KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjoba 120 milionë euro e ‘Bankers’ fut në krizë sektorin e naftës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Gjoba 120 milionë euro e ‘Bankers’ fut në krizë sektorin e naftës
AktualeAnalizeEkonomiFokusKryesoreSociale

Gjoba 120 milionë euro e ‘Bankers’ fut në krizë sektorin e naftës

Përditësimi i fundit: 17 Dhjetor, 2025 12:20 pm
310 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një ditë pasi Bankers Petroleum njoftoi se puna në puset e naftës në Patos-Marinzë është bllokuar me urdhër të Doganave, rreth 150 punëtorë të kompanisë nënkontraktore “Global Energy” dolën në protestë. Ata thanë se nuk kanë marrë pagat e nëntorit për shkak se “Bankers” nuk ka shlyer detyrimet financiare ndaj kompanisë “Global Energy” me pronarë nga Kazakistani.

“Në puset e naftës prodhimi është ndalur. Nuk ka shitje. Pagat ne nuk i kemi marrë. Në kontratë e kemi që pagat duhet ti marrim më datë 12 të çdo muaji sot është data 16 dhe ne ende nuk i kemi marrë pagat e nëntorit. Kemi pyetur në kompaninë tonë por na thonë se nuk kanë fonde pasi Bankers nuk ka shlyer detyrimet”, thanë punëtorët, duke theksuar se “protestat do të vazhdojnë derisa të marrin pagat dhe të sigurohen se do të vazhdojë puna në fushën naftëmbajtëse”.

Historia e gjobës daton që në vitin 2019, kur Dogana e Fierit konstatoi se kompania kineze Bankers Petrolium nuk kishte paguar 30 milionë euro akcizë për holluesin e naftës. Inspektorët gjobitën gjigandin e naftës me trefishin e vleres, duke e çuar shumën totale në 120 milionë euro. Gjoba u mbajt e pezulluar prej vitit 2019 me urdhër të ish-ministres së Financave Anila Denaj, që bazohej dhe në një kërkesë të ministres së Energjisë Belinda Balluku.

Tashmë gjoba është aktivizuar nga kreu i Doganave Gent Gazheli, i cili ka bllokuar aktivitetin e “Bankers” në fushën naftënxjerrëse, derisa t’i paguajë shtetit shumën prej 120 milionë eurosh. “Bankers Petroleum” paralajmëron se ky vendimi rrezikon të largojë nga puna 420 punonjës të saj dhe rreth 5.000 punonjës të kompanive nënkontraktore. Po ashtu, mund të dëmtohen 12 km tubacione, depozita naftëmbajtëse dhe mbi 1.000 puse nafte.

Ndërsa Dogana Shqiptare ende nuk ka reaguar zyrtarisht, kompania “Bankers” thekson në njoftim për mediat se ka depozituar kallëzim penal në SPAK kundër zyrtarëve të shtetit.

Po sipas tyre, vendimi për gjobën është tashmë i parashkruar, pasi kanë kaluar mbi 5 vite pa u ekzekutuar nga Doganat.

 

Marrë nga Shqiptarja.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm E gjithë unaza e Tiranës, korrupsion
Artikulli tjetër Konkurrenca godet koordinimin e çmimeve në tregjet e fruta-perimeve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.