KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ekonomia gjermane në prag të recesionit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ekonomia gjermane në prag të recesionit
AnalizeBotaEkonomiOpinion

Ekonomia gjermane në prag të recesionit

Përditësimi i fundit: 27 Nëntor, 2024 10:36 am
144 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Pas një përmirësimi afatshkurtër në tetor të këtij viti, parashikimi i drejtuesve kryesorë të kompanive gjermane u përkeqësua sërish në nëntor. Indeksi ibiznesitifo ra në nëntor në krahasim me një muaj më parë – nga 86.5 pikë në 85.7. Këtë e ka bërë të ditur Instituti ifo nga Mynihu pas një sondazhi të kryer me rreth 9000 drejtues të kompanive gjermane.

Pas katër rënieve të njëpasnjëshme (nga qershori në shtator), indeksi ifo është rritur në tetor. Por tani prapë ka rënë dhe drejtuesit e kompanive me skepticizëm e shohin perspektivën e bizneseve të tyre, pra perspektivat e biznesit në muajt e ardhshëm. “Ekonomisë gjermane i mungon forca”, kështu i përmblodhi presidenti i ifo-s, Clemens Fuest, rezultatet e sondazhit aktual. Disponimi në sektorin e shërbimeve u përkeqësua ndjeshëm, po ashtu edhe në kompanitë e industrisë. Arsyeja është rënia e numrit të porosive.

Vazhdimi i krizës

Një seri e tërë sinjalesh ekonomike çojnë në konstatimin se akoma nuk ka rrugëdalje të qartë nga kriza në Gjermani. Të dhënat e fundit për zhvillimin ekonomik (nga java e kaluar) zbuluan se ekonomia gjermane u rrit me vetëm 0.1% në tremujorin e verës 2024. Por në tremujorin e dytë dhe të parë ekonomia ka rënë me 0.3% dhe 0.2 për qind. Ekspertët flasin për një recesion teknik pas dy tremujorësh negativë radhazi. Një tjetër indeks i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik, ka rënë ndërkohë në nivelin më të ulët në nëntë muajt e fundit – i ashtuquajturi “Indeksi i blerjes”.

Kriza edhe në industrinë e ndërtimit

Shqetësim mbretëron edhe në sektorin e ndërtimit, sidomos pas të dhënave të sapo publikuara për punimet e porositura në periudhën në vijim. Pas një rritje të numrit të vendeve të punës në gusht, kërkesa për shërbime të ndërtuesve ra sërish ndjeshëm në shtator. Krahasuar me një muaj më parë, vëllimi i marrëveshjeve të dakorduara ra me 12.4%, njoftoi Zyra Federale e Statistikave. Kur merren parasysh tre tremujorët e parë të vitit 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërtimtaria në Gjermani regjistroi një minus prej 2 për qind.

Në raportin e saj mujor, banka qendrore gjermane (Bundesbank) supozon se ndërtimtaria mund të jetë një nga sektorët që do të vazhdojë të pengojë zhvillimin e ekonomisë, pra PBB-së.

“Kostot ende të larta të financimit, pasiguria e theksuar ekonomike dhe politike vazhdojnë të kenë ndikim negativ në investimet, e rrjedhimisht në kërkesën për shërbime ndërtimi”.

Pritet që pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ekonomia gjermane të përballet me sfida edhe më të mëdha. Trump gjatë fushatës zgjedhore ka bërë të ditur se planifikon të vendosë tarifa ndëshkuese për importet nga Evropa. Pikërisht Gjermania, si kampione evropiane e eksporteve, është ajo që mund të vuajë veçanërisht për shkak të një politike të tillë të izolimit ekonomik.

Parashikimet pesimiste

Kjo është edhe arsyeja pse pesimizmi i ekonomistëve gjermanë nuk është befasues. Nuk është ndonjë çudi që ekonomistët hezitojnë nga fitorja e  Donald Trump, sepse ai do të insistojë në mbrojtjen e ekonomisë amerikane dhe kërcënon me dogana ndëshkuese për importet. E një kërcënim serioz është edhe kriza qeveritare në Gjermani, sepse qeveria aktuale nuk ka mbështetje në Bundestag. Së shpejti në Gjermnai priten zgjedhjet e parakohshme.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Protesta e opozitës, mbi 50 të shoqëruar në polici dhe 2 të arrestuar
Artikulli tjetër “Notre Damme” rihapet më 7 dhjetor

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.