIRN se si fituan çështjet gjyqësore për shkarkim të padrejtë nga puna.

Kur Elton Kadisi u shkarkua në gusht të vitit të kaluar nga departamenti i shitjeve të RTSH-së pas 23 vitesh punë, arsyeja e dhënë për këtë masë të marrë ishte mossigurimi i disa karrigeve që i kishte kërkuar drejtori i përgjithshëm.

Kadisi u shkarkua për gjoja paaftësi. Një vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, i datës 12 qershor, thoshte se drejtori i përgjithshëm i kishte kërkuar atij të siguronte gjashtë karrige për kanalin RTSH 4 dhe tre për zyrën e Transkodimit dhe Kontrollit të Cilësisë.

Kadisi “nuk e zbatoi këtë urdhër dhe me papërgjegjshmëri absolute u përpoq të akuzonte punonjës të tjerë të institucionit për mungesën e karrigeve, me vetëdije të plotë se kjo nuk ishte e vërtetë”, kishte pretenduar RTSH, kujton vendimi i gjykatës. .

Por gjykata vendosi në favor të Kadisit dhe urdhëroi televizionin publik t’i paguante atij 28 muaj e gjysmë pagë për shkarkim pa njoftim paraprak dhe duke mos respektuar procedurat, duke marrë parasysh kohëzgjatjen e shërbimit të tij.

Kadisi është një nga më shumë se 140 punonjësit e RTSH-së që janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqjen që nga qershori i vitit 2023, kur ish-deputeti socialist Alfred Peza mori postin e drejtorit të përgjithshëm. Të tjerë gjithashtu kanë hapur çështje gjyqësore për shkarkim të padrejtë nga puna.

Peza ishte një emërim kontrovers, pasi ai kishte qenë një figurë e lartë e Partisë Socialiste, e cila është në pushtet prej dhjetë vitesh, dhe një ish-deputet i saj. Emërimi i tij në postin e lartë në televizionin publik ka ngritur pikëpyetje për pavarësinë e tij nga qeveria e kryeministrit Edi Rama dhe objektivitetin e tij të transmetimit.

Peza nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga BIRN deri në momentin e publikimit.

“Nevojitet një llogaridhënie më e madhe”

Shkarkimet janë kritikuar nga sindikatat e medias dhe organizatat ndërkombëtare. Edhe një raport monitorimi parlamentar muajin e kaluar mbi veprimtarinë e RTSH-së shprehu shqetësim.

Raporti vuri në dukje se kishte “një numër shumë të lartë punonjësish të pushuar nga puna, 142”. Ai tha gjithashtu se 155 punonjës të rinj ishin rekrutuar duke përdorur procedura të paqarta gjatë të njëjtës periudhë.

“Janë marrë njëqind e pesëdhjetë e pesë vendime për emërime, ndërsa në faqen zyrtare të RTSH-së janë publikuar vetëm 25 njoftime për vende të lira pune”, thuhej në raport.

BIRN pyeti RTSH-në se sa nga stafi i saj kishin ngritur padi kundër saj nga prilli 2023 deri në korrik 2024, por nuk mori përgjigje deri në momentin e publikimit.

Peza e ka trajtuar polemikën vetëm një herë, kur u mor në pyetje në një seancë parlamentare në qershor të këtij viti. Ai argumentoi se shkarkimet ishin të nevojshme për të hequr stafin joaktiv.

“Ne gjetëm njerëz në institucion që nuk kishin ardhur as edhe një ditë të vetme në punë”, tha ai. Ai pohoi gjithashtu se disa gazetarë dhe kameramanë kishin marrë rroga prej 18 vitesh, por nuk kishin asnjë material në arkivin e RTSH-së.

BIRN foli me një punonjës tjetër të RTSH, i cili fitoi gjyqin e tij për shkarkimin e padrejtë nga puna në një vendim të gjykatës së shkallës së parë.

Devid Xhaja tha se ka punuar për televizionin publik për 22 vjet, dhjetë vitet e fundit si drejtor arkive. Ai u shkarkua pa u informuar përse, tha ai për BIRN. “Shkarkimi nga puna ishte i menjëhershëm dhe pa arsye”, tha Xhaja.

“Sigurisht që u ndjeva i ofenduar për mënyrën se si u pushova nga puna, në mënyrë të padrejtë dhe të pabazë”, shtoi ai. “Si mund të pushohesh pa arsye me 22 vite shërbim në RTSH?”

Në qershor, gjykata e shkallës së parë vendosi në favor të tij dhe urdhëroi televizonin publik t’i paguante 26 muajë paga.

Blerjana Bino, nga Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt, një OJQ me qendër në Tiranë që ka ndjekur nga afër situatën në RTSH, tha se në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi, Inspektorati i Punës i vendit zbuloi se kishte marrë gjashtë ankesa për largime të padrejta nga puna nga RTSH që nga qershori 2023.

“Këto gjetje mbështesin shqetësimet e ngritura më parë nga Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt, i cili ka dokumentuar raporte nga gazetarë që pretendojnë se janë pushuar nga puna pa proces të rregullt”, tha Bino për BIRN.

“Duhet theksuar se letra zyrtare e Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt për RTSH-në në lidhje me këto pretendime mbetet pa përgjigje, duke ngritur pikëpyetje për transparencën dhe gatishmërinë e televizionit publik për të adresuar këto çështje”, shtoi ajo.

Ajo shtoi se, duke pasur parasysh seriozitetin e ankesave, tani duhet një “mbikëqyrje më e madhe parlamentare e RTSH-së”.

“Komisioni parlamentar përgjegjës për çështjet e medias duhet të marrë në konsideratë krijimin e një task force dedikuar hetimit të këtyre akuzave dhe monitorimit të pajtueshmërisë së RTSH-së me ligjet e punës dhe rekomandimet parlamentare”, tha ajo.

“Ky mekanizëm i përmirësuar mbikqyrës mund të ndihmojë në sigurimin e llogaridhënies dhe transparencës më të madhe në operacionet e televizionit publik shqiptar, duke mbrojtur si të drejtat e profesionistëve të medias ashtu edhe integritetin e shërbimeve të medias publike”, shtoi ajo.

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Numri i familjeve pa shtëpi është rritur me 87% në Shqipëri
Artikulli tjetër Si u zgjerua skandali i mikrokredive pas kallëzimeve në Prokurori?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.