KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosova nënshkruan marrëveshje me prodhuesin turk për fabrikën e municioneve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Kosova nënshkruan marrëveshje me prodhuesin turk për fabrikën e municioneve
EkonomiRajoniZhvillim

Kosova nënshkruan marrëveshje me prodhuesin turk për fabrikën e municioneve

Përditësimi i fundit: 17 Dhjetor, 2024 11:22 am
130 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar të hënën një marrëveshje me prodhuesin shtetëror turk të industrisë së mbrojtjes, Makine ve Kimya Endüstrisi, për themelimin e një fabrike të municioneve në Kosovë, njoftoi Zyra e kryeministrit Albin Kurti.

Fabrika do të prodhojë “kalibra të ndryshëm të municioneve sipas standardeve të NATO-s”, thuhet në njoftim.

“Krahas makinerisë prodhuese, në kontratën e nënshkruar sot, parashihet edhe trajnimi i stafit, mirëmbajtja për një kohë të caktuar, dhe pajisja me sisteme për testim të cilësisë dhe kalibrim”, tha kryeministri Kurti.

Zyra e kryeministrit shtoi se, pas funsionimit, fabrika do të veprojë si ndërmarrje publike dhe si “markë 100% vendore” e Kosovës.

Ministri i Mbrojtës i Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se prodhimi i municioneve do të fillojë brenda “një afati të shkurtër”, pa saktësuar se kur.

Ai tha se nuk mund të japë më shumë hollësi as rreth vendit ku do të ndërtohet fabrika, për shkak të “ndjeshmërisë së informacionit”.

“Është e pamundur për mua që të ndaj më shumë informacione rreth kontratës, sepse vetë kontrata është e klasifikuar”, tha Maqedonci për televizionin publik të Kosovës, RTK.

Më shumë detaje nuk janë bërë publike.

Më 27 nëntor, Kurti ka bërë të ditur se ka nisur procesin drejt hapjes së një fabrike për prodhimin e municionit dhe për laboratorë për dizajnim të fluturakeve pa pilotë, të njohur si dronë. Sipas tij, ky është “një hap i domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të ushtrisë”.

Maqedonci kishte thënë më parë se për këtë projekt janë koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në, dhe se Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka asistuar me një “raport fizibiliteti”.

“Për hapjen e fabrikës shtetërore të municionit, kemi pranuar një raport fizibiliteti nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë. Jemi në fazën e finalizimit të këtij projekti”, kishte thënë ai, në një konferencë për media.

Verën e kaluar, Kosova bleu dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia. Kurti tha asokohe se me blerjen e tyre, Kosova “është edhe më e sigurt”, dhe shtoi se oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar tashmë për përdorimin e dronëve.

Se sa dronë ishin blerë, nuk ishte bërë e qartë atë kohë.

Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2025 është paraparë të jetë 207.8 milionë euro, apo 54 milionë euro më shumë sesa këtë vit.

FSK-ja është aktualisht në proces të transformimit në ushtri të rregullt. Deri në fund të këtij procesi, më 2028, FSK-ja pritet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë aktivë dhe rezervistë nga mbi 4.000 sa i ka aktualisht.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it

Thirrje për bisedime paqeje: A po lodhet Ukraina nga lufta?

Euro bie dukshëm kundrejt dollarit: Krizë e re financiare?

Viti elektoral që rrezikon të shpërbëjë Bashkimin Evropian

Dekani i Universitetit të Durrësit me kullë 20-katëshe në Golem

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Çuditë e ligjit të investimeve strategjike”
Artikulli tjetër Propaganda me pagën 900 Euro në shtet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Jared Kushner jep të vërtetën e tij për projektin e Zvërnecit
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 9 Tetor, 2026
Reshjet e dendura të shiut sjellin probleme në Kukës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Tetor, 2026
Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Tetor, 2026
Kalon, pas seancës maeratonë të kuvendit, Reforma Territoriale me 85 vota pro
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 9 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.