KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria pret përfitime reale nga Samiti i Komunitetit Politik Europian
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria pret përfitime reale nga Samiti i Komunitetit Politik Europian
AnalizeKryesorePolitike

Shqipëria pret përfitime reale nga Samiti i Komunitetit Politik Europian

Përditësimi i fundit: 16 Maj, 2025 8:06 am
156 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Samiti i nivelit të lartë i Bashkimit Europian që po mbahet të premten në Tiranë pritet të sjellë disa zhvillime konkrete. Ndryshe nga samitet simbolike të viteve të mëparshme, pritshmëritë nga pala shqiptare nga takimi i nesërm janë për rezultate të prekshme si instrumente, fonde dhe akses real në tregjet dhe politikat e BE-së.

Nga tre tryeza bisedimesh, dy janë për agjendën ekonomike të reformave dhe politikat për rininë. Prej vitesh, Shqipëria përballet me një valë të madhe emigracioni te të rinjve, nga më të lartat në rang global në krahasim me popullsinë dhe gjithashtu renditemi si vendi me nivelin më të lartë të varfërisë sipas të dhënave të Eurostat.

Në këtë kontekst, emigrimi i kontrolluar i të rinjve i mbështetur nga programe të BE-së si Erasmus + po konsiderohet si një rrugë e mesme për të ofruar mundësi pa nxitur largimin e përhershëm. Nga samiti i sotshëm Shqipëria pret të përfitojë më shumë mbështetje financiare dhe teknike për të zgjeruar pjesëmarrjen në këto programe dhe për të përfshirë jo vetëm studentët, por edhe të rinjtë në formim profesional, mësohet nga dokumentet zyrtare të BE-se në lidhje me samitin.

Krahas Erasmus+, pritet të diskutohet edhe një zgjerim i skemave të praktikave profesionale në vendet e BE-së dhe njohja më e gjerë e diplomave shqiptare. Shqipëria kërkon që të jetë pjesë aktive e iniciativës për “Një Hapësirë Europiane të Arsimit”, që do t’i lejonte studentët shqiptarë të lëvizin më lirshëm për studime e punë brenda BE-së.

Në tryezën e çështjeve ekonomike pritshmëritë Shqipërisë janë për mbështetje konkrete për reformat strukturore që po ndërmerr vendi në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu vendi pret nga liderët e BE që të përshpejtojnë përfshirjen e Shqipërisë në tregun e përbashkët europian.

Në muajt e fundit, Shqipëria ka përgatitur një listë me reforma që përfshijnë përmirësimin e klimës së biznesit, digjitalizimin e administratës publike, forcimin e sistemit tatimor dhe uljen e informalitetit, por gjithashtu vendi ynë mbetet pas më një seri ligjesh dhe reformash që duhen miratuar dhe zbatuar për te alokuar fondet.

Nga samiti i sotshëm pritet jo vetëm vlerësimi i progresit të deritanishëm, por edhe një mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore për realizimin e këtyre reformave. Brukseli ka vendosur një fond prej 6 miliardë eurosh për rajonin, me kushtin që vendet përfituese të angazhohen seriozisht në transformime konkrete.

Shqipëria, në këtë kuadër, synon të sigurojë një pjesë të rëndësishme të financimit prej më shumë se 950 milionë eurosh për sektorët e energjisë, infrastrukturës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Nga ana tjetër, mundësitë e Shqipërisë për të maksimizuar përfitimet e procesit të anëtarësimit zbehen nga mungesa e kapaciteteve administrative për të përthithur fondet e BE-së. Projekte të rëndësishme mbeten shpesh në letër për shkak të paaftësisë për të menaxhuar ciklin e plotë të aplikimit, zbatimit dhe monitorimit.

Shuma e kredive të nënshkruara nga partnerët e huaj dhe BE arriti në mbi 2 miliardë euro në mars 2025, një rekord historik. Edhe nga fondet e brendshme në buxhetin e vitit të kaluar nuk arritën të shpenzoheshin rreth 450 milionë euro të programuara. Kjo tregon se, në vendin tonë nuk janë problem likuiditetet, por mungesa e aftësisë për ti përdorur ato sipas kushteve të rëna dakord në marrëveshjet përkatëse më kreditorët.

Raportet e monitorimit tregojnë problematika të vazhdueshme në drejtim të transparencës dhe llogaridhënies në përdorimin e fondeve publike dhe atyre ndërkombëtare. Mungesa e garës së ndershme në prokurime, vonesat në zbatimin e reformave dhe politizimi i institucioneve janë shqetësime që përmenden gjithnjë në raportet e progresit nga BE. Pa adresimin e këtyre pikave, ndihma dhe mbështetja financiare rrezikojnë të mos sjellin impaktin e pritshëm.

Në aspektin e arsimit dhe formimit profesional vendi ynë ende përballet me mospërputhje mes aftësive që ofron sistemi arsimor dhe nevojave të tregut të punës. Kjo pengon të rinjtë të gjejnë punë në vend dhe shton presionin për të emigruar.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kontributi i Turizmit në ekonomi rritet ndjeshëm nga 2019-a
Artikulli tjetër Sherr në KZAZ e Kasharit, vëzhguesi i PS-së godet me grusht sekretarin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.