KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dështon kompesimi i pronave. Qeveria shtyn afatin për shqyrtimin e dosjeve deri në 2028-ën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Dështon kompesimi i pronave. Qeveria shtyn afatin për shqyrtimin e dosjeve deri në 2028-ën
EkonomiKryesoreOpinionSociale

Dështon kompesimi i pronave. Qeveria shtyn afatin për shqyrtimin e dosjeve deri në 2028-ën

Përditësimi i fundit: 4 Dhjetor, 2024 10:47 am
101 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Afati për shqyrtimin e aplikimeve për ish-pronarët dhe shtrirja e fondit të kompensimit pritet të zgjasë përtej viteve të parashikuara aktualisht nga ligji në fuqi. Ministria e Drejtësisë ka propozuar një projektligj të ri, me argumentin se Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) nuk mund të respektojë afatet aktuale për përfundimin e shqyrtimit të dosjeve deri në fund të këtij viti dhe realizimin e pagesave deri në fund të vitit 2026.

Sipas relacionit që shoqëron draftligjin e publikuar për konsultim, në nenin 1 përcaktohet se fondi i kompensimit do të shtrihet deri në vitin 2028.

“Aktualisht, sipas parashikimeve ligjore, fondi i kompensimit prej 50 miliardë lekësh është i shpërndarë në 10 vite pas hyrjes në fuqi të ligjit, pra deri në vitin 2026. Kjo shtyrje diktohet nga një sërë faktorësh:

– Shtyrja e afatit për shqyrtimin e kërkesave deri në 31.12.2027, sipas projektligjit të propozuar;

-Në përputhje me ligjin nr.133/2015, të ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave është e ngarkuar për zbatimin e vendimeve kur ato të marrin formë përfundimtare në kuptim të ligjit, sa i takon vlerësimit financiar të së drejtës së kompensimit apo për ekzekutimin e vlerësimit sipas vendimit gjyqësor.

– Back log-u i dosjeve pranë sistemit gjyqësor;

– Ecuria e proceseve gjyqësore dhe qëndrimit të gjykatave, të cilat përsa i takon trajtimit të kërkesave për njohje pronësie nuk kanë proceduar në të gjitha rastet edhe me vlerësimin financiar të së drejtës së njohur, shtyrja e afatit të vlerësimit financiar deri në vitin 2027, krijon kushtet për vlerësimin financiar të titujve ekzekutiv gjyqësor nga ana e ATP-së.

Pra, në përputhje me këtë dispozitë, ATP-së i krijohet mundësia që të vijojë me ekzekutimin e vendimeve dhe kompensimin deri në 31.12.2028” thuhet në relacion.

Qeveria argumenton se ndryshimet ligjore të vitit 2022 në ligjin nr. 133/2015 e kanë ngarkuar ATP-në me shqyrtimin e 7000 dosjeve të patrajtuara për njohje pronësie. Deri më tani, ATP ka në proces shqyrtimi 5862 dosje dhe 1197 praktika, nga të cilat vetëm 115 janë përmbyllur me vendim përfundimtar, ose 1.6% e totalit të kërkesave të patrajtuara.

“Aktualisht, rezulton se ATP ka në proces shqyrtimi 5862 dosje dhe 1197 praktika, në total 7059, nga të cilat 705 dosje/praktika të rikthyera për trajtim. Në lidhje me procesin e vendimmarrjes, ATP ka përmbyllur aktualisht procedimin administrativ, duke marrë vendim për 115 dosje ose 1.6% të kërkesave ende të patrajtuara, ndërsa ka filluar procedurat e njoftimit për plotësim dokumentacioni për rreth 2900 kërkesa për njohje pronësie ose 41.4% të dosjeve/praktikave” thuhet në dokument.

ATP duket se e ka të pamundur të përfundojë procesin sipas afatit për shkak edhe të disa faktorëve të jashtëm që lidhen me plotësimin e dokumentacionit ku disa konfirmime nga institucione të treta kërkojnë 3-6 muaj.

“Duke marrë në konsideratë kohën e mbetur në dispozicion, referuar treguesve të performancës, kapaciteteve të burimeve njerëzore, kompleksitetit të procedimit si dhe kërkesave ligjore për përfundimin e procedimit administrativ, paraprakisht vlerësohet se objektivi ligjor për trajtimin e plotë të dosjeve të patrajtuara brenda datës 31.12.2024, nuk mund të realizohet.

Këto përfundime, mbështeten në faktorë të jashtëm dhe të brendshëm, të cilët kanë kushtëzuar vendimmarrjen e ATP-së, duke projektuar si objektiv të arritshëm maksimalisht rreth 700 vendime deri në fund të vitit 2024, ose 10% të dosjeve të patrajtuara” thuhet në relacion.

 

Marrë nga Kapital.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Shpërthejnë” lejet e ndërtimit nga bashkitë, rritje me 24.8% në 3-mujorin e parë

Ballkani Perëndimor në një epokë të re të politikës amerikane

Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri

Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje

Modeli kinez i kontrollit: Alarm për mbikëqyrjen masive dhe censurën dixhitale që po eksportohet në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si e mori krimi tenderin 7 milionë euro të kanalizimeve të Elbasanit
Artikulli tjetër Europol: Gjuha shqipe e përdorur në aplikacionin e koduar “Matrix”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tsipras rikthehet në politikë me një parti të re të majtë
Aktuale Analize Politike Rajoni 29 Maj, 2026
Protesta në Gjermani kundër bashkëpunimit të universitetit me kompaninë izraelite të armëve
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 29 Maj, 2026
Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
Reforma e re Territoriale e rrit, apo e zbeh demokracinë vendore?
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.