KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kina kampione e botës në eksport më 2024-ën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kina kampione e botës në eksport më 2024-ën
AnalizeBotaEkonomiZhvillim

Kina kampione e botës në eksport më 2024-ën

Përditësimi i fundit: 15 Janar, 2025 9:52 am
102 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kina sipas të dhënave të saj, është ende eksportuesi më i madh në botë. Siç njoftuan autoritetet doganore të vendit, eksportet kineze në vitin 2024 arritën një vëllim total prej rreth 3.4 trilionë euro, që do të thotë se Kina vendosi një rekord të ri për eksportet e mallrave vitin e kaluar. Sipas shifrave zyrtare, eksportet u rritën me 5.9 për qind në 12 muajt e fundit (krahasuar me vitin 2023), ndërsa rritja më e madhe ka qenë nga fundi i vitit.

Sa i përket importeve, edhe ato janë rritur në vitin 2024 – me 1.1% krahasuar me një vit më parë. Fakti që vëllimi i eksporteve u rrit ndjeshëm në dhjetor të vitit të kaluar tregon se tregtia e jashtme kineze është aktualisht një nga shtyllat e pakta mbi të cilat mund të mbështetet ekonomia kombëtare e Kinës.

Problemet ekonomike në Lindjen e Largët

Në sektorë të tjerë, gjërat nuk po zhvillohen aq mirë. Që nga fundi i pandemisë së virusit korona, ekonomia e Kinës po rimëkëmbet ngadalë. Konsumi i brendshëm mbetet i dobët, ka pasiguri në lidhje me prodhimin industrial, ndërsa tregu i pasurive të paluajtshme mbetet në krizë – pavarësisht një sërë masash ekonomike të miratuara nga qeveria kineze gjatë vjeshtës së vitit 2024.

Instituti Kombëtar i Statistikave pritet të nxjerrë të dhënat përfundimtare për vitin 2024 në lidhje me rritjen ekonomike në fund të kësaj jave. Në mars të vitit të kaluar, udhëheqja e partisë dhe e shtetit vendosën një objektiv të rritjes së PBB-së prej rreth pesë për qind për vitin 2024.

Çfarë parashikon Banka Botërore?

Kreu i shtetit dhe partisë Xi Jinping la të kuptohet në mesazhin e tij të Vitit të Ri se ky qëllim mund të arrihet. Në dhjetor, Banka Botërore rishikoi parashikimin e saj për rritjen ekonomike në Kinë në 4.9 për qind të PBB-së. Por në vitin 2025 do të ketë edhe sfida të reja, sepse më 20 Janar vjen në pushtet presidenti i ri amerikan Donald Trump, i cili ka paralajmëruar rritjen e doganave për produktet kineze. Ndërsa rritja e vëllimit ekonomik është me rëndësi edhe për Gjermaninë, sepse shumë kompani gjermane janë të ndërlidhura me tregun kinez.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rusia bllokon naftën kazake për Berlinin

Adams dhe Rama përballen me akuza për korrupsion

Shqipëria ndër vendet me akses më të lartë në internet, e fundit për aftësitë digjitale

Kush e udhëheq Iranin?

BE çertifikon protokollin Rama-Meloni

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shefja e politikës së jashtme të BE-së: Evropa duhet të rrisë presionin ndaj Moskës
Artikulli tjetër Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi prezantohen tek i njëjti klub në Turqi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndërron jetë akademik Rexhep Qosja
Analize Kryesore Kulture Rajoni Sociale 23 Prill, 2026
Kuvendi i Kosovës e miraton Projektligjin për çmimet tavan
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Politike Rajoni Sociale 23 Prill, 2026
Regjimi iranian nuk është Irani
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 23 Prill, 2026
Shqipëria mbetet pas rajonit për lirinë në internet
Aktuale Analize HI-Tech Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.