KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kontributi i Turizmit në ekonomi rritet ndjeshëm nga 2019-a
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kontributi i Turizmit në ekonomi rritet ndjeshëm nga 2019-a
AnalizeEkonomiKryesoreSociale

Kontributi i Turizmit në ekonomi rritet ndjeshëm nga 2019-a

Përditësimi i fundit: 16 Maj, 2025 8:03 am
212 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Sektori i udhëtimeve dhe turizmit në Shqipëri është në një trajektore të fortë rritjeje, duke tejkaluar nivelet para pandemisë. Sipas raportit të fundit të World Travel & Tourism Council (WTTC), turizmi pritet të kontribuojë me 685.3 miliardë lekë (rreth 7.3 miliardë USD) në ekonominë shqiptare gjatë vitit 2025 – një rritje me 52.8% krahasuar me vitin 2019.

Ky sektor përfaqëson tashmë 26.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 20.6% që ishte pesha në vitin 2019 (4.6 miliardë dollarë). Të dhënat tregojnë që turizmi është rritur me ritme shumë më të shpejta sesa ekonomia, duke u zgjeruar me 52.8% nga 2019-a, përkundrejt 3.6% që është ndryshimi për gjithë ekonominë për të njëjtën periudhë.

“Me mbi 80% të shpenzimeve në turizëm që vijnë nga vizitorët ndërkombëtarë dhe mbi 90% të udhëtimeve që realizohen për qëllime çlodhjeje, Shqipëria po shfaqet gjithnjë e më shumë si një destinacion i rëndësishëm turistik në Europë”, theksohet në raport.

Ndonëse rritja në raport me madhësinë e ekonomisë është e fortë, efekti në punësim nuk është aq i lartë. Në vitin 2019, udhëtimi dhe turizmi kontribuuan në krijimin e 250.8 mijë vendeve të punës, ose 19.9% të totalit. Në vitin 2024, ky sektori gjeneroi 269.2 mijë vende pune, ose vetëm 18 mijë vende pune të shtuara, që përbëjnë 20.4% të totalit.

Për vitin 2025, kontributi i turizmit pritet të jetë në të njëjtat nivele, 26.4% e PBB-së (7.3 miliardë dollarë), ndërsa numri i vendeve të punës pritet të rritet në 274 mijë, ose 21% e totalit.

Pesha në ekonomi pritet të ngadalësohet në dekadën në vijim

Teksa turizmi në vend është në ditët e tij më të mira, WTTC pret një ngadalësim të tij në dekadën e ardhshme, në raport me madhësinë e ekonomisë. Në vitin 2035, kontributi i turizmit dhe udhëtimeve në ekonomi prite të bjerë në 23.9% të PBB-së (8.6 miliardë dollarë), ndërsa pritet të shtohen edhe 30 mijë vende të tjera pune (26% e totalit).

WTTC është i vetmi që jep një vlerësim të ndikimit të sektorit të udhëtimeve dhe turizmit në prodhimin e brendshëm bruto, teksa INSTAT nuk e raporton si të plotë këtë sektor, por jep vlerësim vetëm të “akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, që ka arritur në rreth 4% të PBB-së deri në fund të vitit 2023.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Policia i refuzoi lejen, PD zhvendos protestën në një tjetër pikë të Tiranës
Artikulli tjetër Shqipëria pret përfitime reale nga Samiti i Komunitetit Politik Europian

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.