KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës
AktualeEkonomiOpinionSociale

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës

Përditësimi i fundit: 9 Maj, 2025 12:29 pm
255 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit do të fillojë operimin një kompani ajrore e re me emrin “Air Kosova”. Ai u shpreh se është regjistruar një kompani shqiptare e re, që do të ketë bazën e saj në Kukës dhe do të ofrojë fluturime për qytetarët nga Kosova në mënyrë të posaçme.

Në pamje të parë, “Air Kosova” ngjan si një linjë ajrore e re, e krijuar për të forcuar lidhjet Shqipëri-Kosovë dhe për të gjallëruar Aeroportin e Kukësit. Por faktet tregojnë se ajo është thjesht një produkt brenda grupit që operon vetë aeroportin, pa asnjë investitor të ri dhe asnjë lidhje reale me Kosovën.

Por pas skenës patriotike dhe simbolikës së thellë emocionale, fshihet një realitet shumë më i ftohtë. Kompania nuk është as kosovare, as një linjë ajrore në kuptimin ligjor dhe ekonomik të fjalës. Në fakt, ajo është një zgjatim i drejtpërdrejtë i vetë koncesionarit të Aeroportit të Kukësit, një koncesion i dhënë pa garë reale dhe me lidhje me Grupin Kastrati.

Aeroporti i Kukësit, i ndërtuar fillimisht si dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe për Kosovën pas luftës së vitit 1999, iu rikthye vëmendjes në vitin 2018 kur qeveria shqiptare pranoi një propozim të pakërkuar për koncesion nga një bashkim kompanish të lidhura me Grupin Kastrati dhe partnerë të tjerë teknikë. Qeveria u dha 8% bonus ofertuesit, sipas praktikës së tenderëve të tillë, por kur u hap gara, grupi propozues nuk mori pjesë fare. Në vend të tij garuan vetëm dy kompani: Bami shpk dhe Global Technical Mechanics, të cilat rezultuan fituese për mungesë konkurrence.

“Air Kosova” dhe Aeroporti i Kukësit

Në një fjalim të gjatë, përballë punonjëseve të administratës shtetërore dhe kompanisë ajrore të zotëruar nga Behgjet Pacolli, kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen së shpejti të fluturimeve edhe në Aeroportin e Kukësit.

“Tani ju të Kosovës do të prekeni në mënyrë të posaçme. Një kompani e re shqiptare që do të nisë së shpejti për të mos ndaluar më fluturimet në Aeroportin e Kukësit.

“Air Kosova do të jetë kompania tjetër shqiptare” – tha Rama.

Sipas Kryeministrit, po punohet për sigurimin e avionëve dhe përgatitjet e para-operimit, por Ai nuk dha një datë të saktë për nisjen e fluturimeve.

“Këto data kur i them, më sjellin sy të keq”, shtoi Rama duke njoftuar se kjo kompani është regjistruar në janar 2025 dhe do të ketë si bazë operacionale Aeroportin e Kukësit.

“Ka nisur puna prej kohësh dhe në janar është regjistruar zyrtarisht një kompani e re shqiptare. Tani ju të Kosovës do të prekeni në mënyrë të posaçme. Një kompani e re shqiptare që do të nisë së shpejti për të mos ndaluar më fluturimet në Aeroportin e Kukësit. “Air Kosova” do të jetë kompania tjetër shqiptare dhe këto dy avionë do të jenë avionët e krenarisë sonë të përbashkët. Air Albania që do të ketë bazën e vet dhe Air Kosova që do të ketë bazën e vet në Kukës”, tha Rama.

Dokumentet tregojnë se kompania është pjesë e së njëjtës rrjetë interesash që kontrollon Aeroportin e Kukësit, me lidhje të thella me biznesin e fuqishëm të hidrokarbureve në Shqipëri, konkretisht me Grupin Kastrati.

Personazhi kyç që lidhet si me koncesionin, ashtu edhe me Air Kosova, është Ridgers Mema.

Edhe pse në publik paraqitet si sipërmarrës i ri, ai rezulton të ketë pasur më parë aksione në kompani të tjera të lidhura me Grupin Kastrati, përfshirë Al Global Oil, që bleu uzinën e bitumit në Fier, dhe AK Trade International Oil, ku në bord është shfaqur edhe Shefqet Kastrati vetë, së bashku me ish-deputetin Alket Hyseni.

“Air Kosova” është regjistruar në fillim të vitit 2025 me administrator Ridgers Mema, i cili njëkohësisht është edhe drejtues i Aeroportit të Kukësit.

Aksioneri i vetëm është kompania Global Technical Mechanics, e zotëruar nga Mema dhe e njëjta njëjta që fitoi koncesionin e aeroportit. Nuk ka asnjë pronar kosovar, as ndonjë investitor të huaj strategjik. Nuk ka flotë të vetën, nuk ka licenca operimi si kompani ajrore më vete, është thjesht një emër i stampuar mbi një avion.

Administrator i “Air Kosova” është Ridgers Mema, i njëjti person që menaxhon dhe kompaninë koncesionare të aeroportit, “Kukës International Airport”.

Shoqëria është krijuar për zbatimin e kontratës së koncesionit për “Rikonstruksionin, Operimin dhe Transferimin e Aeroportit të Kukësit”, me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si autoritet kontraktues. Objektivi është menaxhimi i aeroportit dhe çdo veprimtari ndihmëse e lidhur me të.

Aeroporti i Kukësit u inaugurua me ceremoni të bujshme në prill 2021, në prag të zgjedhjeve parlamentare, dhe u hap zyrtarisht për fluturime më 9 korrik të po atij viti. Ai u promovua nga kryeministri Edi Rama si një qendër zhvillimi që do të sillte vende pune, turizëm dhe biznes në verilindje të vendit.

Në muajt korrik-shtator 2021, në këtë aeroport operuan dy linja ajrore , “Helvetic Airways” dhe “Air Albania”, me fluturime përkatësisht nga Zyrihu dhe Stambolli.

Megjithatë, pas përfundimit të sezonit turistik, aktiviteti ajror në Kukës ra ndjeshëm. Deri në mesin e shtatorit, mbeti vetëm një fluturim në javë, dhe më 21 tetor 2021 ku u regjistrua fluturimi i fundit.

Në vitin 2018, qeveria shqiptare hapi procedurën për dhënien me koncesion të Aeroportit të Kukësit. Fillimisht, një propozim i pakërkuar nga Grupi Kastrati & TMD Systems u pranua nga Këshilli i Ministrave, të cilëve u dhanë edhe 8% bonus konkurrimi. Megjithatë, në mënyrë të habitshme, ky grup nuk mori pjesë fare në tenderin përfundimtar.

Ofertuesit e vetëm ishin dy kompani pa përvojë në aviacion: Bami shpk, ndërtimi dhe Global Technical Mechanics, kompani e sapokrijuar, pa asnjë aktivitet konkret.

Të dyja kompanitë fituan automatikisht, pa konkurrencë reale.

 

Marrë nga Shteg.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mesazh i Ambasadës së SHBA-ve dy ditë para zgjedhjeve
Artikulli tjetër Projektet e BE-së përjashtohen nga TVSH-ja

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.