Kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, i cili u shpall si kandidat presidencial i Partisë Republikane Popullore (CHP), u arrestua në orët e para të së mërkurës gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij. Ai u akuzua për korrupsion të dyshuar dhe lidhje me një grup terrorist. Pavarësisht arrestimit, nuk ka asnjë pengesë ligjore që İmamoğlu të vazhdojë kandidimin për presidencë, pasi aktualisht nuk ka një dënim të përfunduar që të ndalojë kandidaturën e tij, sipas Kushtetutës turke.
Pas arrestimit të tij, Partia CHP mbajti zgjedhjet paraprake për të përcaktuar kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. İmamoğlu u zgjodh kandidati i vetëm dhe fitoi rreth 15 milionë vota, duke përfshirë votat e solidaritetit të qytetarëve të cilët u bashkuan për të mbështetur kandidaturën e tij. Ky votim ka një simbolikë të fortë dhe dëshmon mbështetje të gjerë për të.
Sipas ligjit turk, për t’u bërë kandidat presidencial, individët duhet të kenë diplomë universitare dhe të mos jenë të dënuar për krime. Megjithatë, kërcënimi për kandidaturën e İmamoğlu vjen nga një problem me diplomën e tij, pasi Universiteti i Stambollit ka anuluar diplomën e tij me argumentin e një “gabimi të dukshëm”. Megjithatë, ky vendim nuk pengon ende kandidaturën e tij, dhe ekipi ligjor i İmamoğlu ka apeluar në Gjykatën Administrative për të anuluar këtë vendim.
Arrestimi i İmamoğlu ka shkaktuar protesta të mëdha në të gjithë Turqinë, duke përfshirë Stambollin, Izmiri dhe Ankaranë, ku qytetarët shprehin solidaritet me kryetarin e bashkisë. Protestat janë ndaluar nga autoritetet dhe qasja në mediat sociale është bllokuar për të kufizuar përhapjen e tyre.
Ndërkohë, ekipi ligjor i İmamoğlu po presin që hetimet të përfundojnë dhe të ketë një aktakuzë formale për të, por nëse ai nuk dënohet për ndonjë akuzë të mëtejshme, ai mbetet kandidat potencial për presidencë.
Marrë nga Syri.net