KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Bankers”, koncesionari nga Ishujt Kajman si biznes i vogël, më 2022 dhe 2023 fitoi 110 mijë euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Bankers”, koncesionari nga Ishujt Kajman si biznes i vogël, më 2022 dhe 2023 fitoi 110 mijë euro
AnalizeEkonomiKorrupsionKryesoreOpinion

“Bankers”, koncesionari nga Ishujt Kajman si biznes i vogël, më 2022 dhe 2023 fitoi 110 mijë euro

Përditësimi i fundit: 24 Dhjetor, 2024 1:22 pm
231 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Prej disa muajsh qeveria po tenton të zbatojë vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit në Paris, për t’i vjelë kompanisë koncesionare “Bankers” plot 236 milionë dollarë. Janë bërë disa përpjekje për zbatim, por vetëm ditët e fundit është hapur një tender për të përkthyer vendimin në fjalë.

VoxNews publikoi dokumentet e këtij tenderi nga AKBN-ja, e cila ka ngritur një grup pune për “zbërthimin” e vendimit, për të dalë më pas sa detyrime ka për t’i paguar koncesionari që shfrytëzon prej 20 vitesh vendburimin e naftës Patos – Marinëz, i cili përbën mbi 90 % të rezervave që shfrytëzohen.

Prej shumë kohësh, mes firmës që operon sipas ligjeve offshore të Ishujve Kajman dhe qeverisë shqiptare ka një konflikt, ku firma ka rritur ndjeshëm shpenzimet, me qëllim që të mos paguajë taksa dhe detyrime. Madje, kompania ka dalë me humbje, pasi ka rritur rrogat e drejtuesve dhe shpenzimet të pajustifikuara, konflikt i cili shkoi edhe në Arbitrazh.

Si qeveria ashtu edhe Bankers pretenduan se konflikti është i viteve 2011 deri në 2016, por me ndryshimin e pronarëve situata ka ndryshuar.

Por, a ka ndryshuar situata në vitet e fundit?! VoxNews ka analizuar bilancet e Bankers në vitet e fundit, ku firma ka dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit pasqyrat financiare deri në vitin 2023. Dokumenti i mësipërm është një vendim i drejtuesve të shoqërisë “Bankers Petrolium Albania LTD”.

“Në përfundim të kësaj mbledhje u vendos miratimi i pasqyrave financiare të degës të Shqipërisë për vitin ushtrimor të mbyllur më datë 31 dhjetor 2022, të audituara nga auditues i pavarur, me një fitim të ushtrimit prej 7.043.821 lekë” thuhet në këtë dokument. Një fitim tepër minimal, duke marrë parasysh xhirimin e qindra milionë eurove në vit nga firma.

“Këtij vendimi i bashkëngjiten si një pjesë e tij dhe një kopje e pasqyrave. Ngarkohet z. Huanqin Xiao si administrator i degës në Shqopëri për publikimin e disponimin e këtij vendimi” thuhet në këtë dokument.

Nisur nga fitimi tepër i ulët, me të drejtë lindin disa pyetje; A janë reale? Nëse një firmë kaq e madhe ka këtë fitim, përse e vijon koncesionin? Ku shkojnë miliona eurot që xhiron? A mos vallë po ndiqet e njëjta skemë si ajo e viteve më parë, për të mos paguar tatime dhe divident?!

VoxNews vijoi të shfletojë bilancet e firmës koncesionare, ku edhe për vitin 2023 ka deklaruar një fitim tepër minimal. Ja se çfarë thuhet në këtë dokument; “Vendim i drejtuesve të Bankers, ku më datë 31 korrik 2024 u vendos miratimi i pasqyrave për vitin ushtrimor të mbyllur më datë 31 dhjetor 2023, me një fitim të ushtrimit prej 4.117.947 lekë”. Pra, për 2 vite kompania koncesionare fitoi rreth 110 mijë euro, ose sa një biznes i vogël. Të jenë të ardhura reale?

Në vitin 2023, firma ka bërë një raport të ecurisë ku rezulton se shoqëria mëmë Bankers vepron sipas ligjeve të Ushujve Kajman. Marrëveshja e Patos-Marinzës u bë efektive në mars 2004 dhe ka një afat 25 vjeçar me opsionin për t’u zgjatur dhe për pesë vite të tjera, me zgjedhjen e shoqërisë mëmë, pas miratimit të qeverisë dhe organeve rregullatorë.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Jared Kushner jep të vërtetën e tij për projektin e Zvërnecit

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it

Reshjet e dendura të shiut sjellin probleme në Kukës

Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi

Kalon, pas seancës maeratonë të kuvendit, Reforma Territoriale me 85 vota pro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Betlehemi i gjallë’: rituali që risjell skenat biblike në veri të Shqipërisë
Artikulli tjetër Puna e papaguar jashtë orarit shkelja më e rëndomtë në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Thirrje për bisedime paqeje: A po lodhet Ukraina nga lufta?
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 9 Tetor, 2026
Itali/ Parlamenti miraton reformën e diskutueshme zgjedhore
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 9 Tetor, 2026
Francë/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, në Paris
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 9 Tetor, 2026
Euro bie dukshëm kundrejt dollarit: Krizë e re financiare?
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 9 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.