KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Takimi Trump-Putin në Alaskë: Cilat janë temat e diskutimit?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Takimi Trump-Putin në Alaskë: Cilat janë temat e diskutimit?
AnalizeBotaPolitikeZhvillim

Takimi Trump-Putin në Alaskë: Cilat janë temat e diskutimit?

Përditësimi i fundit: 9 Gusht, 2025 9:53 am
171 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i SHBA-sëDonald Trump dhe ai Rusisë Vladimir Putin të premten e ardhshme (15.08.2025) duan të takohen në Alaskë për t’u konsultuar mbi mundësinë e fundit të luftës në Ukrainë.

Takimi në shtetin federal të SHBA-së në veri-perëndimin e largët pritet “me interes”, deklaroi Trump në platformën e tij sociale “Truth Social”. Kremlini e konfirmoi takimi dhe ftoi Trump pas takimit për një vizitë në Rusi.

Takimi me Putinin, tha Trump, ka për qëllim përshpejtimin e procesit të paqes.

Lidhur me temat e mundshme të marrëveshjes ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë Trump tha, se kjo mund të përfshijë edhe një “shkëmbim territoresh”. Detajet sidoqoftë do të diskutohen më vonë. “Eshtë e ndërlikuar, vërtetë jo e thjeshtë”, theksoi ai. Trump dhe Putin nuk janë takuar më personalisht që nga viti 2019.

Çfarë dëshirojnë të arrijnë Trumpi dhe Putini?

Presidenti amerikan Trump dëshiron të arrijë një armëpushim. Nëse jo të përhershëm, të paktën një armëpushim të qartë. Për këtë qëllim ai dëshiron të organizojë edhe një takim tripalësh me Putinin dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski. Por asnjëri prej tyre nuk ka rënë dakord ende për një takim të tillë.

Presidenti rus dëshiron të parandalojë zgjerimin e mëtejshëm të aleancës ushtarake të NATO-s drejt lindjes. Prandaj ai ka të ngjarë të përpiqet ta bindë Trumpin të votojë kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Një pikë tjetër e rëndësishme është parandalimi i një pranie të mundshme ushtarake të NATO-s në territorin ukrainas. Putini gjithashtu dëshiron një qeveri të re në Kiev, e cila duhet të jetë miqësore ndaj Rusisë.

Po ashtu Putini synon edhe atë që ka kërkuar vazhdimisht edhe në të kaluarën: që disa territore të caktuara të pushtuara nga trupat ruse gjatë luftës në Ukrainë t’i jepen përgjithmonë Rusisë. Putini ka të ngjarë që të presë garanci nga Trumpi edhe për këtë.

Çështjet e bisedimeve?

Sulmet ruse ndaj objektivave ushtarake dhe civile në Ukrainë kanë shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve, përfshirë fëmijë. Gjithnjë e më shumë pjesë të infrastrukturës së Ukrainës po shkatërrohen nga dronët dhe raketat ruse.

Por edhe Ukraina po shkakton dëme në territorin rus përmes sulmeve ajrore dhe atyre me dronë. Megjithatë sidomos Ukraina synon t’i japë fund luftësdhe bashkë me të numrit në rritje të të vdekurve nv radhët e ushtrisë dhe të popullsisë së saj civile. Por me çfarë kostoje?

Sipas ekspertëve Rusia ka të ngjarë të mos jetë e gatshme ta përfundojë luftën pa lëshime në favor të saj. Një faktor kyç është anëtarësimi i Ukrainës në NATO.

Çfarë dëshiron Ukraina?

Ukraina dëshiron të bëhet anëtare e aleancës transatlantike të mbrojtjes në mënyrë që të hyjë nën ombrellën e Traktatit të Mbrojtjes së Ndërsjellë. Sipas këtij traktati të gjitha shtetet anëtare janë të detyruara të ofrojnë ndihmë ushtarake në rast të një sulmi ndaj një shteti anëtar të NATO-s.

Sipas Kievit anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të zvogëlonte ndjeshëm mundësinë e një sulmi tjetër rus në të ardhmen, sepse anëtare të NATO-s janë edhe fuqitë bërthamore SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca.

Një çështje tjetër do të jetë ajo e kufijve të Ukrainës. Kievi kërkon sovranitet të plotë për Ukrainën në kufijtë e para luftës. Por mendohet se do të jetë e pamundur që Rusia të bjerë dakord me këtë. Putini dëshiron që territoret e pushtuara nga ushtria ruse t’i përkasin zyrtarisht Rusisë.

Trupat ruse mbajnë aktualisht të pushtuar një pjesë të madhe të katër rajoneve lindore të Ukrainës: Luhansk, Donetsk, Zaporizhia dhe Kherson. Rusia i pretendon këto territore për vete. Veç tyre në Ukrainë ka edhe territore të tjera, që aktualisht janë nën kontrollin e ushtrisë ruse, si dhe gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Ofensivë” ruse për shpëtimin e mandatit të Dodikut
Artikulli tjetër Italia do të ndërtojë urën për në Sicili

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.