KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: DW: BE nuk do mosmarrëveshje tregtare me SHBA-tnë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > DW: BE nuk do mosmarrëveshje tregtare me SHBA-tnë
BotaEkonomiOpinionSociale

DW: BE nuk do mosmarrëveshje tregtare me SHBA-tnë

Përditësimi i fundit: 4 Shkurt, 2025 1:30 pm
136 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në takimin joformal të BE-së në Bruksel se Bashkimi Evropian mund t’u “përgjigjet politikave doganore me politika doganore” duke shtuar se “ne duhet dhe do ta bëjmë këtë.”

Megjithatë BE-ja ka si qëllim të parë të merret vesh me presidentin Trump, sepse sipas Olaf Scholz-it, në fund të fundit, si SHBA edhe Evropa, do të përfitonin nga shkëmbimi i mallrave dhe i shërbimeve.

“Nëse politika doganore tani e bën këtë të vështirë, do të ishte keq për SHBA-në, keq për Evropën.” – tha kancelari Scholz.

Tone luftarake nga Franca dhe Luksemburgu

As Presidenti francez, Emmanuel Macron, nuk i përjashtoi kundërmasat: nëse BE-ja “do të sulmohet në çështjet tregtare, Evropa do të duhet të fitojë respekt si një fuqi e sigurt në vetvete dhe të reagojë”, tha ai.

Jashtëzakonisht luftarak u shpreh kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden. “Ne nuk jemi më të dobët se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse dikush dëshiron luftë tregtare, do të përballet me një luftë të tillë”, tha 61-vjeçari. Por në të njëjtën kohë ai theksoi se është e rëndësishme që marrëdhëniet transatlantike të jenë të mira. “Konfliktet tregtare janë gjithmonë të këqija,” tha luksemburgasi.

Kallas bën thirrje për maturi

Shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas bëri thirrje për të reaguar me qetësi dhe maturi ndaj kërcënimeve të presidentit Donald Trump: “Ne kemi nevojë për Amerikën dhe Amerika ka nevojë për ne gjithashtu”, tha ajo. “Në luftërat tregtare nuk ka fitues” – tha Kallas.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha se BE-ja duhet “të bëjë gjithçka për të shmangur këto barriera tarifore krejtësisht të panevojshme dhe të marra, ose luftëra tregtare”.

Presidenti i SHBA-s, Donald Trump shpalli të shtunën (01.02.) një dekret për tarifa doganore shtesë prej 25 për qind për prodhimet nga Kanadaja dhe Meksika dhe dhjetë për qind për produktet kineze. Trumpi i kërcënoi sërish evropianët me masa të ngjashme. I pyetur në një konferencë shtypi për tarifat tregtare për vendet e Bashkimit Evropian, Trumpi tha: “Kjo do të ndodhë patjetër”. Nuk kemi ende një plan kohor, por do të ndodhë “shumë shpejt”.

Gjermania do të goditej rëndë  

Pavarësisht nga kjo retorikë e ashpër ende mbetet e paqartë nëse SHBA-ja do të vendosë vërtet tarifa doganore ndëshkuese kundër BE-së. Nëse kjo do të ndodhë, tarifat doganore mund ta dëmtojnë rëndë Gjermaninë, sidomos industrinë e automobilave.

Si pasojë e vendosjes së tarifave doganore ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës çmimet e aksioneve të BMW-së dhe të Mercedes-it ranë me gati katër për qind, ndërsa aksionet e Volkswagen-it ranë madje më shumë se pesë për qind. Shoqata gjermane e Industrisë së Automjeteve (VDA) u shpreh se këto tarifa do të ishin “një goditje e fortë dhe hap prapa për tregtinë botërore të bazuar në rregulla”.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tarifat doganore të SHBA-ve trembin investitorët
Artikulli tjetër Gjendet pa shenja jetë Dervishi i Teqesë së Baba Aliut

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.