KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Italia do të ndërtojë urën për në Sicili
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Italia do të ndërtojë urën për në Sicili
AnalizeBotaEkonomiSociale

Italia do të ndërtojë urën për në Sicili

Përditësimi i fundit: 9 Gusht, 2025 9:55 am
204 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ura për në Sicili është projekti i zemrës për ministrin e Komunikacionit Matteo Salvini. Ndërtimi i urës do të hyjë në histori, deklaroi ai (06.08.2025). Salvini bashkë me kryeministren Giorgia Meloni e ka shpallur këtë si një projekt prestigji. Që nga fillimi i qeverisjes së tyre ata kanë miratuar hap pas hapi pjesë të ndryshme të projektit. Së fundi u dha drita e gjelbër edhe nga forumi, që miraton në Itali paratë për projekte të mëdha kombëtare. Kësisoj projekti i urës është më pranë konkretizimit se kurrë më parë. “Ura do të jetë një përshpejtuese e zhvillimit. Ajo do të zgjidhë një pjesë të problemeve në jug të Italisë”, premtoi Salvini. Ura do të krijojë vende pune, do të afrojë në rajon inxhinierë të mirë dhe do të thjeshtojë transportin e rajonit. Për të gjitha këto kanë nevojë rajonet e Sicilisë dhe Kalabrisë, që do të lidhen përmes urës. Këto rajone janë të prekura nga papunësia dhe infrastruktura e dobët.

Kantjer ndërtimi në një zonë sizmike

Gino Sturniolo nga Mesina në Sicili nuk beson, që prej urës gjendja do të bëhet më mirë në rajonin e tij. Paratë për që do të shpenzohen për urën, rajoni mund t’i përdorte më mira për gjëra të tjera. “Ne ndonjëherë kemi në shtëpi vetëm për disa orë ujë, sepse linjat e ujësjellësit janë në gjendje të keqe. Paratë do të ishte më mirë të shpenzoheshin për nevoja thelbësore si furnizimi me ujë.”

Struniolo angazhohet në nismën qytetare “No Ponte” (jo urë). Kritikët gjithashtu qysh në krye të herës kanë ngritur problemin e pozëitës gjeografike, pasi kjo është një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Gjithashtu ngrihen shqetësime për cënimin e sistemit ekologjik në ngushticën e Mesinës. Po ashtu shtrohet edhe problemi i investimit të parave në projekte të tjera më të nevojshme për rajonin.

Konkurim ideshë urën e Mesinës qysh më 1969

Diskutimi për ndërtimin e urës për në Sicili ka nisur dekadamë parë. Më 1969, përpara më shumë se 50 vjetësh, është hapur konkursi i ideve për një projket të tillë. Kryesisht Silvio Berlusconi ka pas ndërmarrë disa nisma për realizimin eurës. Por asnjëherë nuk u arrit kjo, sepse qeveritë pasuese vazhdimisht e ndalonin ndërtimin e urës.

Nisma qytetare “No Ponte” ka edhe një tjetër shqetësim, drojën se rajoni do të shndërrohet në një kantjer gjigant ndërtimi që mund të zgjasë me dekada. E në fund shuma të mëdha parashë publike do të shpenzohen pa e prekur konkretisht rezultatin, thotë, Struniolo

Kostot e parashikuara 13,5 miliardë euro gjithsej

Por sipas ministrit të Komunikacionit Salvini, kjo nuk do të ndodhë. Qeveria lë të kuptohet, se ka mjaft para për ndërtimin e urës. Duke e shpallur urën si relevante për mbrojtjen synohet që projekti për ndërtimin e saj të klasifikohet si projekt strategjik infrastrukture me rëndësi për NATO-n. Në këtë mënyrë shtohen mundësitë për financimin. Ndërtimi i urës është parashikuar të ketë një kosto të përgjithshme rreth 13,5 miliardë euro. Gjashtë korsi autostradë janë planifikuar mbi të si dhe dy linja hekurudhore.

Ministri Salvini është i sigurt që punimet e ndërtimit mund të fillojnë qysh këtë vjeshtë n shtator ose tetor. Kundërshtarët e urës  kanë planifikuar një demonstratë të re në fundjavë në Mesina.

 

Marrë nga ARD.de

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Takimi Trump-Putin në Alaskë: Cilat janë temat e diskutimit?
Artikulli tjetër Zelensky reagon pas deklaratës së Trump për shkëmbim territoresh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.