KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Debate për çmimin e energjisë, ekspertët të ndarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Debate për çmimin e energjisë, ekspertët të ndarë
EkonomiKryesoreOpinionZhvillim

Debate për çmimin e energjisë, ekspertët të ndarë

Përditësimi i fundit: 13 Janar, 2025 9:54 am
131 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ulja e çmimit të energjisë elektrike për familjarët që harxhojnë deri në 700 kw/h në muaj ka ndezur diskutim të gjerë në publik dhe mes ekspertësh.

Skema e përfitimit duhet të ishte më gjithëpërfshirëse referuar profesorit Selami Xhepa, teksa ekonomisti Eduart Gjokutaj vlerëson se është një model i praktikuar nga vendet fqinje.

“Nuk është një reformë e mirëfilltë tarifore, reformë do të ishte po të shikonim të gjithë zinxhirin e tarifimit të përfshirë: të gjithë operatorët jo vetëm konsumatorët familjarë, pra prodhuesit, sipërmarrësit”, u shpreh Xhepa.

“Është një masë që përdoret edhe në vende të tjera pasi vetë çmimi i energjisë shfryhet nëpërmjet subvencioneve edhe në vende të Ballkanit që kanë një treg të paliberalizuar ende, është ndryshe me tregjet e Europës Perëndimore ku çmimi ndjek bursën dhe natyrisht e aty në raste të caktuara përdoret për shtresat vulnerable përdoren elemente të tillë të uljes së çmimit apo të subvencioneve më së shumti”, tha Gjokutaj.

1 lek më pak për kw, shihet herë si ndihmë për abonentët familjarë e herë si e pamjaftueshme.

“Ndihma më e madhe është për shtresat që kanë më pak të ardhura, apo për ata në pension e që janë edhe afër kufirit të minimumit jetik. Përtej asaj që kanë qasje sociale për të ndihmuar e për shfryrë koston e përditshme të jetesës, duhen përdorur forma të tjera që të jenë të përhershme”, tha Gjokutaj.

“Diskutimi që është ngjallur në publik nuk e meriton këtë vëmendje se ulja është modeste edhe përfitimi është modest edhe sidomos për shtresat në nevojë. Një familje pensionistësh nuk shpenzon më shumë se 400 kë/h në muaj e gjithë përfitimi do ishte 4 mijë lek të vjetra”, tha Xhepa.

Transparenca mbi financat e OSHEE-së dhe përmirësimit të të ardhurave; baza që solli vendimmarrjen e Entit rregullator të energjisë për uljen e çmimit për këtë kategori konsumatorësh, do të ishte e nevojshme sipas specialistëve për të analizuar sasinë tavan të vendosur dhe masën e përfitimit.

“Duhet të dimë më shumë informacion për të qënë të besueshëm nëse ulja me 1% është e mjaftueshme, realiste apo kishte hapësira për ta ulur më shumë apo nëse planet e investimeve të koorporatës; sepse tarifa nuk duhet të mbulojë vetëm se sa kushton energjia që prodhohet por duhet të jetë e tillë që ti mundësojë koorporatës dhe investime për të modernizuar sistemin në afatin e gjatë”, tha Xhepa.

“Të dhënat e publikuara për dy tre vitet e fundit tregojnë se OSHEE ka një bilanc pozitiv, pra rezulton me fitim. Por nqs hapim një diapazon natyrshëm humbjet janë të thella të mëparshme. Diversifikimi i burimeve, në momentin kur s’ke hidro të mos varesh nga importi por të prodhosh nga dielli, era apo nga burime gjeotermale; kjo ndikon dhe mund të themi që vendimi është marr në kushtet e mbyllura e s’mund ta komentojmë është pak apo shumë; se vetë kompania aq e ka konsideruar”, tha Gjokutaj.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vrasje me armë zjarri në Tiranë, viktima u qëllua në makinën e tij
Artikulli tjetër Moti i keq, pezullohet përkohësisht mësimi në 77 shkolla

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.