KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dështon turizmi gjatë verës, shtetasit e Kosovës “braktisën” Shqipërinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Dështon turizmi gjatë verës, shtetasit e Kosovës “braktisën” Shqipërinë
AnalizeEkonomiKryesoreSociale

Dështon turizmi gjatë verës, shtetasit e Kosovës “braktisën” Shqipërinë

Përditësimi i fundit: 27 Shtator, 2024 1:58 pm
133 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Pas një nisjeje të vrullshme, turizmi është ngadalësuar ndjeshëm në muajt e verës, me çmimet e rritura që duket se kanë frenuar hyrjet e të huajve, teksa një ndikim të rëndësishëm kanë dhënë dhe shtetesin e Kosovës që kanë “braktisur” Shqipërinë pas liberalizimit të vizave.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në gusht, hyrjet e shtetasve të huaj ishin 2.16 milionë në gusht me një rritje prej 7.2% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë. Ritmet e rritjes janë pëshpejtuar disi në krahasim me korrikun, kur hyrjet ishin vetëm 2.7% më të larta, por gjithsesi janë shumë më të ulëta se pjesa e parë e vitit, kur zgjerimi ishte dy shifror.

Në total, për periudhën e kulmit të sezonit, korrik-gusht kanë hyrë në vend rreth 4 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 5% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shumë më e ulët se 6 mujori i parë, kur zgjerimi ishte dy shifror. (shiko grafikun: Hyrjet e turistëve sipas muajve gjatë vitit 2024, ndryshimi vjetor).

Pas një rritjeje të lartë të hyrjeve të të huajve në pjesën e parë të vitit, çmimet e hoteleve, sidomos në jug u rritën me 20-90%, duke çuar në anulime të prenotimeve.

Nga ana tjetër, shtetasit e Kosovës pas liberalizimit të vizave zgjodhën alternativa të tjera për pushimet afatgjata. në korrik, muaji i fundit kur janë të disponueshme të dhënat. Sipas INSTAT, hyrjet e shqiptarëve të Kosovës ranë me 16% në korrik 2024 krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Shtetasit nga Kosova kanë qenë gjithmonë një burim i rëndësishëm për turizmin e vendit, duke zënë 30-35% të totalit të hyrjeve.

Për 8 mujorin, në vend hynë gjithsej 8.5 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 18.7% me bazë vjetore, e ndikuar nga performanca e mirë e 6 muajve të parë të vitit.

Sipas INSTAT, në Gusht 2024 96 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 77 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Europa Perëndimore me 9%.

Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 99 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për Pushime, vizitë tek të afërm, etj. Në Gusht 2024, ky tregues ka shënuar një rritje me 10,4%, krahasuar me Gusht 2023. Rritje të ndjeshme në muajin Gusht kanë patur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime Biznesi dhe profesionale, me 49,4%, referon INSTAT.

Ikin shqiptarët

Rritja e çmimeve të hoteleve në vend, jo vetëm frenoi të huajt, por bëri që dhe shumë shqiptarë të kërkonin alternativa më të lira, kryesisht në Greqi.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në muajin Gusht 2024, 901.440 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 9,2%, krahasuar me Gusht 2023.

Të dhëna të tjera të INSTAT për strukturat akomoduese bënë të ditur se rritja e net-qëndrimeve të turistëve vendas në korrik ishte vetëm 6.2%, nga 61% që kishte qenë korrikun e një viti më parë. Më ngadalë u rritën dhe net qëndrimet e të huajve, m 21.3%, nga 42.3% të njëjtin muaj të një viti më parë.

 

Marrë nga BoldNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Wizz Air bëhet partner i Federatës Shqitpare të Fubollit

Tri kompani “padisin” Vangjel Tavon, në KPP

Qiratë në Shqipëri u rritën më shumë se mesatarja e BE-së

FMN: Bota rrezikon të hyjë në recesion, nëse lufta me Iranin vazhdon

Ron Yeffet vodhi ambasadën e Togos në New York dhe i bëri gol avokatëve të Erion Veliajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tifozët e Kosovës reagojnë për Evropianin Shqipëri – Serbi
Artikulli tjetër Nga 1 nëntori çmimi i energjisë rritet 15% në orët e pikut të furrave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Samiti i Diasporës: Efekti propagandistik e tejkalon ndikimin real
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Prill, 2026
Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të disa kompanive të ndërtimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore 15 Prill, 2026
Greqia gati shpimet në Jon/ Në media, hartat e kufirit të pazgjidhur me Shqipërinë
Aktuale Analize Ekonomi Fokus Kryesore Rajoni 15 Prill, 2026
SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 15 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.