KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Konkurrenca godet koordinimin e çmimeve në tregjet e fruta-perimeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Konkurrenca godet koordinimin e çmimeve në tregjet e fruta-perimeve
AktualeAnalizeEkonomiFokusKryesoreSociale

Konkurrenca godet koordinimin e çmimeve në tregjet e fruta-perimeve

Përditësimi i fundit: 17 Dhjetor, 2025 12:24 pm
359 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Autoriteti i Konkurrencës ka përfunduar një nga hetimet më të thelluara të viteve të fundit në tregun agro-ushqimor, duke konstatuar shkelje serioze të ligjit të konkurrencës në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë. Hetimi, i cili zgjati gati dy vite dhe përfshiu monitorim të vazhdueshëm të tregut, hetim paraprak dhe hetim të thelluar, kulmoi me vendimet e miratuara nga Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e datës 26 nëntor 2025.

Sipas vendimeve nr. 1234–1239, Komisioni konstatoi se një grup ndërmarrjesh grumbulluese, konkretisht Omer Fruit SHPK, Nedrete Arapi PF, Besim Thaqi PF, Morina Grup SHPK, Fruit-To-Zela SHPK dhe Roland-2012 SHPK, kishin bashkërenduar çmimet e blerjes gjatë periudhave sezonale, duke diktuar çmimet në dëm të fermerëve. Hetimi evidentoi se këto ndërmarrje kishin aplikuar marzhe fitimi jashtëzakonisht të larta, me mark-up që në disa raste arrinte deri në 115 për qind, duke përforcuar pabarazinë e fuqisë negociuese në zinxhirin e tregtimit.

Autoriteti e ka cilësuar këtë sjellje si marrëveshje të ndaluar sipas nenit 4 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” dhe si shkelje të rëndë, për të cilën janë vendosur gjoba deri në 0.15 për qind të xhiros së vitit financiar paraardhës. Vendimi përbën një precedent të rëndësishëm për mënyrën se si trajtohen praktikat e koordinuara në sektorë ku fermerët historikisht kanë qenë pala më e dobët në negociata.

Gjatë hetimit u provua se shumë fermerë përballeshin me çmime të diktuara, mungesë reale negociimi, varësi të theksuar nga një numër i kufizuar blerësish, presione të vazhdueshme për uljen e çmimeve dhe vonesa në shlyerjen e pagesave. Këto praktika kishin krijuar një klimë pasigurie ekonomike për fermerët dhe kishin deformuar funksionimin normal të tregut.

Vendimi i Autoritetit të Konkurrencës adreson drejtpërdrejt këto problematika, duke synuar forcimin e pozitës së fermerëve dhe rivendosjen e konkurrencës së ndershme. Efekti i tij nuk kufizohet vetëm te gjobitja e gjashtë ndërmarrjeve, por shtrihet në të gjithë tregun kombëtar, pasi vendos qartësi mbi praktikat e ndaluara, standarde më të larta për transparencën e çmimeve dhe një sinjal të fortë disiplinues për të gjithë aktorët e zinxhirit agro-ushqimor.

Përveç gjobave, Komisioni i Konkurrencës ka vendosur masa korrigjuese konkrete. Ndërmarrjet e ndëshkuara janë detyruar të afishojnë në mënyrë të dukshme çmimet aktuale të produkteve që grumbullojnë dhe do të jenë subjekt i monitorimit nga Autoriteti për një periudhë njëvjeçare. Këto masa synojnë rritjen e transparencës, parandalimin e sjelljeve të përsëritura dhe krijimin e një tregu më të drejtë për prodhuesit vendas.

Në tërësi, ky vendim përbën një ndërhyrje me impakt të drejtpërdrejtë në zinxhirin ushqimor. Për fermerët në të gjithë Shqipërinë, vendimi përfaqëson jo vetëm ndëshkim të shkelësve, por edhe një hap konkret drejt një tregu më transparent, më të balancuar dhe më të drejtë.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjoba 120 milionë euro e ‘Bankers’ fut në krizë sektorin e naftës
Artikulli tjetër Kuvendi sot në seancë plenare, shqyrton një sërë projektligjesh dhe masa kundër krimit të organizuar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.