KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hijet e një pazari okult, që mbylli arbitrazhin, për Portin e Durrësit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Hijet e një pazari okult, që mbylli arbitrazhin, për Portin e Durrësit
AnalizeEkonomiKryesore

Hijet e një pazari okult, që mbylli arbitrazhin, për Portin e Durrësit

Përditësimi i fundit: 27 Shtator, 2024 2:04 pm
93 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

E.M.S Shipping, kompania gjermane që kishte me koncesion terminalin lindor në Portin e Durrësit, shkoi në arbitrazh me pretendime të forta kundër qeverisë shqiptare. Sipas Padisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Uashingtonit për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, kompania gjermane kërkonte nga qeveria shqiptare 40 milionë euro dëmshpërblim për cënim të njëanshëm të marrëveshjes koncesionare.

E.M.S argumentonte në padinë e saj, se përmes projektit për ndërtimin e Portit dhe resortit turistik në vendin ku gjendet aktualisht Porti tregtar i Durrësit, qeveria shqiptare i kishte shkaktuar dëme të mëdha financiare duke e vënë praktikisht në pamundësi për të ushtruar të drejtën e saj koncesionare. Palët u përballën ashpër në arbitrazh me pretendime dhe prapësime pretendimesh deri në datën 18 korrik të këtij viti.

Pastaj, brenda dy javësh gjithçka ndryshoi rrënjësisht. Përmes një letre, që mban datën 31 korrik, kompania gjermane njoftoi në mënyrë të beftë gjykatën për tërheqjen nga arbitrazhi, pasi sipas saj konflikti me qeverinë shqiptare ishte zgjidhur me mirëkuptim.

Me letrën e datës 31 korrik 2024 në emër të të dyja palëve, Paditësi informoi Tribunalin dhe Sekretariati si më poshtë: Në përputhje me rregullin 55(2)(a) të Rregullave të Arbitrazhit të ICSID, Kërkuesi EMS Shipping & Trading GmbH (“EMS”) dëshiron të njoftojë Gjykatën se Palët kanë rënë dakord për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tyre,” thuhet në dokumentat e Gjykatës.

Në letër E.M.S njoftonte gjykatën se palët kishin rënë dakord të ndërprisnin procedurën dhe se E.M.S do të tërhiqet në mënyrë të pakthyeshme nga pretendimet ndaj Republikës së Shqipërisë. Zgjidhja me mirëkuptim parashikonte gjithashtu se secila palë merrte përsipër shpenzimet e saj gjyqësore.

Shitje

Tërheqja e gjermanëve nga arbitrazhi pavarësisht se erdhi si rrufe në qiell të hapur nuk ishte e rastësishme. Në të njëjtën ditë, që E.M.S njoftoi gjykatën për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me mirëkuptim, ajo e shiti koncesionin në Durrës. Blerësi ishte një kompania kroate e quajtur Scapha D.o.o, e cila menaxhon me koncesion portin e Splitit në Gjermani.

Sipas dokumentave të publikuara në Qendrën kombëtare të Biznesit, çmimi i shitjes së koncesionit ishte 13 milionë euro.

Nuk dihet nëse qeveria shqiptare ka qenë kumbara e marrëveshjes për shitjen e koncesionit. Po kështu mbetet mister nëse ky koncesion do të aktivizohet në Portin e ri tregtar që qeveria do të ndërtojë në Porto Romano dhe çfarë premtimesh i ka dhënë qeveria shqiptare kompanisë blerëse të koncesionit. .

Aktualisht operacionet e E.M.S në portin ekzistues të Durrësit janë kufizuar në mënyrë të ndjeshme për shkak të se një pjesë e terreneve tashmë i janë liruar kompanisë së përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe biznesmenit Muhamed Alabbar, për ndërtimin e kullave turistike.

Vitin e kaluar, të ardhurat e koncesionit të terminalit lindor ranë me 35 për qind, ndërsa humbjet e saj u rritën me 6 herë krahasuar me një vit më parë duke arritur në gati 1 milionë euro.

 

Marrë nga Kapital.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Përse Netanyahu dhe Trump kishin të drejtë për Iranin

Shqipëria, e fundit në Europë dhe Azi për politika industriale

Faktet e errëta të industrisë së armëve “Made in Albania”

Beqaj letër nga burgu: Mos më nxirrni nga qelia, lërmëni këtu, si dëshmi e suksesit të reformës në drejtësi

Gjykata e Lartë lë në fuqi bllokimin e pasaportës së Belinda Ballukut

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nga 1 nëntori çmimi i energjisë rritet 15% në orët e pikut të furrave
Artikulli tjetër Varfëria çon shqiptarët te “Gabi”, bien importet e veshjeve të reja

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

PS drejt liberalizimit të kushteve për dhënien e shtetësisë
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale Zhvillim 10 Prill, 2026
Lufta tregtare në Amerikën e Jugut, Ekuadori kërcënon Kolumbinë me taksa doganore 100%
Aktuale Bota Ekonomi Fokus 10 Prill, 2026
Kontradikta shqiptare me rritjen e parasë në qarkullim dhe inflacionin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 10 Prill, 2026
Varr masiv qensh në zemër të kryeqytetit/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.