KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Çmimet e banesave në 2025, ekspertët: Do ketë rritje, periferia e Tiranës ka kërkesat më të larta
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Çmimet e banesave në 2025, ekspertët: Do ketë rritje, periferia e Tiranës ka kërkesat më të larta
EkonomiKryesoreOpinionSociale

Çmimet e banesave në 2025, ekspertët: Do ketë rritje, periferia e Tiranës ka kërkesat më të larta

Përditësimi i fundit: 24 Janar, 2025 11:53 am
155 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Tirana ka vijuar zhvillimin e saj galopant gjatë viteve të fundit, duke u shndërruar në një metropol me ritme të shpejta urbanizimi. Ndërsa çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur ndjeshëm, ky fenomen ka sjellë disa ndryshime të rëndësishme në tregun e banesave, duke e bërë jetesën në kryeqytet një luks për shumë qytetarë.

Erjon Harizi, Kryetar i Bordit të Shoqatës së Ndërtuesve, thekson se rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme reflekton një përmirësim të cilësisë së jetesës dhe zhvillimin e urbanistikës. Ai shton se ndërtuesit kontribuojnë në ofrimin e apartamenteve për shtresat në nevojë, edhe pse kjo është një përgjegjësi që kërkon një angazhim më të madh nga shteti.

“Kur themi kemi rritje të çmimeve kemi dhe rritje të cilësisë së jetesës, rritje të vlerës së pronave dhe zhvillimit të urbanistikës. Ky çmim për personat që e kanë një pronë është një lajm shumë i mirë dhe nuk duhet ta shohim me pesimizëm. Është një shtresë në nevojë duhet të fokusohemi se si t’jua bëjmë më të lehtë për ta pasur një pronë. Këto janë politika të qeverisë më shumë se të ndërtuesve, por është i vetmi sektor që kontribuon në ndihmë të shtresë në nevojë ku kontribuon me 3 % të sipërfaqes totale të ndërtimit. Kjo nuk është detyrim ligjor, por është një VKM abuzive nga ana e qeverisë ku detyron vetëm ndërtuesin që të kontribuojë për të pastrehët, kur duhet të kontribuojë çdo biznes. Sot me 3 % qe kontribuon është një faturë me miliona euro dhe është detyrë e shtetit të gjej mënyrën dhe rrugën që ta bëjë të mundur blerjen e një banese nga çdo shtresë e shoqërisë. Ndërtuesi nuk kontribuon pak, por me 3 % të sipërfaqes qe i bie deri në 500 apartamente në vit që jepen për të pastrehët dhe personave në nevojë”, u shpreh Harizi në “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH.

Në të njëjtën linjë, Adela Mahmutaj, eksperte pronash, thekson se urbanizimi i Tiranës është zgjeruar edhe përtej qendrës, duke ofruar mundësi për individët, veçanërisht çiftet e rinj, për të blerë apartamentin e parë. Çmimet e apartamenteve fillojnë nga 800-900 euro për metër katror, dhe ajo e sheh këtë si një nivel të përballueshëm, duke marrë parasysh kërkesën e lartë për qira në zona të ndryshme

“Fakti që në Tiranë kemi një urbanizim të zhvilluar dhe përtej qendrës i jep mundësi të gjithëve që të kenë qasjen për të pasur një apartament. Për një çift të ri me nivelin e pagave sot, po blejnë apartamente në zonat jashtë qendrës së Tiranës, ku kanë një akses shumë më tepër për këtë kategori njerëzit që duan të kenë apartamentin e parë. Sot njerëzit kanë mundësi të blejnë shtëpi përmes kredisë apo me këste dhe në 2025 mund të investojnë në banesën tonë të parë qoftë edhe me një buxhet 20-30 %. Çmimet fillojnë nga 800-900 euro metri katror. Ky është standardi i ri dhe nuk mund të pretendojmë më që Tiranë të ketë çmime 500 euro metri katror ku qiraja ka vajtur kaq. Kjo nuk është një rritje artificiale, pro është fakti i ri në treg dhe është e përballueshme se kërkesa për qira po rritet dhe nuk mund të themi më që është e papërballueshme”, u shpreh Mahmutaj.

 

Marrë nga Javanews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump: Arabia Saudite, të ulë çmimin e naftës për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë
Artikulli tjetër Përgatitet krijimi i Bankës Shqiptare të Zhvillimit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.