KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Biznesi paralajmëron rritje çmimesh dhe humbje konkurueshmërie
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Biznesi paralajmëron rritje çmimesh dhe humbje konkurueshmërie
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Biznesi paralajmëron rritje çmimesh dhe humbje konkurueshmërie

Përditësimi i fundit: 16 Nëntor, 2026 9:55 am
130 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pas gati një dekade me TVSH të reduktuar prej 6%, hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese në Shqipëri pritet të përballen me një normë më të lartë tatimi. Qeveria ka propozuar që, nga 1 janari 2027, TVSH-ja për akomodimin të rritet në 10%, një ndryshim nga i cili llogarit të arkëtojë 593 milionë lekë shtesë në buxhet.

Siç shkruan revista ekonomike Monitor, masa, e përfshirë në Paketën Fiskale 2027, prek një nga lehtësitë kryesore që iu dhanë sektorit në vitin 2017, kur ulja e TVSH-së në 6% u përdor si instrument për nxitjen e turizmit.

Norma e re do të zbatohet për shërbimet e akomodimit, por edhe për të gjitha shërbimet që ofrohen brenda hoteleve dhe resorteve me pesë yje, me status special, që operojnë nën marka të njohura ndërkombëtare.

Për qeverinë, argumenti kryesor është se turizmi nuk ndodhet më në të njëjtën fazë zhvillimi si në kohën kur u miratua lehtësia fiskale.

Por përfaqësuesit e industrisë turistike e shohin ndryshe nga qeveria momentin e zgjedhur për rritjen e TVSH-së.

Për ta, ndryshimi nuk vjen në një treg që ka kapërcyer vështirësitë e zhvillimit, por në një periudhë kur zhvlerësimi i euros kundrejt lekut, rritja e pagave dhe e shpenzimeve të përditshme po pakësojnë të ardhurat dhe marzhet e fitimit. Shqetësimi është se fatura e re fiskale do të rëndojë pikërisht mbi avantazhin me të cilin Shqipëria ka konkurruar deri tani: çmimin.

“Vendimi për rritjen e TVSH-së në akomodim nga 6% në 10% është një goditje direkte ndaj konkurrueshmërisë së turizmit shqiptar në Ballkan”, thotë i cituar nga Monitor, Zak Topuzi, nga Shoqata Shqiptare e Turizmit.

Ai e kundërshton edhe kohën e propozimit, duke përmendur, ndër të tjera, zhvlerësimin e euros me mbi 40% këto katër vitet e fundit, dyfishimin e pagave të fuqisë punëtore dhe shtrenjtimin e lëndëve të para që e shtojnë barrën. Ai sjell në vëmendje se lëvizja e fundit do t’i vendosë hotelet formale përballë detyrimeve të reja dhe një konkurrence të padrejtë me një numër të madh apartamentesh me qira ditore që, sipas tij, nuk janë formalizuar plotësisht.

Efekti, sipas përfaqësuesve të sektorit, nuk kufizohet vetëm te një sezon turistik, por te planet afatgjata të biznesit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një ruter paralizoi qiellin amerikan
Artikulli tjetër Këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës, interpretohet në hapje të Forumit të Zgjerimit të BE-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.