KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kalaja e Petrelës me hotele dhe restorante, Rama do t’i japë privatit 210 mijë m2
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kalaja e Petrelës me hotele dhe restorante, Rama do t’i japë privatit 210 mijë m2
AnalizeEkonomiKorrupsionKryesoreSocialeZhvillim

Kalaja e Petrelës me hotele dhe restorante, Rama do t’i japë privatit 210 mijë m2

Përditësimi i fundit: 25 Mars, 2025 10:08 am
272 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në një sipërfaqe të stërmadhe prej 210 mijë metra katrorësh në zonën e Petrelës në Tiranë, brenda së cilës ndodhet edhe Kalaja, e cila është monument kulture, pritet të ngrihet i ashtuquajturi Parku i Besimit. Një nismë e qeverisë për harmoninë dhe tolerancën fetare, ku do të ndërtohen “kopje” të disa monumenteve kulturore në të gjithë botën, atë islame, të krishterë, budist apo edhe të besimeve të tjera.

Por, nga dokumentet që ka hulumtuar media rezulton se, brenda Parkut të Besimit, do të ndërtohen hotele dhe restorante të shumta, duke e tjetërsuar të gjithë atë sipërfaqe, pjesa më e madhe shtetërore. Pritet që, në gjithë territorin përreth të Kalasë së Petrelës të ngrihen hotele dhe restorante, teksa nisur edhe nga investimet e qeverisë, vëmendja e oligarkëve pritet të jetë e madhe.

“Siti i propozuar i konkursit ndodhet në zonën e Petrelës, në një sipërfaqe prej afërsisht 210,000 m2. Pozicionimi buzë luginës të Erzenit dhe kontrasti i kodrave dhe luginave ka nxitur zhvillimin e strukturave turistike (hoteleri, bujtina dhe bar restorante) dhe aktiviteteve sportive-turistike (Zip Line Albania). Në zonë dhe në afërsi të saj, ndodhen një sërë atraksionesh historike si Kalaja e Petrelës, vendbanimi antik i Persqopit dhe Muzeu i Historisë të Forcave të Armatosura” thuhet në këto dokumente.

Sipas tij, zona ndodhet në një distancë 15 km në jug të Tiranës, buzë rrugës nacionale Tiranë-Elbasan, me lidhje të shpejta me aeroportin, Korridorin Blu dhe Portin e Durrësit. Më pas jepen të dhëna se sipërfaqja është plot 210 mijë m2 dhe sipërfaqja e pronës publike është plot 165.475 m2.

Natyrisht, çdo projekt i hapur nga kjo Korporatë është një tjetërsim i pronës shtetërore. Janë dhënë prona të kushtueshme, në Tiranë apo në bregdet, teksa tashmë radha i erdhi edhe Kalasë së Petrelës.

Por, çfarë do të ndërtohet në atë zonë?!

Sipas dokumenteve, me “kamuflimin” e besimit në gjithë atë zonë do të bëhen hotele dhe restorante. “Strehat Mikpritëse – Akomodimet do të konfigurohen në struktura të ulëta që do të shërbejnë si “streha” për të përmirësuar mirëqenien mendore dhe fizike, të pajisura me elemente që promovojnë harmoninë mjedisore, mirëqenien e komunitetit dhe qëndrimin shpirtëror” thuhet në dokumente.

Sipas tyre, janë projektuar deri në 75 njësi për të akomoduar profile të ndryshme vizitorësh, duke përfshirë turistët e mirëqenies, pelegrinët shpirtërorë dhe vizitorët VIP.

Ndërkohë, do të ketë edhe akomodim me impakt të ulët. “Struktura të Qëndrueshme – Këto njësi janë një pjesë thelbësore e përvojës së mirëqenies, të projektuara për të mbështetur infrastrukturën e gjelbër të parkut dhe për të ruajtur praktikat e qëndrueshme. Projektimi i 25 njësive shtesë me konfigurime të ndryshme për të akomoduar individë dhe grupe që kërkojnë retreat-e holistike për mirëqenie” shkruhet në këto dokumente.

Me pak fjalë, në gjithë zonën do të ndërtohen 100 hotele! Por, Korporata ka parashikuar të ndërtojë edhe restorante.

“Shërbime që ofrojnë një larmi ushqimesh dhe pijesh të ndryshme, duke respektuar preferencat fetare dhe dietike të vizitorëve. Kapaciteti për të akomoduar lehtësisht fluksin tipik të vizitorëve në hapësirat kulturore të parkut si dhe të ftuarve në strukturat e mikpritjes” thotë Korporata.

Hotelet dhe restorantet që përmendën më sipër do të kamuflohen me disa projekte që do të ndërtohen në zonë. Qeveria ka shfrytëzuar harmoninë dhe bashkëjetesën për këtë projekt, teksa thotë se do të bëjë një mini park “Kur’anor” si ai në Dubai, apo “Shtëpia e Familjes Abrahamike (Abu Dhabi)”. Do të ndërtojë edhe “Kopshtet e Botës (Garten der Welt)” si në Berlin, kopshtet “Bahá’ (Haifa, Izrael) si dhe “Kopshtin e Paqes” në Dublin, Irlandë.

Qeveria synon të bëjë edhe një mini tempulli i të gjitha feve si në Kazan, Rusi, apo edhe memorialin e dëshmorëve në Algjer, Algjeri. Lista vijon me kopshtin “Tohono Chul” Tucson, SHBA, me kopshti japonez “Setagayapark” apo me kopshtet e Xhamisë së Madhe “Sheikh Zayed” në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Marrë nga VOX News.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kombëtarja bën detyrën me Andorrën, 3 gola për tri pikët e para në grup
Artikulli tjetër A mundet kryetari i arrestuari Stambollit, të bëhet presidenti i ardhshëm i Turqisë?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.