KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kurti: Punësimi në Kosovë është rritur me 20%
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Kurti: Punësimi në Kosovë është rritur me 20%
EkonomiKryesoreRajoni

Kurti: Punësimi në Kosovë është rritur me 20%

Përditësimi i fundit: 29 Gusht, 2024 8:30 pm
105 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka pas rritje të bruto produktit vendor e buxhetit të shtetit dhe tha se kjo është përkthyer në punësim të shtuar. Sipas Kurtit, krahasuar me vitin 2021 punësimi në Kosovë është rritur me 20%.

Nga 7500 aplikues për grante për biznese, 901 aplikues kanë përfituar nga Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2024, me vlerë prej shtatë milionë euro.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfituesit nga PZHRB 2024, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të mbështes sektorin privat, i cili është një faktor i rëndësishëm i punësimit dhe rritjes ekonomike të vendit tonë.

Kurti ka shtuar se ky program ka për qëllim zhvillimin socio-ekonomik të barabartë, përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe rritjes së bizneseve të reja e prodhuese.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të mbështes sektorin privat i cili është një faktor i rëndësishëm i punësimit dhe i rritjes ekonomike në vendit tonë. Krahasuar me vitin 2021, tash që po flasim më 2024,  bruto produkti vendor është për 1/3 më i lartë. Buxheti shtetëror vjetor është për 35 për qind më i lartë. Kjo është përkthyer sigurisht me punësim të shtuar, ku krahasuar me para 3 vjetëve, në Kosovë është rritur punësimi për 20 për qind, përfshirë këtu edhe dyfishimin e të rinjve të punësuar. Padyshim që kjo ka ndikuar edhe në rritjen e fitimit dhe zgjerimin e aktivitetit të sektorit privat”, ka thënë Kurti në fjalimin e tij.

Ai ka shtuar se vitin e kaluar për zbatimin e masës 2.2 të pakos së ringjalljes ekonomike, përkatësisht mbështetjes së bizneseve për qasje në financa, kemi ndarë 5.5 milionë euro për bizneset.

“Nga viti 2021, e deri në vitin aktual 2024, janë përkrahur 901 projekte me vlerën rreth 7 milionë euro. Ndërmarrja e iniciativës së programit për zhvillim rajonal të balancuar, ka për qëllim zhvillimin socio-ekonomik të barabartë, përmes krijimit të vendeve të reja të punës, e rritjes së bizneseve të reja e prodhuese”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka ka shtuar se me këtë program, kjo ministri po investon në të ardhmen e Kosovës, duke siguruar se asnjë rajon të mos mbetet mbrapa.

“Ky është një moment që reflekton angazhimin tonë të palëkundur, për të forcuar dhe mbështetur çdo rajon të Republikës së Kosovës, duke bërë çdo cep të vendit tonë një vend më të mirë për të jetuar dhe punuar. Me këtë program, ne po investojmë në të ardhmen e Kosovës duke siguruar se asnjë rajon dhe më gjerë të mos mbetet mbrapa dhe që mundësitë të jenë barabartë për te gjithë… Gjatë periudhës 2021-2024 programi për zhvillim rajonal të balancuar ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm me gjithsej 7 mijë e 500 aplikime dhe me 7 milionë euro vlerë”, ka shtuar Damka.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, Helsinki: Refuzon të hajë ushqimin e komandës

Shqiptarët nuk duan t’ia dinë për çmimin, importi i naftës u rrit në mars

“Konkurrenca” fal Spitalin Amerikan dhe Hygeia-n

GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Veliajt për kontrollet dhe sekuestrimet

E-Albania sërisht jashtë funksionit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 24 vende të BE-së luftojnë me mungesën e mësuesve
Artikulli tjetër Alex Soros publikon foto me Ramën: Përfundimi i verës me vëllanë tim. në Tiranë është bërë traditë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

One Albania/ Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG, mediat hungareze flasin për faliment
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
TAP-i ndërton pikën e daljes në Fier, por qeveria nuk di ku ta çojë gazin
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
Të indeksuarit!
Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Prill, 2026
Vangjel Tavo i jep kompanisë nën hetim nga SPAK, mbi 200 mijë €, për sezonin në Himarë
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion 28 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.